Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Të dënuar për drogë, pengmarrje dhe vjedhje/ OFL zbarkon në Berat dhe Tiranë, “në sitë” 4 të dënuar (EMRAT)
25 Shtator 2020, 10:32Nga DOSJA
SHQIPËRI- OFL, Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët 4 personave të dënuar, të cilët janë Tauland Starova, Marinelo Sula, Kliton Hoxha, Nderim Deliu, dhe Gramos Toto. Personat e mësipërm janë arrestuar për trafik droge, vjedhje me dhunë dhe rrëmbim personi. Ata duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve dhe më pas dosjet iu kalojnë në SPAK.
Njoftimi i Policisë:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
T. S., banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
M. S., banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
K. H., banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja me dhunë”;
N. D., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
G. T., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Saimir Taullau, i cili u arrestua ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut për llogari të drejtësisë zvicerane është një person mjaft i njohur për drej...
ELBASAN– U ekzekutua nga RENEA pas një rezistence të armatosur për më shumë se 5 orë, por Lefter Zhidru nuk ishte as fqinji më i mirë për banorët e pallatit në ...
VLORË– Në portin e Vlorës për shkak të motit të keq dhe dallgëve mbi 7 ballë në det ka detyruar autoritetet të pezullojnë lëvizjet e tragetit Vlorë-Brindi...
MAQEDONI E VERIUT– Saimir Taullau, i njohur në Shqipëri si rivali i fortë i Aldo Bares, kreut të Bandës së Lushnjes, është vënë në pranga në Maqedoninë e Veriut...
TIRANË– Pas takimit të Kryeministrit të Shqipërisë në Stambol me Presidentin Turk, Rexhep Tajip Erdogan kanë qenë të shumta reagimet e mediave greke dhe a...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka lajmëruar dorëheqjen e prokurori Leonard Filopati, i cili ka në dorë dosjen e atentatit ndaj Preng Gjinit. I ftuar në studi...
ITALI- Një shqiptar sërish në telashe në shtetin fqinj. E.S., 40 vjeç nga Shqipëria duhet të përballet me akuzën e dhunës seksuale dhe dëmtimit personale...
TIRANË- Gëzim Dervishi, pronari i çerdhes në Durrës, ku u dhunua foshnja 18 muajshe, fajëson fëmijën se ka qenë grindavec. Pronari thotë se fëmija n...
ELBASAN– Pamjet që po shikoni vijnë nga shtëpia e Lefter Zhidrus, aty ku dhe ndodhi terrori i një dite më parë në qytetin e Elbasanit. Siç shihet dhe në ...
TIRANË- Gjykata e Posaçme vendoi që nga sot të nisë procesi i themelit për Luan Dacin. Ai do shkojë në gjyq për falsifikim dokumentash. Gjyqtarja Il...