"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Të shkosh për t’u shëruar, por të vdesësh. Zbulohen shifrat alarmante të vdekjeve nga infeksionet në spitale
17 Nëntor 2019, 17:17Nga DOSJA
GJERMANI- Frika që ekziston për infeksionet që mund të merren, kur shtrohesh në spital nuk është më kot. Mendohet, se në Gjermani çdo vit humbasin jetën 20.000 vetë për shkak të ashtuquajturave infeksione nosokomiale, ka bërë të ditur Instituti Shkencor Robert Koch, RKI në Berlin.
Në bazë të një studimi të mëparshëm, kjo shifër llogaritej me 10.000 deri në 15.000 raste vdekjeje në vit. Për studimin e publikuar në revistën “Eurosurveillance”, janë marrë në shqyrtim pesë infeksionet kryesore që përbëjnë afër 80% të rasteve të infektimit në spitale: bronkopneumoni, infeksione plagësh, infeksione urinare, infeksione nga përhapja e mikrobeve në qarkullimin e gjakut, (septicemia) dhe infeksionet me bakterin „Clostridium difficile”.
Rastet e vdekjes nga këto infeksione janë shumë të vështira për t’u provuar, sepse shumë pacientë kanë pasur edhe sëmundje të tjera bazike, që edhe pa infeksionet në spitale mund të çonin në vdekjen e tyre, thekson RKI.
Qindra mijëra të infektuar
Autorët e studimit, gjykojnë, se në Gjermani çdo vit vuajnë nga infeksionet e marra në spital 400.000 deri në 600.000 pacientë. Megjithatë numri i pacientëve që gjatë kohës së shtrimit në spital në Gjermani marrin një infeksion është afër 3,6%, nën mesataren europiane, (5,5%), thekson Instituti Robert Koch.
Nëse merret në konsideratë numri i infeksioneve të tilla për 100.000 banorë, atëherë Gjermania qëndron më keq se mesatarja europiane, thekson RKI. Krahas një kontrolli më efektiv të infeksioneve dhe masave parandaluese, instituti ka edhe këtë këshillë: në rast, se nuk është e nevojshme patjetër, mos u shtroni në spital.
GJERMANI- “Hej, ju aty!”, u thërret Oliver Niedrich dy vajzave që para katedrales së Berlinit kanë mbledhur disa nënshkrime. Tani ato kalojnë para n...
FRANCË- E lindur në një familje të varfër, myslimane me origjinë nga Algjeria, Dati arriti që të kapte majat e pushtetit për t’u bërë e besuara, krahu i dj...
KILI- Kili prej javësh tashmë po përballet me protestat e dhunshme, ku përleshjet mes qytetarëve dhe policisë po bëhet gjithmonë edhe më e ashpër. Ndërkohë nga ...
HONG KONG- Më pak se 164 metra nga një bazë e Ushtrisë Liblirimtare të Popullit Kinez, studentët që janë përfshirë në protesta po ndërtojnë një kështjellë.Prote...
UKRAINË- Agjencia e Intelegjencës së Ukrainës ka thënë se ka arrestuar një figurë kryesore të grupit ekstremist Shteti Islamik.Al-Bara Shishani, me naciona...
TURQI– Aktorja e njohur turke Meltem Miraloglu, ndonësë 32 vjec ajo zgjodhi të martohej me një burrë shumë më të madh se ajo, me miliarderin amerikan 80-v...
ANGLI- Një konvikt është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në Boston.Me qindra studentë u larguan nga godina, fatmirësisht ka pasur asnjë të dënuar.Sip...
FRANCË- Franca dërgoi të ashtuquajturin “non-pejper” deri te vendet anëtare të BE-së, duke kërkuar “qasje të rinovuar” në procesin e zgjerimit drejtë vende...