Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Pas takimit me ministren britanike, Wendy Morton, kryedemokrati Lulzim Basha doli në një deklaratë për gazetarët. Basha u shpreh se takimi ishte një mundësi shumë e mirë për dy vendet, pasi tregon një interes për Shqipërinë dhe për çështjet e Partisë Demokratike. Basha tha se çëshjet kryesore lidhen me shqiptarët që aktualisht jetojnë në Angli, për të cilët shpreson që ti shikojë sa më shpejt me letra të rregullta dhe të panjollosura.
Fjala e plotë e Bashës:
Takimi me ministren për Europën dhe Amerikat të qeverisë së Madhërisë së saj Britanike, ishte një mundësi e dyfishtë. Së pari, tregon nivelin e lartë të interesit Britanik për Shqipërinë. Ju e dini para disa javësh këtu ka qenë këtu edhe ministrja e brendshme, Prity Patel dhe në veçanti për çështjet që janë kauzat kryesore të Partisë Demokratike dhe të qytetarëve, që janë çështjet e demokracisë, të bashkëpunimit të krimit të organizuar me politikën për të vjedhur zgjedhjet, siç ndodhi më 25 prill. Të luftës kundër krimit të organizuar, të lirisë së medias në veçanti si një nga problemet kryesore të demokracisë shqiptare. Padiskutim edhe të ardhmes së marrëdhënieve shqiptaro-britanike me një vëmendje të veçantë për dy çështje kryesore: praninë e investimeve britanike në Shqipëri dhe fatin e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë në Britani, jo vetëm në Londër, por kudo në Britaninë e Madhe, njerëz të punës, njerëz të sakrificave, interesi më i mirë i të cilëve është dhe mbetet në qendër të vëmendjes të Partisë Demokratike. Qofshin këta nga Tropoja, Kukësi, Fieri, Burreli, Vlora apo Gjirokastra. Kemi qindra mijëra shqiptarë në Britaninë e Madhe, duam t’i shohim me letra të rregullta, duam t’i shohim të jetojnë e punojnë me nder, duam t’i shohim të panjollosur nga një pakicë e vogël e përfshirë në krimin e organizuar. Tani, përveç këtij dimensioni, Partia Konservatore Britanike dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, në veçanti në 4 vitet e fundit kanë ndërtuar një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi.
Në bisedën mes delegacioneve, sigurisht jemi fokusuar tek prioritetet tona të përbashkëta, në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar dhe lidhjes së politikës me krimin. Dua ta theksoj këtë që qeveria Britanike dhe Partia Demokratike e Shqipërisë ndajnë një prioritet të rëndësishëm: Prerja e lidhjeve të politikës me krimin është një prioritet absolut. Janë lidhjet e politikës me krimin një nga arsyet kryesore të masakrës zgjedhore. Ndaj, jam shumë i inkurajuar nga biseda me të dhe fakti që këto prioritete nuk janë thjeshtë pjesë të protokollit diplomatik, por hapave konkret që Britanikët tashmë kanë hedhur dhe do të vazhdojnë të hedhin dhe për të cilën kanë kërkuar ndihmën tonë si Parti Demokratike brenda dhe jashtë parlamentit dhe do ta kenë këtë ndihmë në të gjithë dimensionet e saj. Ndërkohë që në një takim të veçantë kokë më kokë me ministren, kemi folur për forcimin e bashkëpunimit midis Partisë Demokratike dhe Partisë Konservatore. Në interesin më të mirë të demokracisë, në interesin më të mirë të programit dhe vizionit dhe vlerave që ndajmë. Vlerat që ne ndajmë, janë vlerat e një ekonomie konkurruese me konkurrencë dhe jo monopole. Me biznes të vogël dhe të mesëm të fuqishëm dhe jo me oligarkë e monopolistë. Me universitete që trajnojnë rininë shqiptare dhe bëjnë të mundur punësimin e saj, në një vend që nuk është i varfër por është i vjedhur. Si dhe për të bashkëpunuar, siç thash në dy fusha imediate, luftën kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve të krimit me politikën dhe lirinë e medias për të cilën në veçanti sot kam kënaqësinë në një ditë që dhe nga ana e motit duket e ndryshme nga e djeshmja, besoj që përmes këtij bashkëpunimi një reze drite, një reze dielli do të bjerë edhe mbi gazetarët shqiptarë, edhe mbi median shqiptare, sigurisht në një nga vendet që është kampione e lirisë së medias, kampione e profesionalizmit të lirisë së medias si Britania e Madhe.
Për këtë falënderova ministren dhe ambasadorin King-Smith, i cili ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të medias dhe do ta zgjerojë programin e tij në ndihmë të medias, që është një shtyllë e pazëvendësueshme e demokracisë. Këto ishin disa nga temat kryesore që ndava në takimin me ministren për Europën dhe Amerikën.
LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Nokës, Basha: Demokratët i dinë ç’pazare bëjnë me Ramën (REAGIMET)
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ministrja për Evropën të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton, ka zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë blu me kryetarin e Partisë Dem...
TIRANË- Ish-drejtori i KESH dhe ish-zv.minisitri i Energjisë Gjergj Bojaxhiu është përfshirë në një debat të ashpër me drejtorin aktual të OSHEE, Ardian Ce...
TIRANË– Vjen reagimi i parë nga brenda Partisë Demokratike për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Deputetj...
TIRANË- Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka thënë se “shtepitë e barit”, të cilat drejtohen nga shqiptarët në Angli janë një fenome...
ITALI– “Prej vitesh Edi Rama na tregon Shqipërinë që duam të shohim,”-,e këtë titull gazetari italian Nicola Pedrazzi ka publikuar një analizë në gazetën ...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta shkarkuar nga posti i nënkryetarit ...
TIRANË– Përplasje në studio mes ish-kreut të KESH, Gjergj Bojaxhi dhe administratorit të OSHEE-së, Ardian Çela. Të dy të ftuar në emisonin “Op...
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith në një intervistë ekskluzive për emisionin “Zona Zero” në Top News, ka përgënjeshtruar lajmin...
TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike e ka cilësuar edhe njëherë si krizë korrupsioni dhe jo energjetike atë të shpallur nga qeveria dhe kryeministri ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama niset nesër drejt Suedisë për të marrë pjesë në një forum lidhur me kujtimin e holokaustit.Forumi, i mbledhur me ftesë ...