LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Takimi sekret në shtëpinë e Mehmet Shehut”! Zbardhet ditari i rrallë i ish-Shefit të Sigurisë së Bllokut: Mbledhja e

9 Gusht 2021, 10:53 Nga DOSJA

Në shkrimin e mëparshëm të Panorama.al, Gani Kodra ka rrëfyer arsyet pse Enver Hoxha zgjodhi të thyente dhe të përdorte kundër Kadri Hazbiut, shokun e tij të ngushtë Mihallaq Ziçishti.

Sipas ditarit të pa publikuar më parë, të Gani Kodrës, Enver Hoxha ka urdhëruar tortura çnjerëzore ndaj Mihallaq Ziçishtit, Kadri Hazbiut, Feçor Shehut dhe të dënuarve të tjerë.

Ai thekson se Ziçishti me dëshminë e tij, arriti të fundoste ish-ministrin e Brendshëm Kadri Hazbiu që sipas skenarit të përgatitur nga Enver Hoxha, ishte poliagjent, bashkëpunëtor me organizatën kundërrevolucionare të drejtuar nga Mehmet Shehu.

Në numrin e sotëm, Gazeta Panorama.al publikon rrëfimin e Gani Kodrës për dëshminë e Mihallaq Ziçishtit, i cili sipas tij ‘recitoi’ në gjyq të gjithë materialin që i kishin vendosur përpara hetuesit.

Ziçishti tregoi se si u përdor Konferenca e Partisë së Tiranës në vitin 1956 për të sulmuar Enver Hoxhën dhe drejtimin e tij, duke nxitur diskutimet kundër ‘kultit të njeriut’.

Po ashtu, Mihallaq Ziçishti ka treguar se si u përdorën bandat, ajo e babait të Halim Xhelos dhe Ethem Çakos të cilat u lejuan të kalojnë kufirin më pas u kapën, për t’u propaganduar si fitore të partisë.

E njëjta skemë sipas Mihallaq Ziçishtit u përdor nga Memhmet Shehu dhe Kadri Habziu në bashkëpunim me agjenturat amerikane për të kapur bandën e Hamit Matjanit dhe Zenel Shehut, këto aksione sipas tij për të fituar ‘besimin e Enver Hoxhës, duke u quajtur si njerëz të suksesshëm’.

 VJON NGA NUMRI I KALUAR (LEXO KËTU)

ZIÇISHTI DËSHMON PËR PRAPASKENAT E KONFERENCËS SË BE TIRANËS

Në vazhdimin e deponimeve të tij, Mihallaqi tha: “Në konferencën e partisë në Tiranë, në vitin 1956, ne organizuam aksionin e gjerë për ta kthyer këtë konferencë në një mbledhje për të sulmuar në të gjitha drejtimet udhëheqjen e partisë dhe në mënyrë të veçantë sekretarin e parë të partisë, Enver Hoxhën. Duke nxitur kështu diskutimet kundër kultit të individit, për mënyrën e mirë të jetesës që bënte Byroja Politike në një kohë që populli jetonte në kondita të këqija ekonomike, makinat luksoze që përdornin për udhëheqjen, si dhe shumë probleme të tjera që diskutuesit flisnin me fakte dhe pasion.

Konferencën e drejtonte Fiqrete Shehu, që ishte sekretare e parë e komitetit të partisë për Tiranën. I deleguar i Byrosë Politike në konferencë ishte Beqir Balluku, kurse Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu me disa anëtarë të Byrosë Politike ishin të ftuar.

Porosia që Mehmeti i kishte dhënë Beqirit dhe Fiqretes ishte që diskutimet t’i linin të lira, të mos ndërpritnin dhe të flisnin si ta ndjenin. Dhe në fakt, të gjithë diskutantët flisnin dhe kritikonin në drejtim të udhëheqjes së lartë të partisë dhe askujt nuk iu ndërpre fjala. Për rrugën që kish te marrë konferenca, vazhdoi më tej Mihallaqi, dikush e kishte lajmëruar Enver Hoxhën që ishte me pushime në Vlorë, i cili u nis me urgjencë në drejtim të Tiranës. Ne e morëm vesh këtë dhe me urgjencë Mehmeti më thirri në shtëpinë e tij, ku ishin: Mehmet Shehu, Feçor Shehu, si dhe unë, Mihallaqi.

Mehmet Shehu, duke parashikuar reagimin e Enver Hoxhës dhe dyshimet që atij mund t’i lindin edhe në drejtimin tonë, sidomos të Beqirit dhe Fiqretes, na dha udhëzime se si të vepronim për të evituar çdo dyshim që mund të lindte në drejtimin tonë. Dhe në fakt u morën masa nga të gjithë ne, anëtarët e organizatës kundër revolucionare. Disa nga ato masa ishin, p.sh., goditja e disa personave që ishin më agresivët në diskutimet e tyre në konferencën e Tiranës, madje duke i arrestuar menjëherë ata për të treguar se ne ishim për të mbrojtur vijën e partisë. Disa të tjerë u përjashtuan nga partia, si dhe masa të tjera të cilat mjaftuan për të hequr dyshimin që mund të binte mbi ne për prapaskenat që i kishim organizuar asaj konference”.

DEPONIMET E MIHALLAQIT, TË NJËJTA ME ALUDIMET E ENVER HOXHËS

Deponimet mbi konferencën e partisë në Tiranë, Mihallaqi i bëri me hollësi duke u futur në të gjitha detajet e organizimit të saj nga Mehmet Shehu, Beqir Balluku e Kadri Hazbiu, për të sulmuar kryesisht udhëheqjen e partisë dhe direkt kultin e individit të Enver Hoxhës. Analiza që ai i bëri konferencës së partisë në Tiranë ishte identike me analizat që i kishte bërë Enver Hoxha në veprat e tij kësaj konference, duke e quajtur një komplot të madh armiqësor kundër udhëheqjes së partisë.

Ndryshimi ndërmjet këtyre analizave ishte se Mihallaqi zbuloi emrat që e organizuan këtë dhe që ishin Mehmet Shehu, Baqir Balluku, Kadri Hazbiu, Fiqrete Shehu, Mihallaq Ziçishti dhe Feçor Shehu. Nga kjo kuptohet fare lehtë se këto deponime ishin të përqgatitura që më parë në zyrat e Enver Hoxhës, për të nxjerrë gjoja ata që ishin organizatorët e asaj konference dhe se Enver Hoxha me “zgjuarsinë” e tij kishte dyshuar që në atë kohë, Vetëm tani, me gojën e tij po i pranon vetë anëtari i “organizatës kundërrevolucionare” Mihallaq Ziçishti, i cili kishte punuar nën drejtimin e Mehmet Shehut për të eliminuar sekretarin e parë të Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxhën. Kjo vërtetonte atë se, gjoja, Mehmet Shehu qenkësh me të vërtetë “armik”.

ME GJENDJEN FIZIKE TË DËRRMUAR MIHALLAQ ZIÇISHTI PRANON
BASHKËPUNIMIN ME AGJENTURËN AMERIKANE

Mihallaq Ziçishti në gjyq ish te dërrmuar fare dhe ishte bërë robot në deponimet e tij. Ai i mban te mend me pikë e presje çdo gjë që duhej të thoshte nga ato që i kishin mësuar Hekuran Isai me grupin e hetuesve, sipas porosisë që merrte nga Enver Hoxha. Ai duhej të depononte se e gjithë organizata kundërrevolucionare” drejtohej nga zbulimet e huaja, amerikane, sovjetike, jugosllave etj., dhe merrte detyra në të gjitha veprimet e saj. Mbi bazën e këtyre detyrave në vazhdim të deponimeve të tij ai tha: Në vitin 1949 zbulimi amerikan na kërkoi që t’i linim shteg të lirë babait të Halim Xhelos (Halimi ishte kuadër i Ministrisë së Punëve të Brendshme), i cili ishte kuadër i atij zbulimi.

Kishim rënë në ujdi që në këmbim të këtij veprimi, zbulimi amerikan dhe ai italian të na dërgonin bandën e Ethem Çakos. Konkretisht, plani funksionoi siç ishte parashikuar. Te vendi ku babai i Halim Xhelos do të kalonte kufirin me Greqinë, ne tërhoqëm forcat tona. Në këtë mënyrë ai arriti të kalonte kufirin pa shumë probleme dhe të takonte miqtë që e prisnin ma tanë. Pas kësaj, në bazë të marrëveshjes zbulimi amerikan së bashku me atë italian pas disa ditësh na dërguan bandën e Ethem Çakos që në shtypin e asaj kohe dhe në propagandën e partisë u quajt sukses i madh i organeve të sigurimit.

DËSHMOHET BASHKËPUNIMI I MEHMETIT DHE KADRIUT ME ZBULIMET E HUAJA

Më tej Ziçishti tha se e gjithë kapja e bandave, si ajo e Hamit Matjanit, e Zenel Shehut dhe e bandave të tjera, ishin lojë e zbulimit amerikan në bashkëpunim me Mehmet Shehun e Kadri i Hazbiun. Ky veprim nga ana e këtyre zbulimeve bëhej për t’u ë ngritur këtyre aktivitetin, që të i fitonin besimin e Enver Hoxhës duke u quajtur si njerëz të suksesit.

ZIÇISHTI PRANON BASHKËPUNIMIN ME MEHMET SHEHUN NË DREJTIM TË SABOTIMIT NË VEND

Përveç këtyre, Mihallaqi foli edhe për aktivitetin që kishte zhvilluar ai vetë: sipas tij, ai shpjegoi se Mehmet Shehu e kishte thirrur atë në zyrë dhe i kishte thënë: Ti do të transferohesh nga detyra si zëvendësministër i Brendshëm dhe do të emërohesh sekretar i parë i Komitetit të Partisë në rrethin e Korçës. Atje do të zhvillosh aktivitetin tënd për të sabotuar vijën e partisë në të gjitha sektorët e jetës që ka rrethi, me qëllim që në popull të ngjallet pakënaqësi kundër vijës së partisë. Këto detyra që më caktoi Mehmeti unë i vura në jetë duke zbatuar me përpikmëri çdo udhëzim të tij. Mbasi punova disa vite në Korçë, Mehmet Shehu më përgëzoi për punën e mirë që kisha bërë në drejtim të sabotim it politik dhe ekonomik. Në fund të asaj bisede më Mehmeti më tha: Mihallaq, tashmë do të transferoj në Durrës po me ato detyra.

Do të zbatosh të njëjtat udhëz ime që ke marrë për të punuar në drejtim të një sabotimi politik dhe ekonomik sa më të gjerë që të ndikojë në të gjitha fushat që ka rrethi i Durrësit. Në fakt unë i zbatova të gjithë detyrat.

MIHALLAQI ZBATON POROSINË E FUNDIT PER GANIUN

Mihallaqi si foli për të gjitha ato që përmenda më lart u ul si i kapitur në karrigen që ishte rrethuar me policë. Por pa arritur të ulet mirë u ngrit sërish menjëherë duke i kërkuar falje trupit gjykues dhe tha: Më falni se harrova të them se Gani Kodra nuk ka qenë me neve në organizatën tonë kundërrevolucionare, pasi nuk ia kam dëgjuar emrin në asnjë nga këto veprime që ka kryer organizata jonë. Kjo frazë e Mihallaqit nuk më çuditi pasi nga kjo unë kuptova se ai e kishte marrë porosinë nga hetuesit, gjoja, për të më lehtësuar dhe unë ë të lehtësim duhesh t’ia shpërbleja duke shpifur të gjitha ato që i shkonin pas oreksit grupit hetimor. Mesazhi ishte se unë duhej të sulmoja me çdo mjet Kadri Hazbiun dhe Mehmet Shehun…/Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur enver hoxha hamit matjani enver hoxha hamit matjani


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit