Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Qeveria e Kosovës ka miratuar mbrëmjen e djeshme një vendim ku ka bërë me dije disa lehtësime për masat kudnër COVID-19. Një prej vendimeve ishte dhe hapja e kufirit me Shqipërinë, pasi lejon qytetarët nga Shqipëria në futen në territorin e tyre.
Por ngritja e traut në kufi është shoqëruar me disa problemetika të theksuara. Qytetarët nga Shqipëria që kanë tentuar sot të udhëtojnë drejt Kosovës kanë hasur me kërkesa të paprecedenta të cilat kanë shkaktuar kaos dhe radhë në pikën kufitare.
Sipas informacioneve, mësohet se në Pikën kufitare të Morinës janë ndaluar dhjetëra kamionë që kanë tentuar të transportojnë mallra dhe produkte u është vendosur një tarifë prej 22 eurosh nga pala pritëse.
Sipas Policisë së Kosovës, kjo tarifë duhet të paguhet për desinfektimin e kamionëve. Nga ana tjetër, edhe udhëtarët me automjete private janë penguar. Shtetasve të Shqipërisë u është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin. Ose në të kundërt duhet t’u nënshtrohen karantinimit një javor në Kosovë.
Kjo situatë ka sjell një reagim të Kryeministrit Edi Rama, i cili ka hedhur akuza kundër homologut të tij, Albin Kurti. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se ai ka 1 mijë të meta, por nuk gënjen. Po ashtu ai hedh akuza kundër Kurtit për bllokimin e kamionëve shqiptar në kufi. Po ashtu në Shqipëri ka pasur dhe reagime të tjera, ku qytetarë të ndryshëm kanë adresuar problemin e tyre dhe janë të pakënaqur me qeverinë e Kosovës.
Tarifa 22 euro dhe kontrollet e shumta në kufi nuk kanë zgjatur për shumë orë, pasi Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se ka anuluar vendimin. “Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës”, shkruhet në vendim. Pas anulimit të vendimit ka reaguar ashpër Presidenti, Hashim Thaçi, i cili shkruan se Kurti i ka vendos tarifë Shqipërisë dhe ia ka hequr Serbisë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e kufijëve të Shqipërisë pas kalimit të pandemisë së koronavirusit. Me anë të disa statuseve në Twitter, ...
TIRANË- Përfundon takimi i ambasadorëve me Lulzim Bashën. Për më shumë se një orë tre ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Norman Duncan kanë qenë në zyr...
TIRANË- Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka zhvilluar sot një takim me Kryeministrin Edi Rama. Takimi mes tyre është bërë publik nga Bucci...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ke denoncuar sot punimet që janë bërë në Parkun Rinia në Tiranë. Në një reagim në mediat sociale, Zhup...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i Britanisë së Madhe, Norman Duncan dhe ambasadori i BE në në Tiranë kanë mbërritur në selinë e PD.Ata jan...
SHIJAK– Kryeministri Edi Rama ka nxjerr ushtrinë sërish në punë. Këtë herë makinat e ushtrisë do të përdoren për të hequr inertet nga vendet ku janë shembur god...
Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka pubilikuar disa foto nga pika doganore e Morinës në Kukës, ku shfaqen radhë kilometrike makinash. Shumë shqiptarë të Ko...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka qenë sot në zonën e Kombinatit në Tiranë dhe është takuar me bizneset në këtë zonë, të cilët i kanë treguar problemat...
TIRANË- Pas më shumë se 4 muaj diskutimesh, Këshilli Politik dështoi në arritjen e një marrëveshje mes palëve për Reformën Zgjedhore. Një ditë pas dështimi...