LIVE UPDATES
Bota

Doktori i sëmundjeve Infektive: Ja çfarë më frikëson më shumë nga koronavirusi

16 Mars 2020, 13:00 Nga DOSJA
Doktori i sëmundjeve Infektive: Ja çfarë më frikëson

KANADA– “Unë jam mjek dhe specialist i sëmundjes infektive. Unë kam parë pacientë të sëmurë çdo ditë për më shumë se njëzet vjet”, -shpreht kështu Abdu Sharkawy, Doktori i sëmundjeve Infektive në Kanada.

Ndër të tjera ai  thotë se është i frikësuar nga humbja e arsyes dhe përhapja e një vale paniku në masë.

“Kam punuar si në spitale luksoze urbane so në zonat më të varfëra të Afrikës. HIV-AIDS, hepatiti, tuberkulozi, SARS, fruthi…, ka pak prej epidemive të njohura me të cilat nuk kam qenë i ekspozuar ndaj tyre. Dhe me përjashtim të SARS-it, pak prej tyre më kanë bërë të ndjehem i prekshëm apo i frikësuar”, thotë ai.

“Nuk kam frikë nga COVID-19. Unë jam i frikësuar nga implikimet e një ‘agjenti të ri infektiv’ që po përhapet në botë. Sigurisht, jam i shqetësuar për njerëzit e moshuar me shëndet të varfër ose në rrethana të një shërbimi të dobët mjekësor, të cilët do të preken në mënyrë disproporcionale nga ky përbindësh i ri. Por nuk më tremb COVID-19.

Ajo që më shqetëson është humbja e arsyes dhe vala e frikës që i ka çuar masat në një spirale të egër paniku, duke grumbulluar sasi të paarsyeshme të çdo gjëje që mund të mbushë vetëm një vendstrehim në botën post-apokaliptike. Shqetësohem për maskat ​​N95 që janë duke u vjedhur nga spitalet dhe klinikat e urgjencës, ku ato janë vërtet të nevojshme për personel mjekësor të ekspozuar direkt dhe përdoren në vend të kësaj në aeroporte, qendra tregtare dhe kafene, duke provokuar kështu më shumë frikë dhe ankth.

Shqetësohem se spitalet do të pushtohen dhe nga ata që mendojnë se ‘mbase nuk kam gjë por mund ta kontrolloj’ dhe të gjithë ata me pneumoni që duhet të paguajnë çmimin për dhomat e pritjes të mbushura me njerëz, përballë një numri të kufizuar mjekësh dhe infermierësh në dispozicion.

Kam frikë se kufizimet e udhëtimit do shkojnë aq larg saqë dasmat, ceremonitë e diplomimit dhe eventet familjare do të anulohen. Mund ta imagjinoni ndonjëherë se po ndodh?

Shqetësohem se të njëjtat frikë nga kjo epidemi do të kufizojnë tregtinë, do të dëmtojnë partneritetet në sektorë të ndryshëm, dhe përgjithësisht do të shkaktojnë një recesion global.

Por mbi të gjitha, shqetësohem nga mesazhi që u dërgojmë fëmijëve tanë kur jemi të ekspozuar ndaj një kërcënimi. Në vend të sensit të përbashkët, racionalitetit, hapjes dhe altruizmit, ne i mësojmë ata që të frikësohen…

Ne jemi larg nga zgjidhja e situatës me Covid-19. Ai do i afrohen qytetit, spitalit, mikut tuaj ose madje edhe një anëtari të familjes afër jush. Priteni atë! Dhe ndaloni të prisni për t’u çuditur më tej. Fakti është, virusi në vetvete nuk do të shkaktojë shumë dëm kur të vijë. Por sjellja dhe qëndrimi ynë i ‘luftës për veten tuaj mbi gjithçka tjetër’ mund të jenë katastrofike.Prandaj, ju ftoj të gjithëve! Luftoni frikën me arsyen, panikun me durim dhe pasigurinë përmes edukimit. Ne kemi mundësinë të mësojmë shumë rreth higjenës së shëndetit dhe të kufizojmë përhapjen e shumë sëmundjeve ngjitëse në shoqëri. Le të përballemi së bashku me një sfidë në frymën më të mirë të dhembshurisë për të tjerët, durim dhe, mbi të gjitha, një kërkim të pandalshëm për të vërtetën, fakte dhe njohuri kundër supozimeve, spekulimeve dhe katastrofës.Faktet nuk janë të frikshme… Lani duart dhe hapni zemrat tuaja! Kështu fëmijët tanë do të jenë mirënjohës për ne!”. 

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: boredpanda.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota abdu sharkawy koronavirusi ne kanada abdu sharkawy koronavirusi ne kanada

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait