LIVE UPDATES
Bota

Të dhënat nga SHBA/ Pse njerëzit po heqin dorë nga doza e dytë e vaksinës kundër COVID-19?

12 Maj 2021, 13:52 Nga DOSJA
Të dhënat nga SHBA/ Pse njerëzit po heqin dorë nga doza e

SHBA- Deri më 5 maj, 249 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 u administruan në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave zyrtare, 107 milionë persona janë vaksinuar plotësisht (me dy doza të vaksinave të Pfizerit dhe Modernas ose me një dozë të vaksinës së kompanisë Johnson & Johnson), që përbën 32.3 për qind të popullsisë së përgjithshme të SHBA-së.

Megjithatë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes (CDC), kohët e fundit kanë raportuar se afërsisht 8 për qind e personave që marrin dozën e parë në SHBA, nuk e marrin dozën e dytë të vaksinës. Kjo ka ngritur shqetësimin se shmangia e marrjes së dozës së dytë do të pamundësojë që SHBA-ja të arrijë imunitetin e tufës. Përse?

Për të dy vaksinat që përdoren në SHBA, ajo e Pfizer/BioNTech dhe Moderna, është e nevojshme që të merren dy doza me qëllim që të arrihet imunizimi dhe mbrojtja maksimale kundër koronavirusit.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit kombëtar në SHBA për Alergji dhe Sëmundje Infektive, kohëve të fundit ka lënë të kuptohet se një dozë e vetme e vaksinës mund të mos sigurojnë imunitetin e kërkuar për mbrojtje nga COVID-19, në krahasim me vaksinimin e plotë, përmes dy dozave.

“Kur shikoni nivelin e mbrojtjes pas një doze mund të thoni se është 80 për qind, por disi një 80 përqindësh i dobët”, deklaroi Fauci në fund të prillit. “Kur merrni vetëm një dozë, ngrihet pyetja se sa do të zgjasë imuniteti?”.

Për shkak se variantet e reja të koronavirusit po dalin të jenë më problematikë edhe për personat që janë vaksinuar plotësisht, Fauci shtoi se një dozë e vetme e vaksinës, mund të ofrojë më pak mbrojtje ndaj varianteve të reja të sëmundjes COVID-19.

“Ju jeni në një situatë të dobët nëse nuk keni efekt të plotë të vaksinës”, shtoi Fauci.

Nuk është e pazakontë që njerëzit të mos e marrin dozën e dytë të vaksinës, thonë ekspertët shëndetësorë. Ata kanë dhënë disa shembuj nga vaksinimet në të kaluarën – shkalla e shmangies së dozës së dytë për infeksionin herpes zoster, ishte rreth 26 për qind në mesin e përdoruesve të Medicare (sigurimi shëndetësor në SHBA), thuhet në një analizë të kryer nga Fondacioni Kaiser Family, shkruan CNN.

“Unë shqetësohem për çdo person që nuk vjen ta marrë dozën e dytë, dhe realisht unë kam menduar se do të ketë më shumë njerëz që do ta shmangnin marrjen e dozës së dytë”, tha për CCN, doktoresha Leana Wen.

“Bazuar në atë që dimë për vaksinat, shmangia e dozës së dytë mund të bëhet për shumë arsye”, shtoi ajo.

Një nga arsyet që mund të çojë që një numër relativisht i madh i njerëzve në SHBA të mos e marrin dozën e dytë të vaksinës, mund të jetë e natyrës administrative, pasi autoritetet ende nuk i kanë përpunuar të dhënat për vaksinimet dhe nuk kanë krijuar një sistem të unifikuar për këtë çështje.

CDC-ja shprehet se numri i njerëzve që nuk e morën dozën e dytë është rreth pesë milionë (nga numri i përgjithshëm i vaksinave të administruara në SHBA deri më 5 maj, që është 249 milionë doza). Sidoqoftë, tani për tani, shifra e saktë e kësaj nuk mund të dihet sepse mund të ndodhë që një person të marrë dy dozat e vaksinës në vende të ndryshme – shembull, dozën e parë ta marrë në një klinikë shtetërore e dozën e dytë në një klinikë lokale – dhe të dhënat për marrjen e të dy dozave mund të mos regjistrohen në një bazë të të dhënave, tha një zëdhënëse e CDC-së.

Ka arsye të ndryshme se pse njerëzit anashkalojnë marrjen e dozës së dytë të vaksinës. Në një sondazh të New York Time, disa thanë se kanë frikë nga efektet anësore të vaksinës, ku mund të shkaktohen simptoma të ngjashme me gripin. Të tjerët thanë se pas marrjes së dozës së parë, ndjehen mjaftueshëm të mbrojtur kundër koronavirusit.

Po ashtu është shfaqur një pengesë e cila nuk varet direkt nga njerëzit, të cilët duhet të vaksinohen, thotë New York Times. Një numër i qendrave të vaksinimit kanë anuluar terminin e dytë për vaksinimit, për shkak të mungesës së vaksinave. Për këtë arsye, disa njerëz thjesht kanë hequr dorë nga vaksinimi.

Rezultatet e një studimi të pavarur, që u botua në New England Journal of Medicine tregojnë se shumica e njerëzve që nuk e marrin dozën e dytë të vaksinës, mund të jenë keqinformuar për efektivitetin e vaksinimit të plotë. Më pak se gjysma e të anketuarve nga studiuesit e Universitetit Cornell dhe Fakultetit të Mjekësisë së Harvardit, thanë se ata besonin se vaksinat me dy doza sigurojnë mbrojtje kundër koronavirusit dy javë pas marrjes së dozës së parë, pavarësisht se në udhëzimet e CDC-së thuhet se vaksinat kanë përfitim të menjëhershëm.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit masiv, ekspertët e shëndetit publik në SHBA, por edhe në gjithë botën, kanë ngritur shqetësime se do të jetë e vështirë që njerëzit të kthehen në qendra të vaksinimit për të marrë dozën e dytë, tre ose katër javë pas marrjes së dozës së parë.

Gjithashtu, nuk është për t’u habitur që derisa vaksinimi kundër koronavirusit po rritet gjithnjë e më tepër, po ashtu numri i atyre që po e shmangin dozën e dytë është duke u rritur.

Ka një numër arsyesh pse doza e dytë e vaksinës kundër COVID-19 është e rëndësishme. Ekzistojnë dy arsye kryesore: e para, është e rëndësishme që ta mbroni veten nga infektimi me virus, por gjithashtu është e rëndësishme që ta parandaloni përhapjen e virusit.

Studimet e kryera gjatë provave klinike për secilën vaksinë që administrohet përmes dy dozave, kanë treguar se pas një periudhe kohore, imuniteti ndaj COVID-19 pas marrjes së dozës së parë zbut kurbën e infeksionit, por doza e dytë ndihmon që mbrojtja nga COVID-19 të jetë në një nivel të lartë.

Edhe nëse një person, për arsye të ndryshme, nuk merr me kohë dozën e dytë, është e rëndësishme që ta merr atë.

“Antitrupat mund të rriten për dhjetë herë pas dozës së dytë”, shpjegon Nicholas Kman, nga Universiteti i Ohajos.

“Doza e dytë është jashtëzakonisht e rëndësishme për njerëzit që kanë sistem të kompromentuar imunitar, e të cilët konsiderohen se janë në rrezik të lartë për zhvillimin e simptomave të rënda dhe komplikimeve”, shton Kman, raporton portali GH.

Sipas studimeve të CDC-së, të dhënat tregojnë se efektiviteti i një doze të vetme të vaksinës së kompanisë Pfizer është 60 deri në 70 për qind, thuhet në një publikim në ueb-faqen e Cleavland Clinic. Një studim i ri i CDC-së tha se marrja e një doze të vaksinës së Pfizerit ofron 80 për qind efikasitet, por nëse merren të dy dozat e vaksinës, atëherë efikasiteti arrin deri në 90 për qind.

Kompania Pfizer ka konfirmuar se vaksina ofron 91 për qind efikasitet pas marrjes së dy dozave dhe ofron nivel të lartë të parandalimit të simptomave të rënda të sëmundjes COVID-19.

Shifrat flasin vet, mbrojtja më e madhe ndaj COVID-19 krijohet pas marrjes së dy dozave të vaksinës.

Marrë nga REL.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota “johnson & jonhson” vaksinimi ne shba “johnson & jonhson” vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll
Bota 12 Maj 2021, 13:05

IZRAEL- Ogranizata botërore “Save the Children” ka bërë thirrje për de-përshkallëzim të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. BBC shkruan se nga l...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen