LIVE UPDATES
Aktualitet

Të armatosur deri “në dhëmbë” me 18 baza, Hoxha: U tmerrova, si u goditën natën vrasësit me pagesë

1 Prill 2021, 18:13 Nga DOSJA
Të armatosur deri “në dhëmbë” me 18 baza, Hoxha:

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC zbuloi detaje të reja në lidhje me hetimet që zbuluan 18 bazat ku magazinoheshin dhe modifikoheshin armatime të ndryshme luftarake në Tiranë nga grupe të rrezikshme kriminale që kryenin vrasje me pagesë.

Hoxha tha se goditja është bërë natën njëkohësisht në të gjitha bazat për të mos u dhënë mundësinë kriminelëve që ishin në vëzhgim që të largoheshin. Gazetari Hoxha tregoi më pas si u zbuluan bazat dhe se grupet kriminale rekrutonin profesionistë që kanë punuar në uzinat ushtarake për modifikimin e armëve.

“Policia e Tiranës ka kryer një aksion shumë të suksesshëm dhe gjej rastin ta përgëzoj, gjatë muajve të fundit ka pasur disa aksione të suksesshme. Ndërhyrja është kryer gjatë natës nga forcat operacionale mbështetur nga RENEA, sepse do të goditeshin shumë baza njëherësh, që personat që ishin nën vëzhgim të mos largoheshin.

Nga armët e modifikuara deri te snajperët e vitit të fundit dhe kundërtank, tregon sa armatim të madh ka krimi i organizuar. Gjithë ky arsenal i është hequr nga dora krimit të organizuar. Unë jam tmerruar nga pamjet, armët jo vetëm ishin shumë por të sofistikuara. Ato janë në dorën e krimit, që është armatosur deri “në dhëmbë”.

Gjithë teknika që përdor një repart special për të goditur krimin, ne pamë që përdorej nga krimi. Hetimi ka filluar në 24 shkurt me zbulimin e grupit që vendosi tritolin ndaj biznesmenit Gjon Mena, u arrestua Gjergj Cukali dhe dy kushërinjtë Jamaku, që ishin joshur me 30 mijë euro për të vendosur minën te makina e biznesmenit.

Policia kapi këta të dy që zbërthyen të gjithë rrjetin. U nxorën nga qarkullimi një grup vrasësish me pagesë. Këto armë janë përdorur në disa atentate, në 18 tetor u vendos një minë e telekomanduar poshtë makinës së Artan Bylykut. Autorët pas shpërthimit u kthyen për të kuptuar cfarë ndodhi dhe nuk ishin kapur nga policia. Hetimi i atentatit të 8 shkurtit të këtij viti në Kamëz, zbuloi një zinxhir të tërë, vetëm tornitorët, modifikuesit që janë kapur sot, që modifikojnë tytat e armëve.

Arrijnë të gjejnë profesionistë që kanë punuar në uzinat ushtarake për krimin e organizuar. Arrestimet dhe shpallja në kërkim tregoi lidhjet, pasi tregoi se kishte njerëz me shumë pushtet. Kur ka vullnet, shanset janë që betejën ta fitojë e mira. Por lufta vazhdon, kjo ishte thjeshtë beteja e radhës” tha Artan Hoxha.


Por cfarë ndodhi sot?

18 baza ku magazinoheshin dhe modifikoheshin armatime të ndryshme luftarake nga grupe të rrezikshme u zbuluan nga policia e Tiranës. Janë arrestuar 5 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuar nga operacioni i koduar “kompleks” janë: Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa.

Ndërsa në kërkim janë shpallur Akil Kulla dhe Sokol Xhura, ky i fundit, i larguar jashtë vendit pak javë më parë. 43-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia është vëllai i ish-kreut të minibashkisë nr.4 në Tiranë, Hysen Xhura dhe sipas policisë janë pronarët e kompleksit “Xhura” në kryeqytet.

Dëshmia e Enver Jamakut, i arrestuar pak javë më parë si autor i tritol-vënies në makinën e Gjon Menës në Kamëz, ndihmoi hetuesit që të zbardhnin edhe tre ngjarje të tjera kriminale, ku ai dhe kushëriri Ermond Jamaku kanë qenë të përfshirë.

Policia ka dyshime se tre të ndaluarit, Prenga, Deda dhe Abazi në bashkëpunim edhe me dy kushërinjtë Enver dhe Ermond Jakimi janë autorë të tentativës së vrasjes me eksploziv të telekomanduar në makinën e Artan Bylykut, kunatit të Domart Konjarit. Ngjarje kjo e ndodhur më 18 tetor të 2019-ës në Tiranë, ndërsa ABC publikoi pamjet ekskluzive të momentit.

Dy kushërinjtë Jakimi, së bashku me të shpallurin në kërkim Sokol Xhura dyshohet të jenë autorë të sulmit me armë ndaj avokatit Paulin Papleka, ngjarje e ndodhur më 10 shtator të 2017-ës, në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë.

Gjithashtu, të arrestuarit dyshohet se janë autorë edhe të vendosjes së eksplozivit, granatës dhe armës së zjarrit, si dhe të një sasie heroine në banesën e Edmond Saraçit. Ky i fundit u arrestua më 15 shtator 2017 në Tiranë, si një autorët e sulmit të avokatit Papleka.

MARRË NGA ABC NEWS 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha baze armatimi ne tirane operacion kompleks artan hoxha baze armatimi ne tirane operacion kompleks

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Prill 2021, 15:49

TIRANË– 6 viktima dhe 349 të infektuar, ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë k...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet