Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Të vegjëlit e Shkodrës në dyert e kopshtit “Ngjyrat”, si nisi viti parashkollor për ta (VD)
16 Shtator 2019, 09:18Nga DOSJA
SHKODËR– Të vegjëlit e Shkodrës e kanë nisur këtë vit parashkollor në mjediset e reja të kopshtit “Ngjyrat”. Bëhet fjalë për 120 fëmijët e lagjes numër 1 të këtij qyteti, të cilët me çantat e vogla mbi shpinë u janë drejtuar dyerve të Qendrës së Re Multifunksionale.
Godina e kopshtit “Ngjyrat” është krejtësisht e rikonstruktuar falë një projekti, të Bashkisë së Shkodrës. Me një fond prej 13 mln lekësh që u financua nga Bashkimi Europian dhe nga programet e UNDP Albania, është bërë mobilimi i mjediseve të brendshme.
Ndërsa për stinën e ftohtë të dimrit është në funksion të plotë edhe ngrohja qendrore përmes kaldajës së instaluar.
Këto mjedise mundësojnë që fëmijët e moshave parashkollore të ndahen në katër grupe, që do të drejtohen dhe nga një staf i kualifikuar dhe profesional.
Pothuajse gati është edhe çerdhja e re, qendra shëndetësore dhe zyrat administrative të kësaj lagjeje të qytetit.
Dita e sotme, 16 shtator ka shënuar fillimin e vitit të ri shkollor. Janë 455 mijë nxënës së në sistemin në 9-vjeçar dhe 90 mijë gjimnazistë që nga sot do të ulen në bankat e shkollës.
Por një emocion më i madh do të jetë për rreth 24 mijë nxënës të cilët sot për hërë të parë do të ulen në bankat e shkollës.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në Prokurori nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbër Maznikun dhe biznesmenin Shkëlqim Fusha, për shkak të...
Tiranë-Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e ish-policit më 27 gusht, Santiago Malkos. Dyshohet se 39-vjeçari Blendi Teta , i cili u arrestua pasditen ...
SHQIPËRI– Tre shkolla të arsimit 9-vjeçar janë propozuar për t’u mbyllur në qarkun e Kukësit, ndërkohë që në të gjithë Shqipërinë nxënësit janë ulur...
Tiranë– Shtyhet gjyqi për Arbër Çekajn, i cili akuzohet si i dyshuar për trafikimin e 613 kg kokainë, që u gjetën në një kamion në magazinat e ‘Arbri Gar...
TIRANË- Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Arben Dervishi, në nisje të vitit shkollor, në një deklaratë për mediat ka thënë se të gjitha struk...
Fier- Ditën e sotme banorët e Levanit janë ngritur në protestë pasi shprehen se kanë mungesë të ujit të pijshëm dhe kanë probleme me kanalizimet. Sipas tyre pro...