LIVE UPDATES
Bota

Bota në një zë: Të mos harrohet Holokausti

24 Janar 2020, 12:22 Nga DOSJA
Bota në një zë: Të mos harrohet Holokausti

Shtatë shtatore të derdhura në bronz. Fytyrat e tyre shprehin guxim dhe dëshpërim. Skulptura të kujton heronjtë e kryengritjes së hebrejve kundër pushtuesve gjermanë në geton e Varshavës më 1943. Para një muri me tulla të kuqe qendron ky monument në memorialin e Holokaustit Yad Vashem në Jeruzalem. Yad Vashem – do të thotë në hebraisht një përmendore dhe një emër. Këtë synon memoriali për gjashtë milionë hebrejtë e vrarë gjatë Holokaustit. Në memorial rrëfehen historitë e tyre, përmenden emrat e tyre, përkujtohen ata. “Përpara kësaj përmendoreje qendroj unë si njeri – dhe si gjerman”, thotë presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

Eshtë hera e parë që një president gjerman flet këtu. Steinmeier e mban fjalimin e tij në anglisht, pra ai nuk përdor gjuhën e tij përmes së cilës u formuluan asokohe urdhërat për vrasjen e hebrejve në Europë.

Steinmeier: “I plotësuar prej mirënjohjes”

“75 vjet pas çlirimit të Auzhvicit unë si president gjerman qendroj para jush, i ngarkuar me fajin e madh historik”, thotë Steinmeier, pas tij ndodhen herojtë e kryengritjes së Varshavës në bronz, dhe përballë tij krerët e shteteve nga mbarë bota, përfaqësues të qeverisë së Izraelit – dhe rreth 100 të mbijetuar të Holokaustit. Jam i plotësuar prej mirënjohjes, thotë Steinmeier. “Për dorën e zgjatur të të mbijetuarve, për besimin e njerëzve në Izrael dhe në mbarë botën, për rigjallërimin e jetës hebreje në Gjermani.”

Steinmeier është njëri ndër më shumë se 40 kryetarë shtetesh e qeverishë, që ndodhen në Izrael (23.01) për të marrë pjesë në forumin e pestë të Holokaustit. Ndër ta presidenti rus Vladimir Putin, ai francez Emmanuel Macron dhe nënpresidenti i SHBA-së Mike Pence. Ftesat janë bërë nga fondacioni World Holocaust Forum bashkë me Yad Vashem dhe presidenten e Izraelit Reuven Rivlin.

Synimi i këtij forumi është të kujtohet Holokausti, të luftohet antisemitizmi. Ka qenë gjithmonë misioni ynë të bashkojmë vendet në luftën kundër antisemitizmit, thotë Moshe Kantor, sipërmarrës rus dhe president i kongresit europian të hebrejve, në bisedë për DW: “Pavarësisht nëse këto vende në kohën e luftës kanë qenë pjesë e koalicionit të Hitlerit apo të forcave aleate.”

Paralajmërim nga një fuqi atomike si Irani

Nënpresidenti i SHBA-së Mike Pence në fjalën e tij në Yad Vashem bën lidhjen mes së shkuarës dhe të së tashmes. “Ne duhet të qendrojmë fort të bashkuar kundër një qeverie në botë, për të cilën mohimi i Holokaustit është politikë shtetërore”, bën thirrje Pence. “Bota duhet të qëndrojë fort e bashkuar kundër Republikës Islamike të Iranit.”

Ngjashëm u shpreh edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu: “Ne nuk do të lejojmë një Holokaust tjetër! Populli hebre e ka nxjerrë mësimin prej Holokaustit: Ne i marrim seriozisht kërcënimet e atyre, që duan të na shkatërrojnë.” Në bisedat bilaterale Netanjahu para ceremonisë përkujtimore u bëri thirrje miqve shtetërorë që të ushtrojnë presion më të fortë ndaj armikut të Izraelit, Iranit, edhe përmes sanksioneve.

Grindje për historinë

Presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij nuk iu referua kësaj teme. Presidenti rus shmanget nga nxitja e mëtejshme e konfliktit diplomatik me Poloninë në Yad Vashem. Presidenti polak Andrzej Duda e refuzoi ftesën për në Yad Vashem, pasi mësoi, se atij nuk do t’i jepet e drejta e fjalës ndryshe nga Putinit.

Presidenti rus kohët e fundit herë pas here është përpjekur ta interpretojë ndryshe historinë, duke dashur që ta nxjerrë Poloninë si bashkëfajtore në Luftën e II Botërore edhe për Holokaustin. Qeveria konservatore polake në të kundërt nuk do të pranojë aktet e polakëve antisemitistë në kohën e pushtimit gjerman. Një debat historik, që qëndron si hije ndaj ceremonisë përkujtimore në Jeruzalem. E madje kjo sikurse konsiderojnë disa vëzhgues bën që të dalë në plan të dytë thelbi i eventit, mbajtja gjallë e kujtimit për Holokaustin. E pikërisht kujtimi është një qëllim i rëndësishëm për rreth 100 të mbijetuarit e Holokaustit pjesëmarrës në ceremoni në Yad Vashem.

Si i bëhet kur të ketë vdekur edhe i mbijetuari i fundit?

Njërezit si Valter Bingham p.sh., që e ka përjetuar pogromën e nëntorit 1938 në qytetin jugor të Gjermanisë, Mannheim, duke i shpëtuar rrëmbimit prej nazistëve dhe përmes një transporti për fëmijët zbarkuan në Britaninë e Madhe. Ai luftoi si ushtar më 1944 në Normandi kundër gjermanëve, emigroi më 2004 në Izrael.

Nuk më kujtohet se çfarë kam ngrënë dje në drekë, thotë 96 vjeçari. Por kujtimi i krimeve të nazizmit është ende i gjallë.

Si mund të ruhet kujtimi pas vdekjes së tij? Pasi të ketë vdekur edhe i mbijetuari i fundit? “Më shumë punë sensibilizuese nëpër shkolla”, thotë Bingham. “Dhe me ditë të tilla si kjo e sotmja, me një ceremoni përkujtimore, si kjo që përjetuam sot në Yad Vashem.” Marrë nga Deutche Welle

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota forumi i holokaustit viktimat e holokaustit forumi i holokaustit viktimat e holokaustit

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën