All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

16 Tetor 2020, 09:58 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

TIRANË- ECPAT International dhe CRCA/ECPAT në Shqipëri ka prezentuar sot raportin “Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale”.  Sipas Altin Hazizajt, në raport thuhet se vetëm në 2 vitet e fundit, Shqipëria renditet në vendin e parë për numrin e fëmijëve të pashoqëruar në Itali, duke numëruar rreth 1393 minoren.  Ndërkohë në raport thuhet se të paktën 200 fëmijë nga Shqipëria raportohen çdo vit të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar. Po kështu, Altin Azizaj tha se Shqipëria ka nevojë për ligje më të forta sa i përket abuzimeve seksuale dhe trafikimit të fëmijëve.

Njoftimi: 

ECPAT International dhe CRCA/ECPAT Shqipëri bën sot publik raportin “Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale”, i cili është raporti më i fundit ndërkombëtar, që fokusohet tek evidentimi i rreziqeve që ekspozojnë fëmijët në trafikim, shfrytëzim seksual, pornografi dhe turizëm seksual. Raporti u prezantua edhe në kuadër të Ditës Europiane kundër Trafikimit të Personave, duke sjellë një realitet shqetësues për fëmijët në Shqipëri, të cilët vijojnë ende të jenë viktima të shfrytëzimit seksual dhe trafikimit në vendet fqinje si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqi, apo vendet e BE-së si Italia, Hollanda, Gjërmania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Raporti “Treguesit e Përgjithshëm të Vendit, Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale” nga ECPAT International, organizata më e madhe në botë që lufton kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe trafikimit të tyre, paraqet shkallën, format dhe kontekstin e shfrytëzimit të fëmijëve në Shqipëri dhe faktorët që nxisin apo mbajnë gjallë shfrytëzimin e fëmijëve.

Përgjatë prezantimit online të Raportit, Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, nënvizoi faktin se: “Raporti tregon se Shqipëria ka nevojë të ketë një qasje tërësisht të re përkundrejt fenomeneve që nxisin shfrytëzimin seksual apo trafikimin e fëmijëve. Plani i ri i Veprimit kundër trafikimit të qënieve njerëzore duhet që përfundimisht ta heq Shqipërine nga harta e vendeve me trafikim të fëmijëve për qëllime seksuale.”

Vetëm në dy vitet e fundit Shqipëria renditet në vendin e parë për numrin e fëmijëve të pashoqëruar në Itali, duke numëruar rreth 1393 minorenë të pashoqëruar nga prindërit në këtë vend dhe një target i lehtë për tu trafikuar e shfrytëzuar, ndërkohë që të paktën 200 fëmijë nga Shqipëria raportohen çdo vit të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar. Personat vulnerabël shpesh janë viktima jo vetëm të shfrytëzimit seksual, por edhe punës së detyruar, skllavërisë, apo edhe shitjes së organeve.

Raporti ndër të tjera evidenton faktin e përfshirjes së familjeve në trafikimin e fëmijëve të tyre. Një vit më parë raport i Europol-it tregoi se në shumicën e rasteve të trafikimit të fëmijëve shqiptarë drejt vendeve të BE-së për shfrytëzim seksual, familjet e viktimave ishin përfshirë në procesin e trafikimit të fëmijëve të tyre. Raporti “Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale”, bazohet në renditjen e vendeve në Indeksin Global të Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve të Njësisë së Inteligjencës të The Economist – ku vendi ynë pozicionohet mes vendeve si Xhamajka e Mongolia, duke marrë notën 49.8, shumë larg vendeve të tjera të Ballkanit apo Europës Lindore.

Raporti po ashtu sjell në vëmendje situatën e fëmijëve Romë, të cilët janë veçanërisht të prekshëm ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual për shkak të mbi-përfaqësimit të tyre në popullatat e fëmijëve të rrugës. Martesat e hershme të fëmijëve apo ato të detyruara mbështeten gjithashtu një problem që ekpozon vajzat drejt shfrytëzimit seksual, prostitucionit dhe trafikimit.

Përsa i përket kornizës ligjore, ndonëse vendi ynë ka ligje të forta përsa i përket dhunës seksuale, përsëri ato nuk ndalojnë në mënyrë specifike blerjen e shërbimeve seksuale nga fëmijët, as angazhimin ose kërkimin e një fëmije me qëllim të shfrytëzimit seksual përmes prostitucionit. Meqenëse ligji nuk bën asnjë dallim midis prostitucionit të fëmijëve dhe të rriturve, ekziston rreziku që fëmijët të trajtohen si shkelës të ligjit në lidhje me këtë fenomen- pra si persona që kryejnë një krim kur në fakt ata janë viktima të shfrytëzimit. Raporti i ECPAT International është një mjet efektiv për të avokuar për eleminimin e shfrytëzimit seksual dhe trafikimit të fëmijëve në të gjitha nivelet, si dhe për të monitoruar dhe analizuar angazhimet e Qeverisë dhe mekanizmave të tjerë për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë shfrytëzimi. Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë link https://www.crca.al/sq/publikime, ndërsa një version i përmbedhur e keni bashkangjitur me lajmin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet crca/ecpat shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale” crca/ecpat shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale”

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet