LIVE UPDATES
Politike

Tarifa e kalimit tek Rruga e Kombit, Haradinaj del kundër: Duhet të hiqet!

30 Maj 2019, 11:49 Nga DOSJA
Tarifa e kalimit tek Rruga e Kombit, Haradinaj del kundër: Duhet të

Deklaratat për Tarifën e “Rrugës së Kombit”  janë aktualizuar edhe ditëve të fundit. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë ditës së djeshme në një deklarime për media ka thënë se Shqipëria me Kosovën duhet të shikojnë rrugët e bashkëpunimit, e jo të vendosin taksa reciproke.

Ai ka pohuar se gjithmonë ka qenë kundër taksës së “Rrugës së Kombit”.

“E kam theksuar dhe e theksoj. Edhe sikur asnjë lekë të mos paguaj njeri, boll fakti që duhet të ndaloj aty dikush që udhëton, nga ana psikologjike është bezdisëse. Aq më tepër që bëhet fjalë për një trafik të madh në sezonet pranverë, verë dhe vjeshtë. Të gjendet çdo mënyrë për t’u larguar taksa në Rrugën e Kombit. Ka qenë qëndrimi i imi edhe në të kaluarën dhe do të jetë i tillë edhe në të ardhmen”.

Kurse, në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri ku tha se Shqipëria duhet të heq gjitha barrierat ndaj Kosovës në mënyrë që të ndihmohet fuqizimi i ekonomisë nga dy të vendet.

“Është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria të thellojnë bashkëpunimet e gjithanshme të i heqin gjitha pengesat edhe taksën e rrugës do ishte mirë të veprohej kështu dhe me ndihmuar lidhjen më të fuqishme ekonomike të gjithanshme Kosovë Shqipëri”.

Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ditë më parë para  qytetarëve të Hasit ka thënë se momenti kur Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë, pa kufi do të jetë shumë afër.

“Të jeni të sigurt që shumë e lehtë është realizmi i ëndrrës që të kemi një hapësirë pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova dhe kjo do të ndodhë”, u shpreh presidenti i Kosovës.

Më tej ai shtoi se misioni i Kosovës për liri dhe pavarësi është i pamjaftueshëm dhe se shqiptarët janë ndarë padrejtësisht e tani duhet të bashkohen me vullnet.

Edhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Hyzer Gashi,  ka treguar se ka pasur rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndikim ka pasur edhe autostrada. Por, ai ka thënë se barriera më e madhe është tarifa.

“Ne kemi kapacitete në dy vende. Një barrierë e madhe është edhe taksa e rrugës që është vënë në Shqipëri, ajo taksë nuk sjellë zhvillim”.

Sipas tij sot janë shumë të larta disa pagesa. “Nuk kemi kohë për të humbur, duhet të veprojmë. Rruga duhet të jetë më e lirë”, tha Gashi.

Kujtojmë se kjo çështje ngjalli jo pak reagime të mëdha tek qytetarët shqiptarë të cilët i vunë zjarrin sporteleve duke i lënë ato plotësisht të shkatërruara.

Ndërsa edhe kosovarët reaguan duke e vlerësuar të papërballueshëm çmimin e vendosur. Tarifa për automjetet nga Kosova do të jetë 660 lekë (5 euro).

Për kalimtarët e shpeshtë është premtuar zbritje prej 10 deri në 20 për qind në muaj.

Edhe motoçiklistët (klasi 1) do të paguajnë 2.50 euro, mini-busët dhe makinat 5 euro (klasi 2), autobusët (klasi 3) 11.30 euro, kamionët e vegjël (klasi 4) 16.30 euro dhe kamionët e mëdhenj (klasi 5) do të paguajnë 22.60 euro.

“Rruga e Kombit”, autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, filloi të ndërtohej në vitin 2006 dhe përfundoi në vitin 2010, me ndërtimin e Tunelit të Kalimashit.

Kjo autostradë njihet si një nga projektet më madhore infrastrukturore që ka intensifikuar komunikimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, por kostoja e kësaj rruge, e paguar me buxhetet shtetërore të të dyja vendeve, vazhdon të jetë shënjestër e kritikave për barrën buxhetore që e ka shkaktuar. Marrë nga Monitor.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tarifa e rruges se kombit tarifa e rruges se kombit

Sondazh

Poll
Politike 30 Maj 2019, 11:12

TIRANE- Replika të forta në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, ka realizuar sot dëshirën e tij të shpallur disa kohë më par...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën