All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Talebanët drejt krijimit të qeverisë, SHBA: Angazhimi me ta varet nga shumë faktorë

3 Shtator 2021, 10:53 Nga DOSJA
Talebanët drejt krijimit të qeverisë, SHBA: Angazhimi me ta varet
All - Paragraf - 1

SHBA– Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë të enjten se angazhimi i Shteteve të Bashkuara me sundimtarët talebanë të Afganistanit kishte hyrë në një fazë të re të pasigurt, ndërkohë që zyrtarët amerikanë vazhdojnë punën për të evakuuar rreth 100 amerikanë që ndodhen ende në këtë vend.

Ndërkohë, zyrtarët talebanë sinjalizuan se qeveria e tyre e re po forconte lidhjet me Kinën dhe vende të tjera.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se SHBA nuk kontrollon më hapësirën ajrore mbi Afganistan. Deri tani, tha ajo, 31,107 vetë janë sjellë në SHBA, nga totali prej më shumë se 120,000 të evakuuarish në atë që zyrtarët e administratës e kanë përshkruar si evakuimi më i madh ajror në histori.

Po të enjten, një zëdhënës i talebanëve bëri të ditur me një postim në Twitter, se një zyrtar i lartë taleban kishte biseduar me një zyrtar të lartë kinez.

“Zëvendësministri i Jashtëm kinez tha se Pekini do të mbante ambasadën e tij në Kabul, duke shtuar se marrëdhëniet tona do të forcoheshin në krahasim me të kaluarën,” shkruante Suhail Shaheen, një zëdhënës i talebanëve që komenton në gjuhën angleze.

Nuk ka pasur ende konfirmim nga Pekini, raportoi agjencia e lajmeve Agence France-Presse.

Zyrtarë të tjerë talebanë thanë në komente në Twitter se ata po zhvillonin diskutime diplomatike me Britaninë dhe Gjermaninë. Katari dhe Turqia po ndihmojnë gjithashtu qeverinë e re afgane për të normalizuar operacionet në aeroportin kryesor, në Kabul.

Zëdhënësja Psaki tha se SHBA tani për tani po ndjek zhvillimet dhe pret për të identifikuar format e angazhimit me qeverinë e re, të pazgjedhur të Afganistanit. Ajo theksoi se SHBA ka forma presioni jo-ushtarak ndaj qeverisë së re, si qasja në tregjet globale dhe në ndihmat financiare.

Askush në qeverinë amerikane, askush – as presidenti, as sekretari i mbrojtjes apo agjencitë e zbulimit – nuk kanë thënë se talebanët janë aktorë të mirë,” tha ajo. “Nuk po themi një gjë të tillë. Prandaj flasim kaq qartë kur diskutojmë shkaqet që po tregohemi të matur dhe nuk po nxitojmë t’i njohim talebanët si autoritet qeverisës, sepse duam të shohim ç’po ndodh”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se trupi diplomatik gjithashtu do të tregohej i matur në lëvrimin e ndihmave për qeverinë e re.

“Po analizohet ndihma jonë për qeverinë afgane. Në Afganistan ende nuk është formuar një qeveri e re. Pra, së pari, do të na duhet të shohim se si po formohet qeveria. Ky është thjesht një element teknik. … Ajo që ka edhe më rëndësi ndër temat që ju përmendët (zoti Price po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve), do të jenë veprimet e qeverisë së re afgane”.

Në mënyrë të veçantë, tha ai, SHBA do t’i japë përparësi “kalimit të sigurt, respektimit të të drejtave të njerëzve në Afganistan, përfshirë gratë dhe vajzat dhe pakicat, një qeveri gjithëpërfshirëse, një qeveri që përmbush angazhimet e saj kundër terrorizmit, një qeveri që respekton normat universale ndërkombëtare”.

Në krijimin e një qeverie të re, talebanët përballen gjithashtu me sfida brenda kufijve të vendit, veçanërisht nga Fronti i Rezistencës Kombëtare, lëvizja e ringjallur kryengritëse, e udhëhequr nga djali i komandantit të famshëm muxhahedin Ahmed Shah Massoud.

Djali i tij i shkolluar në Britani është kthyer në Afganistan dhe, në një artikull opinion në Washington Post, u zotua të luftojë për “një shoqëri të hapur, një shoqëri ku vajzat mund të bëhen mjeke, shtypi ynë mund të raportojë lirisht, të rinjtë tanë mund të kërcejnë dhe të dëgjojnë muzikë ose të marrin pjesë në ndeshje futbolli në stadiumet që dikur — dhe ndoshta përsëri së shpejti — u përdornin nga talebanët për ekzekutime publike”.

Zyrtarët ushtarakë thanë se SHBA ende mund të luftojë terrorizmin në rajon, megjithëse “misioni ushtarak amerikan në Afganistan ka përfunduar”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ne do të vazhdojmë të kemi kapacitetin të kryejmë sulme nga jashtë Afganistanit për të goditur terroristët në varësi të nevojave të sigurisë,” tha ai. “Kjo është ndryshe nga prania e një misioni të vazhdueshëm ushtarak në Afganistan“./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jen psaki trupat amerikane largohen nga afganistani jen psaki trupat amerikane largohen nga afganistani

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet