LIVE UPDATES
Politike

‘Të gjithë e thërrisnim në biseda për shkak të marrëdhënieve të acaruara, qoftë me Fatosin e qoftë me Ilirin’/ Ra

30 Korrik 2020, 08:09 Nga DOSJA
‘Të gjithë e thërrisnim në biseda për shkak

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot ish-ministrin Luan Hajdaraga, i ndarë nga jeta një vit më parë. Në disa rreshta homazhe, Rama kujton kohën kur ish-ministri kishte rolin e negociatorit kur brenda Partisë Socialiste kishte përplasje mes figurave më të rëndësishme.

“Aq i mirë ishte Lakja me të gjithë, sa të gjithë e thërrisnim emrin e tij në bisedat që nuk ecnin kollaj për shkak të marrëdhënieve të acaruara, qoftë me Fatosin dikur e qoftë me Ilirin më pas, e automatikisht vinte buzëqeshja e nisnin historitë e të ngrënave heroike dhe batutave epike të Luan Hajdaragës. Nuk di ndonjë rast që Lakja t’ia ketë prishur dikujt a të jetë prishur me dikë, deri ditën që u nda nga jeta si sot një vit më parë,”-shkruan ndër të tjera Rama. 

HOMAZH

LUAN HAJDARAGA ishte babaxhan. Njeri i ditur, burrë i paqtë me humor dhe i tavolinës, Lakja lehtësonte edhe situatat më të ndera në tryezë, kur brenda familjes sonë politike kishte sherre nga ato të mëdhatë fare, të kohës kur ambiciet e protagonizmat individuale, kishin shpërthyer si breshër mbi kokën e Partisë Socialiste. Çdo të mërkurë kur mblidhej qeveria, Lakja dhe unë ishim rregullisht disa minuta para orarit në vendet përkatëse, e në pritje të fillimit të mbledhjes, si zakonisht me vonesë të konsiderueshme, këmbenim biseda nga më të ndryshmet. Ai ishte ministër i mbrojtjes në atë kohë dhe në atë karrige e zuri edhe lufta e Kosovës, të cilën e përjetoi me një ndjenjë përgjegjësie aq të madhe sa shpesh përhumbej fare, e i thosha me të qeshur, “Lërja Natos mor burrë t’i drejtojë bombardimet, mos i bëj të gjitha vetë!”… Aq i mirë ishte Lakja me të gjithë, sa të gjithë e thërrisnim emrin e tij në bisedat që nuk ecnin kollaj për shkak të marrëdhënieve të acaruara, qoftë me Fatosin dikur e qoftë me Ilirin më pas, e automatikisht vinte buzëqeshja e nisnin historitë e të ngrënave heroike dhe batutave epike të Luan Hajdaragës. Nuk di ndonjë rast që Lakja t’ia ketë prishur dikujt a të jetë prishur me dikë, deri ditën që u nda nga jeta si sot një vit më parë. Edhe në largimin e tij nga rangjet e larta të partisë ai ishte si pakkush i pahatërmbetur, më shkruante hera – herës opinionet e tij, me dashamirësi të madhe e sens politik të qartë. Nuk ia përtonte asnjëherë as intervistave e debateve televizive kur e ftonin të merrte pjesë dhe ashtu babaxhan, mbronte qëndrimet tona pa kërkuar kurrë në këmbim kurrgjësend. E takova në spital kur sëmundja kishte nisur ta vinte poshtë dhe ashtu i penguar në frymëmarrje, më tha mos ki merak, deri në fund me vete më ke! Nuk takoheshim shpesh, por kur më shkon mendja tek Luani edhe sot e gjithë ditën që ai s’është më, më vjen të buzëqesh nga mendimi se edhe në atë botë ai me siguri ia kalon mirë edhe me ëngjëjt, edhe me djajtë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama luan hajdaraga edi rama luan hajdaraga

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet