LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmimi i naftës bie në 220 lekë pas protestave

11 Mars 2022, 12:08 Nga DOSJA
Çmimi i naftës bie në 220 lekë pas protestave

Protesta në të katër anët e vendit. Rrugë të bllokuara. Dhjetëra protestues të shoqëruar nëpër komisariate apo të referuar për ndjekje penale. Tabelat e çmimeve të karburanteve nëpër qytetet dhe rrugët shqiptare ndryshuan me orë përgjatë dy ditëve të fundit, me çmime që u rritën nga 220 lekë për litër në 290 lekë dhe pas, në 220 lekë për litër ndërsa qytetarët protestuan me forcë ndaj asaj që duket se perceptohet si abuzim në treg nga një grusht tregtarësh të lidhur ngushtë me klanet politike të vendit. Rama nuk ka pranuar ende të ndërhyjë në strukturën e çmimit të karburantit duke ndryshuar barrën fiskale.

Kryeministri Edi Rama u detyrua të merret me këtë çështje të premten, pasi u kthye nga një udhëtim në Dubai, duke premtuar çmim tavan në një takim të pazakontë me një grusht njerëzish, të cilët i prezantoi si “furnizuesit me naftë”.

“Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit,” deklaroi Rama ndërsa premtoi se do të ndërmarrë një Akt Normativ “brenda 24 orësh”. Rama pati larë duart vetëm tre ditë më parë kur deklaroi se qeveria nuk ndërhyn dot në këtë situatë dhe se çmimi i naftës është rezultat i situatës ndërkombëtare, pra jashtë dorës së qeverisë.

Rama duket se po përballet në fakt me çfarë ka gatuar tetë vjet më parë, kur sapo kishte ardhur në pushtet dhe kur rriti barrën fiskale të naftës me të ashtuquajturën “taksë qarkullimi” duke e rritur nga 7 në 27 lekë për litër. Rritja e kryer në dy lëvizje në vitet 2014 dhe 2015 nuk u ndje veçanërisht shumë në atë kohë për shkak se çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ishte shumë i ulët, në nivelin 30-50 USD për fuçi. Ndërsa çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar u rrit vitin e kaluar dhe këtë vit, taksat e Ramës mbi karburantet u ndjenë me të gjithë forcën e vet dhe e bënë Shqipërinë një vend me çmim nafte po aq të lartë sa edhe vendet më të pasura në Evropë si Gjermania apo Franca.

Por duket se taksat shtesë të naftës nuk reflektojnë të gjithë rritjen e çmimit. Për shembull, në vitin 2008, çmimet e naftës në tregun ndërkombëtar ishin rreth 100 USD për fuçi ndërsa çmimi në tregun shqiptar rrallëherë e kaloi nivelin 180 lekë për litër. Rritja e çmimit të naftës me 40-80 lekë më shumë këtë herë në kushtet kur çmimet në tregun ndërkombëtar janë pak a shumë njësoj sa ishin në vitin 2008, duket se nuk shpjegohet vetëm me rritjen e taksave mbi karburantet nga qeveria “Rama” por mund të tregojnë edhe një normë më të lartë fitimi për importuesit, një numër i vogël biznesesh që operojnë në një treg me konkurrencë të kufizuar në infrastrukturë, licenca apo leje ndërtimi, të cilat varen nga qeveria. Shumë qytetarë i shohin këto biznese si “oligarkë” dhe lidhjet aspak të fshehta të tyre me pushtetin si korruptive.

Përgjatë ditëve të fundit, konkurrenca e kufizuar në tregun hidrokarbur të vendit duket se u shfaq me rritje të menjëhershme dhe të njëtrajtshme të çmimeve nga 220 lekë për litër në fillim të javës në 290 lekë për litër për disa orë mbrëmjen e së mërkurës. U deshën 48 orë që çmimet të ktheheshin sërish në kuotën e fillimit të javës, ndërsa qytetarët në grupime të vogla protestuan në Tiranë, Durrës, Berat, Sarandë, Bulqizë, Shkodër, Lezhë dhe Lushnje.

Mëngjesin e së premtes, ndërsa Rama bëri ndërhyrjen e tij në Facebook, bllokime rrugësh nga grupe të ndryshme qytetarësh u shfaqën në shumë qytete të vendit.

Reagimi i Ramës parashikon një marzh fitimi të përcaktuar për kompanitë e karburanteve dhe një çmim fiks të shitjes, çmim që do të përcaktohet nga një bord. Rama premtoi gjithashtu transparencë në strukturën e çmimeve duke informuar qytetarët për strukturën e kostove të furnizimit me karburant.

“Kjo nuk është koha për të fituar, por për të rezistuar dhe për të ndarë pjesën tuaj të barrës,” deklaroi ai, duke iu drejtuar importuesve.

Vetëm tre ditë më parë, Rama pati larë duart duke deklaruar: “Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria në tregun e lirë.”

Efikasiteti i ndërhyrjes mbetet për t’u parë ndërsa Rama nuk foli për ndryshim të mundshëm në barrën e taksave. Hapësira e tij për një ulje të taksave mbi karburantet, siç kanë bërë qeveri të vendeve të ndryshme, duket e kufizuar nga deficiti i stërmadh buxhetor i vitit të kaluar dhe borxhi publik në nivelin më të lartë historik.

Shpenzimet e qeverisë pritet të jenë veçanërisht të larta këtë vit për shkak të shtimit të mijëra personave në administratën publike pak para zgjedhjeve të vitit të kaluar, gjë që ka sjellë rritje të faturës së pagave të buxhetit ndërsa ka zhytur në vështirësi të mëdha financiare dhe në borxhe ndërmarrjet e sektorit publik, të tilla si ujësjellësit.

Rama u përpoq të zbusë zemërimin popullor duke sugjeruar se gjërat mund të shkojnë më keq para se të bëhen mirë dhe duke argumentuar, pa dhënë shpjegime mbi burimet e informacioneve që jep, se bota mund të mbetet pa naftë fare ose pa furnizime me mallra të domosdoshëm.

Në tregun ndërkombëtar çmimet e naftës kanë pësuar lëvizje dramatike në të dyja krahët ndërsa bota pret të shohë se çfarë do të ndodhë me naftën e Rusisë, e cila furnizon 7% të konsumit botëror por përballet me embargon e vendeve demokratike, të cilat po zgjedhin të paguajnë një çmim më të shtrenjtë karburanti me qëllim që të dënojnë Putinin për sulmin ushtarak të këtij të fundit kundër Ukrainës. Të premten, bursa e Londrës shënoi çmimin referencë BRENT në kuotën 113 USD për fuçi, pasi çmimi ishte rritur në 130 dollarë të hënën dhe ra në 108 dollarë të enjten. Parashikimet janë njësoj të pasigurta. Të premten, analistët e bankës gjermane Commerzbank thanë se presin që çmimet të jenë rreth 100 USD për fuçi përgjatë tre muajve të ardhshëm para se të ulen në rreth 90 USD për fuçi nga fundi i vitit. Sipas strukturës aktuale të taksave dhe kostove të tjera, kjo korrespondon me një çmim prejk 200-2010 lekë për litër në tregun shqiptar. Kjo vijon të jetë më e lartë se sa ishte vitin e kaluar, kur çmimi i naftës në bursë varioi nga 60 në 80 USD për fuçi.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet cmimi i naftes furnizuesit e naftës kryeministri edi rama cmimi i naftes furnizuesit e naftës kryeministri edi rama

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë