LIVE UPDATES
Bota

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë refuzoi donacionin me 1 milion maska nga Kanadaja, tashmë po përdoren në Shqipëri

16 Mars 2020, 13:21 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë refuzoi donacionin

Kosovë- Një donacion me mbi 2 milionë maska ishte nisur nga shteti i Kanadasë drejt dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë në vitin 2018. Por, rreth 1 milion nga to nuk arritën kurrë në Kosovë pasi Ministria e Shëndetësisë duke u thirrur në procedurat e tyre kishte pamundësuar hyrjen e tyre në vend.

KALLXO.com mëson se maskat që po ruheshin në depot e rezervave të shtetit e Shqipërisë tashmë janë vënë në qarkullim nga qeveria shqiptare dhe po përdoren për parandalimin e sëmundjes në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar ditë më parë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ministria e Shëndetësisë, që udhëhiqej nga ministri, Uran Ismaili në atë kohë, kishte vlerësuar se organizata shqiptare “Sos of Eagle” nuk i kishte plotësuar kushtet për pranimin e donacionit të maskave dhe pajisjeve tjera medicinale. Donacioni i organizatës shqiptare kishte mbërritur deri në portin e Durrësit, por ai nuk u lejua të futet në Kosovë pasi nuk i kishte plotësuar disa kritere, kanë thënë nga kabineti i ish-ministrit, Uran Ismaili.

Kushtrim Shkodra, këshilltar i lartë politik i ish-ministrit, Uran Ismaili, në një bisedë për KALLXO.com ka shpjeguar ngjarjen sesi donacioni u refuzua në vitin 2018.

“Ka qenë një organizatë shqiptare “Sos of Eagle” ku në vitin 2018 e kemi pranuar një kërkesë të një zyrtari të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe të një zotëriu me mbiemrin Hoti, Ahmet Hoti nëse nuk gaboj. Ata kanë qenë të interesuar që të sjellin një donacion, për maska por edhe pajisje tjera”, ka thënë Shkodra.

“Në Ministrinë e Shëndetësisë ekziston një komision për donacione i përbërë nga profesionistet dhe punojnë bazuar në ligjin që është në fuqi e që në të specifikohen kushtet dhe kriteret që një donator duhet me i plotësu në mënyrë që donacioni me u pranu nga institucionet e Kosovës”, ka thënë tutje ai. Shkodra tha se janë një varg kriteresh që duhet të plotësohen para se të pranohet një donacion nga shtetet e jashtme dhe për këtë, ai thotë se ekziston edhe baza ligjore. Për shembull, ata duhet me pasë një institucion ku i sjellin, një spital apo diçka të tillë dhe një numër të caktuar të dokumenteve që ata duhet me i marrë në shtetin e origjinës prej nga e bijnë donacionin”, ka deklaruar ish-këshilltari i lartë politik i Uran Ismajlit. “Unë kam marrë informata që shoqata e tyre nuk është duke e kompletuar dokumentacionin, aty nevojitet një certifikatë e origjinës së produkteve, nevojitet një certifikatë e cila garanton për kualitetin e pajisjeve, ata nuk kanë qenë në gjendje me i kompletu dokumentet”, ka thënë tutje Shkodra. Ai e ka pohur se donacioni me maska dhe pajisje tjera ka ardhur deri në portin e Durrësit, por nuk ka mbërritur asnjëherë në Kosovë pasi nuk i kishte plotësuar kushtet organizata shqiptare. “Donacioni ka ardhur deri në portin e Durrësit, por nuk kanë mujtë me u futë  në Kosovë pa i plotësuar dokumentet”, ka thënë ai. “Ne e kemi falënderuar shumë herë atë djalin, po nuk kemi mujtë me e shkel ligjin për me i pranu donacionet. Ata kanë sjellë donacione, sa e di unë edhe më herët, por i kanë plotësuar dokumentet, por për këtë rast jo”, ka thënë në fund ai. Në Kosovë deri më tani janë evidentuar 13 raste me virusin COVID-19 i cili, në shumë vende të botës po merr jetë njerëzish. Në Kosovë tashmë janë marr masat e para, ku edhe tri komuna janë izoluar, ndërkohë problemet e pajisjet mbrojtëse, siç janë edhe maskat, janë shfaqur në shumë prej spitaleve kryesore të vendit.

Marrë nga kallxo.com 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj