LIVE UPDATES
Bota

Talebanët nuk e përjashtojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, ata po lëvizin drejt krijimit të një qeverie të përh

17 Shtator 2021, 09:34 Nga DOSJA
Talebanët nuk e përjashtojnë mundësinë e mbajtjes

AFGANISTAN– Gjatë kryengritjes së tyre dy-dekadëshe, talebanët sulmuan zgjedhjet demokratike, duke i përshkruar ato si jo-islamike dhe shpesh sulmonin punonjësit e zgjedhjeve dhe tubimet e fushatave zgjedhore në Afganistan.

Por, një zëdhënës i lartë i talebanëve tani thotë se grupi nuk po përjashton mbajtjen e zgjedhjeve ndërsa po lëviz drejt krijimit të një qeverie të përhershme të bazuar në ligjin islamik (sheriatin).

Në një intervistë me Shërbimin Urdu të Zërit të Amerikës, Suhail Shaheen, zëdhënësi kryesor i zyrës politike të talebanëve në Doha të Katarit, tha se çështja do të përcaktohet në të ardhmen gjatë diskutimit për hartimin e një kushtetute.

“Le të presim për çështjen nëse do të ketë zgjedhje apo jo”, tha Shaheen. “Ne kemi plane për hartimin e një kushtetute në të ardhmen, kështu që ne do ta diskutojmë këtë në të ardhmen kur të hartojmë kushtetutën, jo tani.”

Komentet e zotit Shaheen erdhën në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me thirrjen e fundit të Presidentit iranian Ebrahim Raisi për zgjedhje në Afganistan për të përcaktuar të ardhmen e vendit. Mbajtja e zgjedhjeve ka qenë një shqetësim i madh për shumë pakica etnike dhe grupe anti-talebane në vend.

Në një konferencë shtypi të martën në Kabul, Ministri i Jashtëm i talebanëve në detyrë, Amir Khan Mutaqi, shmangu një pyetjeje në lidhje me zgjedhjet, duke thënë se vendet e huaja nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Afganistanit.

Forcat talebane morën pushtetin më 15 gusht pasi Presidenti i atëhershëm Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke shkaktuar rënien e qeverisë së tij dhe evakuimin e më shumë se 100,000 civilëve afganë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Javën e kaluar, talebanët shpallën një qeveri kalimtare të përbërë kryesisht nga anëtarë të grupeve të linjës së ashpër, duke emëruar Mohammad Hassan Akhundin si kryeministër të përkohshëm. Akhund dhe disa anëtarë të tjerë të qeveridë talebane janë në listën e personave ndaj të cilëve Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione.

Në përbërjen e qeverisë mungojnë pakicat etnike dhe gratë që kanë shërbyer në parlament ose kanë mbajtur poste të larta qeveritare në 20 vitet e fundit të demokracisë në vend.

Por talebanët kanë theksuar se emërimet nuk janë të përhershme, duke lënë të kuptohet se gratë do të lejoheshin të shërbenin në qeveri, edhe pse jo në postet ministrore.

Udhëheqja jonë duhej të emëronte disa ministra në mënyrë që ata të rikthejnë aktivitetin ekonomik në vend dhe të ofrojnë shërbimet thelbësore për njerëzit“, tha Shaheen. “Por, ky kabinet qeveritar nuk është i plotë dhe i përhershëm.”

Edhe pse Kushtetuta e Afganistanit e vitit 2004 thoshte se asnjë ligj nuk do të duhet të binte ndesh me Sheriatin, talebanët kanë thënë se duan ta ndryshojnë atë për ta vënë në përputhje me ligjin islam.

Talebanët nuk organizuan asnjëherë zgjedhje gjatë sundimit të tyre në Afgansitan nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Gjatë kryengritjes së tyre, ata u akuzuan për përdorimin e dhunës për të dëmtuar zgjedhjet, duke i parë ato si një traditë perëndimore që është në kundërshtim me fenë islame. Sipas organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch”, në vitin 2019, militantët sulmuan tubime politike dhe aktivitete të tjera të lidhura me zgjedhjet, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë.

Në mars, talebanët hodhën poshtë një propozim nga Presidenti i arëhershëm Ashraf Ghani për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, duke këmbëngulur që ai të jepte dorëheqjen si pjesë e një transferimi paqësor të pushtetit./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet krijojne qeverine e re talebanet krijojne qeverine e re

Sondazh

Poll
Bota 17 Shtator 2021, 08:47

Vrasja në Glyka Nera! Detaje të reja 

GREQI– Autoritetet greke kanë prova të mjaftueshme për të zbarthur të plotë gjithë çfarë ka ndodhur natën fatale që Babis Anagnostopoulos vrau bash...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet