LIVE UPDATES
Bota

Takimi me Putin, Vuçiç: Folëm për veriun e Kosovës, ia treguam në hartë

25 Nëntor 2021, 15:39 Nga DOSJA
Takimi me Putin, Vuçiç: Folëm për veriun e Kosovës,

RUSI – Ditën e sotme është zhvilluar takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç  në rezidencën ruse në Soçi ku kanë diskutuat për një sërë temash e mes tyre dhe marrëdhënien Kosovë-Serbi.

Sipas TASS, dy shtetarët fillimisht folën shkurt para kamerës në rusisht. Putini e mirëpriti, kurse Vuçiq falënderoi për mikpritjen, por edhe për mbështetjen e Rusisë në ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë. Takimi ka zgjatur më shumë se sa pritej dhe se Vuçiç u tha anëtarëve të delegacionit të tij se ishte i kënaqur me bisedimet. Vuçiç tha se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë janë në nivelin më të mirë në histori.

Moska ka treguar mbështetje të palëkundur për qëndrimin e Beogradit për zgjidhjen e Kosovës dhe Putin ka thënë se ata mbështesin qëndrimin e Serbisë si një përfaqesim i interesave të gjithë njerëzve që janë në rajon. Putin tha se shpreson që Moska dhe Beogradi do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për kushtet e marrëveshjes së re për furnizimin me gaz të Serbisë.

“Sa i përket përpjekjeve dhe hapave tona të përbashkëta në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë zgjidhjen e Kosovës, ju e dini se qëndrimi ynë bazohet në një parim dhe nuk i nënshtrohet situatës aktuale politike. Ne mbështesim qëndrimin tuaj për zgjidhjen e Kosovës. dhe shpresoj se situata do të arrijë përfundimisht në një pikë kur do t’i shërbejë interesave të të gjithë njerëzve që jetojnë në rajon. E sa për marrëveshjen e  gazit mendoj se do të pajtohemi, do të urdhërojmë organet përkatëse të përfundojnë punën””, tha Putin.

Vuçiç më herët tha se diskutimet e tij me Putinin do të përqendroheshin në situatën në Ballkan, duke përfshirë tensionet rreth Kosovës, të cilat eskaluan dy herë gjatë vjeshtës së kaluar pas atyre që ai i quajti veprime agresive të qeverisë në Prishtinë. AI theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve në sferën ushtarako-teknike është në nivelin më të lartë dhe se Beogradi zyrtar shpreson në marrëveshje të reja. Ai i shprehu ngushëllimet presidentit rus për aksidentin fatal në minierën e qymyrit në rajonin rus të Kuzbass, ku humbën jetën të paktën 11 persona.

“Ne biseduam për këtë në mënyrë miqësore dhe kuptohemi mirë. Unë fola për standarde të dyfishta për hipokrizinë shpeshherë në marrëdhëniet ndërkombëtare, presidenti Putin e njeh këtë dhe e kupton mirë se për çfarë po flas, por ai më kërkoi shpjegime shtesë, kështu që folëm për veriun e Kosovës dhe ia treguam në hartë” tha Vuçiç.

Takimi mes presidentëve të Serbisë dhe Rusisë, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin, ka përfunduar në rezidencën e kreut të shtetit rus në Soçi dhe biseda e tyre ka vazhduar në një drekë të përbashkët. Putin tha se Rusia pret që kryeministrja serbe Ana Bërnabiç të vizitojë Moskën në dhjetor.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora aleksandar vucic aleksander vucici putin takimi putin-vucic aleksandar vucic aleksander vucici putin takimi putin-vucic

Sondazh

Poll
Bota 25 Nëntor 2021, 18:34

Osmani: Kosova e gatshme për dialog me Serbinë

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është kundër çfarëdo iniciative e cila nuk bazohet mbi barazinë e shteteve, duke aluduar kës...

Bota 25 Nëntor 2021, 17:24

Vuçiç jep alarmin: Serbia po shuhet si komb

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka ngritur alarmin pasi popullsia e vendit të tij po bie me ritme të shpejta. Në një deklaratë për mediat ...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion