LIVE UPDATES
Aktualitet

25 Maj 2020, 16:57 Nga DOSJA

DURRËS- Tërmeti i 26 nëntorit mund të ndikojë në përshpejtimin e zbulimit të plotë të Amfiteatrit të Durrësit. Një pjesë e banesave që ndodhen ende mbi shkallaret e tij janë dëmtuar nga lëkundjet sizmike dhe bashkia ka nisur procedurat për sistemimin e familjeve. Këto shtëpi janë ndërtuar që në vitet 1930, kur askush nuk kishte dijeni për monumentin e madh të antikitetit. “Akt ekspertizat e thelluara të Institutit të Ndërtimit kanë përcaktuar rrezikshmërinë e lartë  që paraqesin këto objekte për banorët,”  tha për BIRN, Alban Ramohito, drejtor i Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

“Një nga banesat e dëmtuara me tre kate ndodhet në bulevardin kryesor “Epidamn”, shumë pranë bashkisë, dhe prishja e saj do të zbulonte për herë të parë, se si dukej amfiteatri nga ana e jashtme e tij,” shtoi ai. E gjithë procedura do të ndiqet më tej nga bashkia, njëlloj si për familjet e tjera të qytetit, shtëpitë e të cilave u dëmtuan rëndë nga tërmeti shkatërrimtar. Nëntë banesat e  dëmtuara 1-3 katëshe ndodhen në pjesën lindore të amfiteatrit, zonë që ka mbetur njëlloj si në fillim të viteve 1960. Prishja e tyre i hap rrugë zbulimit të plotë të shkallareve dhe galerive të monumentit më të madh arkeologjik në vendin tonë.

Çlirimi i amfiteatrit nga banesat një histori shumëvjeçare

Historia e zbulimit të Amfiteatrit të ndërtuar në shek 1-2 të erës sonë, ka nisur 55 vjet më parë, kur arkeologu Vangjel ToçI, duke vlerësuar të dhënat e pakta dokumentare, si dhe dëshmitë e banorëve të lagjes mbi anomalitë e ndryshme të terrenit, u bë shkak për prishjen e 33 shtëpive dhe largimin e 50 familjeve të njohura durrsake si  Kthupi, Njala, Velja, Kapedani, Bebeziqi, Plepi dhe të tjerë. Ato u sistemuan në apartamente kryesisht në periferi të qytetit dhe duket se të njejtin fat do të kenë edhe familjet e fundit që vazhdojnë të jetojnë mbi monumentin antik.

Prej asaj kohe ndërhyrjet ishin sporadike. Një përpjekje shpronësimi u bë në fillim të vitit 2015, në kuadër të fazës së parë të një projekti të qeverisë aktuale që ka premtuar zbulimin e amfiteatrit, prishi 3 banesa që ndodheshin brenda amfiteatrit. Familjet liruan shtëpitë dhe u kompensuan sipas sipërfaqeve përkatëse, ndërsa transferimi i familjeve të tjera u shty për një kohë të pacaktuar për shkak të faturës së lartë financiare të shpronësimit, rreth 100 milionë lekë. Por tërmeti i 26 nëntorit, përtej fatkeqësisë, duket se ka krijuar një mundësi të re për të nxjerrë në dritë pjesën e mbetur mbuluar të amfiteatrit.

Specialistët e Institutit të Ndërtimit, të cilët pas tërmetit të vitit të kaluar kanë ekzaminuar teknologjinë dhe kohën e ndërtimit, si dhe shkallën aktuale të degradimit nga faktorë të ndryshëm, përfshirë edhe forcat dinamike sizmike, kanë konkluduar se “duke parë dëmtimet e kolonave antisizmike dhe hekurat e korroduar të objektit, si dhe degradimin e madh ndër vite, objekti është me rrezik shumë të lartë për humbjen e jetës së njerëzve”. Ky është teksti i konkluzioneve për një nga banesat, por ai është mjaft i ngjashëm me tetë aktet e tjerë të ekspertimit për banesa që kanë mbi dokument siglën “E papërdorshme”. Ndërkohë ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj tha në një mbledhje të qeverisë për ndërtimin e banesave të prishura nga tërmeti, se për amfiteatrin do të ndaheshin fonde nga 100 milion eurot e dhëna prej Bashkimit Europian.

“Shumë shpejt do fillojmë detajimin e 100 milionëve (euro) në dy fasha kryesore, një pjesë për arsimin dhe pjesa tjetër për trashëgimisë kulturore duke përfshirë edhe Amfiteatrin e Durrësit, ku do bëjmë një projekt shembull,” tha Ahmetaj. “Banorët e amfiteatrit”, siç i quajnë në Durrës kanë patur një ndjeshmëri të lartë për monumentin më të cilin bashkëjetojnë prej disa dhjetëvjeçarësh. “Ne e dimë se zbulimi i plotë i shkallareve dhe galerivë është çështje kohe” – thotë Eugen Simaku, pinjoll i një familjeje që jeton në të njëjtën shtëpi që nga viti 1942. Por ai shton se do tu pëlqente të kishin një sistemin dinjitoz, pasi kanë jetuar gjithnjë në qendër të qytetit.

Të njëjtin mendim ka edhe Nexhmije Kacani, e cila shprehet se nuk ka patur dëmtime të rënda nga tërm eti i fundit. “Nga tërmeti janë plasaritur disa mure, jo më shumë. Më shumë më tremb rrëshqitja e dyshemesë , që ndodhet mbi muret e amfiteatrit” – shton ajo. Shumica e familjeve që banojnë ende mbi amfiteatër nuk kanë kryer thuajse asnjë riparim, në pritje të zgjidhjes, që duhet të vinte nga shteti. E vetmja banesë, e cila i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje të thellë restauruese është gjetur e padëmtuar nga specialistët e Institutit të Ndërtimit.

Amfiteatri antik, njëlloj si 50 vjet më parë

Që nga viti 1970, kur përfundoi faza e parë e zbulimit, monumenti ka thuajse të njejtën pamje. Punimet për zbulimin kanë qenë sporadike dhe kanë kaluar peripeci të shumta. Në fund të viteve 1980 në pjesën pranë bashkisë së Durrësit pati një përpjekje tjetër për të zbuluar fasadën e jashtme të amfiteatrit, si dhe hyrjen e galerisë së madhe veriore. Ndërhyrja synonte të paraqiste imazhin e amfiteatrit madhështor edhe përballë sheshit qendror të Durrësit. Gjithçka u bllokua gjatë vitit të parë të tranzicionit dhe lulishtja u rimbush me dherat që ishin larguar nga zona pranë xhamisë së madhe të qytetit. Projekti u ndërpre siç kishte nisur, brenda pak  muajsh.

Të njejtin fat pati edhe ndërhyrja e forcave xhenjere të NATO-s me mision paqeruajtës në Kosovë, të cilat mbështetën nismën e arkeologëve durrsakë për hapjen e arenës së amfiteatrit, një projekt i parealizuar ende. Ishte viti 2000 dhe për afro 2 muaj ushtarakët e huaj nën vëzhgimin e arkeologëve vendas larguan dhjetra metër kub dhera, duke zbritur drejt kuotës 0 të arenës. Pastrimi i përgjithshëm i monumentit u ndërpre shumë shpejt dhe pa sqarime. Kështu iu mbyll rruga një procesi profesional dhe pa shpenzime, i pari i këtij lloji i viteve të tranzicionit. Më pas puna 10-vjeçare e një ekipi italo-shqiptar kishte kryesisht efekte studimore, duke u fokusuar në pjesën juglindore të mureve. Por përveç anës studimore, edhe ai nuk mundi të zgjerojë gamën e zbulimit.

Shkencëtarë vendas dhe të huaj e konsiderojnë amfiteatrin e shek 1-2 të erës sonë, si një nga monumentet me vlerë në shkallë eurupiane. Në vitin 2013 fondacioni “Europa Nostra” e shpalli Amfiteatrin e Durrësit si një nga monumentet më të rrezikuar në kontinent. Projekti për zbulimin e plotë të tij bashkë me investimin financiar kërkon bashkërendimin e punës së institucioneve dhe specialistëve nga disa fusha. Elipsoidi me moshë 1,900-vjeçare dhe me përmasa 130-113 metra do të vinte i plotë për vizitorët vendas dhe të huaj.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anfiteatri i durresit termeti ne durres anfiteatri i durresit termeti ne durres


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet