Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VD-Taksisët ngrihen në protestë! Thirrjet para kryeministrisë: Hiqni akcizën (3 KËRKESAT)
11 Mars 2022, 10:17Nga DOSJA
TIRANË– Tjetër protestë në Tiranë. Shoqata e taksistëve ka dalë ditën e sotme përballë kryeministrisë, për të parashtruar kërkesat e tyre. Tre kërkesat e tyre janë: Heqjen e akzicës për karburantët, uljen e çmimit të naftës dhe mosdhënien e licensave pa kriter. Në këtë protestë janë të pranishëm të gjithë taksistët e vendit.
‘Shteti duhet të reagojë i kemi dhënë votën ‘- thotë një prej tyre ndërkohë që në dorë mban një pankartë.
Taksistët shprehen se kanë që prej vitit 2009 që operojnë me të njëjtat çmime edhe pse kostoja e naftës ka pësuar rritje nga viti në vit.
“Të nderuar kolegë. Sindikata e taksive sot organizon një protestë qytetare. Të respektojmë rregullat dhe ligjet që qëllimi jonë të arrihet deri në fund. Pika e parë është ngritja e karburanteve. Kemi kërkuar dhe kërkojmë duke qenë se në kohën e pandemisë ne na dhanë 26 mijë lekë për tre muaj. Ne po shërbejmë 24 orë në 24. Nafta është më e shtrenjtë. Ne detyrohemi të ngremë çmimet. Ne që në vitin 2009 ne nuk kemi ngritur çmimet. Pika e dytë është anulimi i udhëzimit të vitit të vitit 2009 ku thuhet se liberalizimi i licencës taxi 4+1. Kushdo mund të blejë makinë dhe të punojë taksi. Në Tiranë ka mbi 2000 taksi. Nuk ka punë. Ka rënë puna për të gjithë taksitë. Plus trafiku që është shumë i rënduar. E treta është heqja e pikës 11 për taksitë. Na kërkohen rezervim sikur ne jemi autobusë. Ne mund ta dërgojmë një në Durrës dhe të kthehemi bosh. Ne kemi hasur vështirësi me policinë edhe kur jemi me familjet tona. Sot është rritur çmimi sepse është rritur nafta. Unë do njoftoj kolegët e mi sepse nga dje deri në sot qytetarit taksist i duhen 10 mijë lekë më shumë. Taksitë paguajnë taksa, sigurime”, shprehen ata.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Protesta në të katër anët e vendit. Rrugë të bllokuara. Dhjetëra protestues të shoqëruar nëpër komisariate apo të referuar për ndjekje penale. Tabelat e ç...
TIRANË- Presidenti i Italisë Sh.T.Z Sergio Mattarella i dërgoi një telegram falenderimi Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta pas urimeve që Kryetari...
Gazetari i ABC, Taulant Kopliku ka dhënë detaje nga rrugëtimi i tij i vështirë në Kiev të Ukrainës, mes sulmit të ashpër të Rusisë. Kompliku në fjalën e tij në ...
SHKODËR- 51 qytetarët të Vaut të Dejës janë proceduar penalisht pasi akuzohen se përmes mashtrimit kanë përfituar ndihmë ekonomike edhe pse nuk i plotëson...