Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Të dënuar për drogë/ OFL iu dërgon pusullën 4 të “fortëve” në Fier (EMRAT)
11 Gusht 2020, 11:52Nga DOSJA
FIER-OLF (Operacioni Forca e Ligjit) i ka dërguar formularët 4 personave në Fier, që janë dënuar për trafik droge. Mësohet se në “sitën” e OFL-së janë Gentian Jakupi, Edmond Golloshi, Vladimir Golloshi dhe Enver Brahushaj. Këta të fundit duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.
Njoftimi i Policisë:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: G. J., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; E. G., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;
V. G., banues në Fier, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
E. B., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI- Edhe katër ditë kanë mbetur nga afati i vënë nga qeveria italiane për të huajt që duan të pajisen me një leje qëndrimi. Afati mbyllet më 15 gusht. Në Ita...
TIRANË- Një episod i frikshëm është shënuar sot në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet. Dosja.al ka mësuar se një tendë e një biznesi në hyrje të kësaj rrug...
TIRANË- SPAK goditi sërish sot. Këtë herë prokurorët kanë shkuar në Lezhë dhe kanë vendosur për sekuestron e 17 pasurive të familjes Selaj. Valentin Selaj,...
LUSHNJE- Qyteti i Lushnjes në fillim të muajit gusht ka pasur raste të shtuara me COVID-19 dhe kjo ka shtuar frikën tek autoritetet. Sot në këtë qytet ka nisur ...
SHIJAK- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në Shijak. Mësohet se një kamionçinë ka përfunduar përmbys në rrugë dhe si pasojë është është plagosur...
TIRANË- Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka treguar vuajtjet që ka kaluar gjatë 3 javëve në spital. Malaj për “News 24” ka treguar se ka humbur 6 kg në 2...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar sot sekuestrimin e pasurisë së Valentin Selajt. Në një n...
GREQI- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në shtetin grek. Mediet vendase raportojnë se një burrë i pirë tentoi të vriste me sëpatë gruan e tij, ...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin kundër COVID-19.Në një postim në mediat social...
VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar sot dy persona që ishin në kërkim për dhunë në familje dhe për vjedhje me dhunë. Në një njoftim për mediat, blut...