LIVE UPDATES
Bota

Kosovë/ SHBA reagon pas mos-heqjes së tarifës ndaj Serbisë

16 Mars 2020, 11:18 Nga DOSJA
Kosovë/ SHBA reagon pas mos-heqjes së tarifës ndaj Serbisë

Kosovë– 15 marsi ishte data kur kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar heqjen e tarifës në lëndën e parë për mallrat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, por këtë nuk e bëri, sepse sipas tij, nuk ka arritur ta bindë partnerin e koalicionit LDK-së për këtë gjë. Kjo e fundit po kërkon heqjen e tërësishme të tarifës ndaj Serbisë ashtu siç po kërkon edhe SHBA, dhe jo heqjen e pjesshme siç e kërkon Kurti. Kryeministri kosovar në një postim në profilin e tij tha, se “u kërkoi falje qytetarëve të Kosovës që më 15 mars nuk po mund ta jetësojë planin e tij në raport me tarifën”. “Ende nuk kam arritur ta bindë partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme”, shkroi Albin Kurti.

Reagimi i LDK

Por i menjëhershëm ishte reagimi i zëvendëskryeministrit të parë në qeverinë Kurti, Avdullah Hoti nga LDK-ja, i cili tha se tarifa duhet të hiqet menjëherë, e pa kushte, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara. Ai porositi Kurtin që të “mos të bëhen taktizime politike me partneritetin tonë me SHBA-n”. “Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që çojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, shkroi Hoti në Facebook.

Kosovo Premierminister Albin Kurti PK in Pristina (Getty Images/AFP/A. Nimani)
Kryeministri Albin Kurti në fund të muajit shkurt kishte deklaruar se më 15 mars heq tarifën për lëndën e parë për mallrat e Serbisë dhe nëse Serbia e ndal fushatën për çnjohje dhe zotohet për heqjen e barrierave jotarifore, nga 1 prilli, taksa do të hiqej për një periudhë 90 ditëshe. Nëse Serbia nuk i përmbahet këtyre zotimeve, atëherë nga 15 qershori, do të rivendosej taksa 100 % dhe do të zbatohej parimi i reciprocitetit.

SHBA reagon ndaj Kosovës

Këtë plan e kundërshtuan SHBA, të cilat përmes të ngarkuarit për dialogun Kosovë-Serbi,. Richard Grenell, po kërkojnë heqjen e tërësishme të tarifës ndaj mallrave të Serbisë në mënyrë që t’i hapet rruga dialogut Kosovë-Serbi. Madje SHBA kërcënuan edhe me sanksione ndaj Kosovës dhe masën e parë ata e ndërmorën dy ditë më parë. Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), konfirmoi nëpërmes një komunikate për medie se ka pezulluar programet e zhvillimit ekonomik për Kosovën.

“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara lidhur me tarifat e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia është i qartë. Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë përmes rritjes ekonomike. Derisa të zgjidhet çështja e tarifave të Kosovës, MCC do të pezullojë programet e saj në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Deutschland Serbien und Kosovo unterzeichnen Abkommen über Bau von Autobahn und Bahnstrecke (AFP/T. Kienzle)
Një javë më parë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington u takuan Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e të ngarkuarit amerikan Richard Grenell. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Presidenti Thaçi nuk ka mandat që të negociojë në emër të Kosovës dhe i kërkoi atij që ta kordinojnë politikën e jashtme. Megjithatë Parlamenti i Kosovës të shtunën pas mesnatës miratoi një rezolutë me të cilën bëhet e qartë se “Qeveria e Kosovës është institucioni që ka mandatin që të udhëheqë bisedimet politike me Beogradin”.

“Sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacënueshme. Askush nuk ka të drejtë të bisedojë, dialogojë apo negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës”, thuhet në tekstin e rezolutës të miratuar në Kuvendin e Kosovës. Dialogu me Serbinë, ka nisur në vitin 2011 dhe pas shtatë vjetësh u ndërpre në nëntor të vitit 2018 pasi Qeveria e Kosovës vendosi tarifën 100% ndaj produkteve të Serbisë, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për shkak të fushatës së saj kundër njohjeve të Kosovës. Beogradi po e kushtëzon kthimin në tavolinën e bisedimeve me Kosovën me heqjen e tarifës ndaj mallrave të saj që të hyjnë në Kosovë.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni taksa ndaj mallrave serbe taksa ndaj mallrave serbe

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen