LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Të ftuar në rrethin e dhjetë dantesk’ të Flutura Açkës ose ‘Nji Roman që shndrin mendjen’ Esse- nga Gjergj Jozef

30 Mars 2019, 18:11 Nga DOSJA
‘Të ftuar në rrethin e dhjetë dantesk’ të

Mbijetesa e nji vepre arti në përgjithsi e sidomos ajo në gjininë ma të vështirë të krijimit në veçanti, siç ash’ romani përmblidhet në dy elemente: Kulturën e Autorit dhe Trysninë krijuese. Mbi 90 % e romaneve shqiptare shkruhen nëpërmjet intervalesh kohore e si pasojë kallxojnë edhe ndryshueshmeni në stil, saqë të duket se romani asht shkrue nga disa persona e në fakt njashtu asht, sepse ai që nuk ka aftesinë me e vrapue maratonën e nji Romani me nji frymë, hyn në garë sërish, si nji Person tjetër.

Romani “Të ftuar në rrethin e dhjetë” i ka të dyja këto kolona që e mbajnë atë fort në kambë e nuk e lajnë me u rrëzue.

Së pari, autorja të trondit me kulturën e saj të thellë “danteske”, gjaqë do ia kishte zili edhe italofili ma i madh në Perëndim.

Ajo i njef rrathët e Dantes, ma mirë se çdo zonjë bizhuteritë e saja. Dashunia e Autores për Firencen asht nji ndjesi e pastër e thellë, gati mistike.

“E Bukura, gjithkund sundon, por veç atje mbretnon”, – thotë nji nga heroinat me gojën e Dantes për Firencen.

Romani asht shkrue në nji trysni të jashtzakonshme dhe me këtë trysni autorja i ka sigurue atij mbijetën në kohë. Kapitujt kapërcejnë njeni-tjetrin si rrathët dantesk e megjithatë lexuesi ka përshtypjen se asht në nji tren me 10 vagona, drejtue në nji stacion të panjoftun.

9 rrathë ka ferri dantesk, rrathi i dhjetë asht atdheu i Autores që dergjet në brigjet e Adriatikut, as i gjallë e as i vdekun. Ky asht atdheu i të gjithë ne shqiptarëve në trojet tona e në diasporë.

“Lazaratin e keni kthye ne Gjitharatin”, – thotë nji nga tre herojtë e romanit në mënyrë lapidare.

Fabula asht krejt thjeshtë e miqesore: 3 miq 50 vjeçarë kërkojnë të festojnë së bashku përvjetorin e ditlindjes. Ata nisen nga drejtime të ndryshme drejt Firences, sejcili ka nga nji histori me vedi, e nga nji kujtim të kohëve të mira.

Ky roman, megjithse i kushtohet Monikës e Gazmendit, dy miqve të Autores e brezit të 50 vjeçarëve, që njoftën lirinë në sgrip të rinisë, ai në fakt përshkruen fatin e nji brezi të tanë shqiptarësh.

“Nessun magior dolor…”, – thoshte Danteja, poeti fiorentin që për Autoren mbetet poeti ma i madh i kohëve. Citimi i pjesëve të Ferrit Dantesk nga origjinali i Pashko Gjeçit, në gegnishten shqipe, asht nji gjetje fantastike.

Antikonformizmi i Autores dallohet edhe në frymën e tre personazheve të saj, nji zotnisë, Gentit e dy zonjave, Majlos e Gjenezës.

Merita ma e madhe e saj qëndron në raportin realist që ajo ka me vendlindjen dhe penda e Flutura Açkës i ban të gjitha nderimet letërsisë së diasporës shqiptare në Perëndim.

Postkomunistat e kanë kthye atdheun tonë në nji morg, ku përpiqen me rilinde nji të vdekun e këtë e bajnë me bijtë apo nipat e mbesat e byrosë politike e komitetet qendrore të partisë famkeqe komuniste, të ashtuquajtun të Punës.

Pasunimi i pafre në mënyrë të paligjshme i establishmentin që rritet në mënyrë gjeometrike e varfënia e përdishme e njerëzve që bjen në mënyrë algjebrike, asht nji gërshanë ëe po ia pret të ardhmen e begatinë atdheut.

Establishmenti postkomunist duhet të dridhet përpara pendave të tilla realiste si kjo e Flutura Açkës.

Ndërsa unë po lexoja romanin më dukej se diku nga nji prapaskenë po vinin tingujt e zani i fortë, melankonik tingëllues i Fabricio de Andreit e pata përshtypjen se edhe autorja duhet ta ketë ndi atë para apo gjatë aktit krijues të romanit.

Autorja si nji Flutur me krahët shumëngjyrësh merr nji fluturim nëpër 10 rrathët dantesk të kohës që jetojmë dhe e ushqen atë me frymën e nji fluture.

Megjithse Autorja asht rritë e formue në nji ambjent gegëfolës, siç asht Elbasani, ajo preferon me shkrue në standartin toskë, të cilin duhet thanë se e zotënon me mjeshtëri, megjith dobësitë gjuhësore që afron ky standart si mungesa e paskajores etj.

Romani ka mbi 400 faqe, të cilat lexohen me nji frymë, ashtu siç janë shkrue e për çdo shqiptar që asht i etun me lexue letërsi të mirë si vena “Chianti” (që përmendet në roman) e antikonformiste, ky roman i hapë damarët e i shndrin mendjen.

Vjenë Mars, 2019.

Marrë nga VOAL.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture flutura acka gjergj jozef kola të ftuar në rrethin e dhjetë dantesk flutura acka gjergj jozef kola të ftuar në rrethin e dhjetë dantesk


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje