Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
‘Pse, a mendon se do të vdesësh?’, mjeku italian vdes në shtëpi nga koronavirusi, fjalët e fundit që i tha gruas…
16 Mars 2020, 11:31Nga DOSJA
ITALI– Koronavirusi nuk po kursen askënd, përgjatë këtyre ditëve në mediat e huaja kanë raportuar që politikanë, artistë, këngëtarë madje edhe mjekë kanë rezultuar me koronavirus.
Së fundmi mediat italiane kanë shkruar se një mjek nga Bergamo i cili rezultoi me COVID-19 të enjten që lamë pas, ditën e dielë ka vdekur duke mos i bërë ballë këtij virusi vdekjeprurës.
Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Diego Bianco, një ndër mjekët që punoi për shërbimin e urgjencës italiane, vdiq të dielën, në shtëpinë e tij në Montello. Ai ka lënë pas gruan e tij dhe djalin e tyre tetë vjeçar.
Por fakti që Diego mund të jetë infektuar ishte puna e tij në një nga spitalet e Lombardisë.
Ndërkohë mësohet se gruaja e tij ka komunikuar për herë të fundit me mjekun ku ai i kishte thënë se ndihej mirë, por pas disa orësh ajo e kishte gjetur të vdekur në shtëpi.
Në mediat italiane shkruhej se çifti kishte nisur të flinte në dhoma të ndara që prej momentit kur mjeku kishte nisur të shfaqte simptomat e para.
Maruska Capoferri, bashkëshortja e tij tregon se Diego i kishte thënë asaj një natë para se të vdiste: Mund të shkosh të flemë, e dashur, nuk do të vdes. Unë vetëm duhet të gjej një pozicion të rehatshëm për të fjetur.
“Pse, a mendon se do të vdesësh?”- i kishte thënë ajo. Asnjëri prej tyre nuk besonte se do ndodhte në të vërtetë kjo, por fuqia e koronavirusit tregoi të kundërtën.
Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.
Kosovë– 15 marsi ishte data kur kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar heqjen e tarifës në lëndën e parë për mallrat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, por k...
ITALI-Një mjeke veterinere italiane Daniela De Rosa, ka prekur me mijëra njerëz që kanë dëgjuar videon e saj që ajo ka regjistruar nga dhoma e spitalit ku ndod...
BERGAMO– Në këtë video të publikuar në Dagospia, tregohet se si në mënyrë dramatike, faqet e gazetave janë mbushur me njoftime vdekjesh, duke u zgjeruar nga tre...
ShBA- Koronavirusi ose i njohur ndryshe si Covid-19, tashmë është shpallur pandemi dhe prekur pjesën më të madhe të botës. Deri më tani janë ifektuar më shumë s...
MAQEDONI– Një lajm i mirë ka ardhur nga Maqedonia e Veriut, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë është mësuar se një paciente është shëruar plotësisht nga korona...
Itali- Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka deklaruar së fundmi se ky shtet është duke u përballur me një emergjencë të panjohur dhe iu bën thirrje qyteta...
RUSI– Koronavirusi ka alarmuar gjithë botën dhe ka “gjunjëzuar” shtete të fuqishme si Kina, SHBA, Italia Franca e Gjermania, por ndërkohë me vetëm 34 raste Rusi...
Britani i Madhe- Epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të zgjasë deri në pranverën e ardhshme dhe mund të infektohen 7.9 milion njerëz. Kështu ës...
BRITANI– Një grua ka zbuluar se si ra në dashuri me shokun më të mirë të djalit të saj, i cili është 22 vjet më i ri.Dawn Northey, 42 vjeç, nga Wolverham...