LIVE UPDATES
Politike

Të gjithë tentativat e SPAK për të mbuluar skandalin e “patronazhistëve”

20 Prill 2021, 13:38 Nga DOSJA
Të gjithë tentativat e SPAK për të mbuluar skandalin e

TIRANË-Prokuroria dhe Gjykata Speciale, kërkojnë sekuestrimin e pajisjeve të punës së redaksisë së “Lapsi.al”, pasi gazetarët e portalit publikuan një javë më parë informacione nga data -baza elektorale e Partisë Socialiste, ku gjendeshin të dhënat personale për mbi 900 mijë qytetarë të Tiranës.

“Boldnews.al” shpjegon, në mënyrë sa më të thjeshtë e telegrafike, aspektin procedurial të këtij hetimi dhe përse SPAK-u, një strukturë e ngritur për të hetuar krimin dhe korrupsionin e lidhur me zyrtarët e lartë, zgjodhi të trajtonte në mënyrën më të gabuar rastin “Patronazhisti”.

Hetimi penal

Së pari, data- baza e publikuar nga “Lapsi.al” është sistem të dhënash, i përpunuar nga Partia Socialiste në pushtet.

Ky fakt konfirmohet në shumë drejtime. Menjëherë pas publikimit të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u mbrojt duke deklaruar se “janë të dhëna të mbledhura ndër vite nga strukturat e partisë në terren”.

Kjo alibi u rrëzua shpejt, pasi të dhënat në duart e “patronazhistëve” socialistë ishte të përditësuara deri në ditët e fundit.

Më tej, Balla u mundua ta mohojë që data- baza ishte e Partisë Socialiste. Por, shumë të dhëna dhe detaje brenda saj, e lidhin katërcipërisht me partinë në pushtet.

Pra, Prokuroria e ka pasur shumë të thjeshtë që të orientojë hetimet e saj drejt Partisë Socialiste, duke verifikuar të dhënat e publikuara në media, identifikimin e sistemit të të dhënave personale, si edhe administratorin apo administratorët e këtij rrjeti gjigand të dhënash personale.

Së dyti, përpunimi nga partia në pushtet i të dhënave personale që gjenden në institucionet shtetërore, përmban në vetëvete një mori veprash penale.

Shpërdorim detyre (neni 248 i Kodit Penal)- Shumë qytetarë, përfshirë edhe gazetarë në redaksinë e “Boldnews.al”, kanë konstatuar se të dhënat që gjenden në duart e “patronazhistëve” të Partisë Socialiste janë të njëjtat që kanë përdorur kur janë regjistruar në portalin qeveritar “E-Albania”, një sistem elektronik të integruar të të gjithë të dhënave që gjenden në regjistrat publikë, përfshirë tatimet, sigurimet shoqërore, e të tjerë.

Shpërndarja e të dhënave personale të qytetarëve në duart e “patronazhistëve”, përbën më së paku shpërdorim detyre të zyrtarëve që kanë përgjegjësi për administrimin dhe ruajtjen e tyre.

Ndërhyrje në sistemet kompjuterike (neni 192/b i Kodit Penal)- Të dhënat e data-bazës së “patronazhistëve” janë informacione elektronike, të cilat, ligjërisht, duhet të jenë vetëm në dispozicion të institucioneve shtetërore.

Fakti që këto të dhëna gjenden në një entitet jo-shtetëror, siç është Partia Socialiste, është i mjaftueshëm për të hetuar mbi ndërhyrje të paligjshme në sisteme elektronike shtetërore.

Korrupsioni aktiv në zgjedhje (neni 328 i Kodit Penal)– Të dhënat e siguruara nga data-baza e “patronazhistëve” japin një panoramë të qartë mbi premtimet dhe favoret që ata u kanë bërë apo u bëjnë qytetarëve të ndryshëm për të votuar në favor të Partisë Socialiste.

Në komentet e patronazhistëve lexohen shpesh raste se “ka përfituar leje legalizimi, do të votojë për PS” apo “kërkon punë për djalin, voton për PS”, e të tjera të ngjashme.

Këto të dhëna janë të mjaftueshme për të nisur hetime mbi korrupsion aktiv në zgjedhje, i cili parashikon dënim për personat që “ofrojnë të holla, të mira materiale, premtime për vende pune apo favorizime të tjera…”.

Përdorimi i pushtetit publik për veprimtari politike ose zgjedhore (neni 328/a i Kodit Penal)– Sipas këtij neni, “Pjesëmarrja e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore në shërbimin civil ose në një funksion jopolitik në administratën shtetërore, në kundërshtim me ligjin, në aktivitetet ose fushatën zgjedhore, të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet”.

Një pjesë e atyre që quhen “patronazhistë”, sipas verifikimeve të kryera nga vetë qytetarët, si edhe nga “Boldnews.al”, rezultojnë që janë zyrtarë të administratës shtetërore, në nivel qendror ose lokal, përfshirë edhe punonjës të Policisë Bashkiake.

Të gjitha këto vepra penale lidhen me aktivitetin e funksionarëve qeveritarë dhe të Partisë Socialiste (dhe jo vetëm të nivelit të ulët të patronazhistëve).

Por, SPAK-u ka zgjedhur të hetojë denoncuesit e skandalit dhe i ka vënë qëllim vetes të zbulojë “burimin e informacionit”, ndërkohë që rasti përbën një nga rrjedhjet më skandaloze të të dhënave personale, të ndodhur në Shqipëri. /boldnews.al/

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë