LIVE UPDATES
Aktualitet

Trualli i Teatrit Kombëtar i kaloi Bashkisë Tiranë/ VV: Një tentativë për të shembur këtë godinë

10 Maj 2020, 12:56 Nga DOSJA
Trualli i Teatrit Kombëtar i kaloi Bashkisë Tiranë/ VV: Një

Tiranë- Lëvizja Vetëvendosje me Qendër në Shqipëri nëpërmjet një reagimi në Facebook ka theksuar se vendimi i fundit i qeverisë për t’ia kaluar Teatrin Kombëtar Bashkisë,  është një tentativë për të shembur këtë godinë.

“Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e kanë kundërshtuar prej fillimit planin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe do të vazhdojmë ta kundërshtojmë. Kërkojmë me ngulm fillimin e projektit të restaurimit të ansamblit ekzistues të Teatrit Kombëtar. Çdo tentativë tjetër për shembjen e Teatrit përbën shkelje të rëndë në formë krimi. Restaurimi ka qenë dhe mbetet e vetmja zgjidhje e drejtë në mbrotje të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore.”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

Nga Qeveria te Bashkia vazhdon tentativa për të shembur trashëgiminë. Vendimi i fundit i Qeverisë për t’ia kaluar Teatrin Kombëtar Bashkisë së Tiranës, është tenativa e radhës për ta shembur Teatrin ekzistues. Askush nuk është kundër ndërtimit të një teatri të ri në një vend tjetër, por tentiva për shembje tashmë është diskredituar. Teatri Kombëtar ekzistues, jo më larg se një muaj më parë, u përfshi zyrtarisht në programin e “7-të Vendndodhjeve më të Rrezikuara” të Trashëgimisë Kulturore në Evropë, shpallur nga organizata pan-evropiane “Europa Nostra”.

Ndryshe nga 6 vendndodhjet e tjera të trashëgimisë të përzgjedhura nga “Europa Nostra”, Teatrit Kombëtar rrezikohet pikërisht nga që autoritetet në Shqipëri duan ta shembin. “Europa Nostra” është deklaruar publikisht duke shpjeguar “shqetësimin e sinqertë përsa i përket vendimit për të zëvendësuar kompleksin e Teatrit me një ndërtesë të re bashkëkohore”. Organizata “Europa Nostra” nënvizoi vlerat e spikatura kulturore dhe arkitektonike të kompleksit të Teatrit Kombëtar, por edhe qëndresën dyvjeçare të qytetarëve për ta mbrojtur Teatrin. Pas këtij vendimi krijohen të gjitha mundësitë për restaurimin e ansamblit arkitektonik të Teatrit Kombëtar, dhe jo shembja e tij për të ndërtuar një tjetër në të njëjtin truall.

Pas qëndresës së gjatë të qytetarëve dhe shoqërisë civile në mbrojtje të Teatrit, pas vendimit të “Europa Nostra” për t’ia njohur vlerat Teatrit Kombëtar edhe ndërkombtarisht dhe marrë parasysh që ky rast është çuar në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka mbetur asnjë argument për ta shembur Teatrin Kombëtar, i cili i ka rezistuar edhe çdo tërmeti. Deklaratat e pëfaqësuesëve të autoriteteve që thonë se një teatër i ri do ndërtohet me fonde publike dhe jo më me private, nuk e zgjidh as për së afërmi problemin. Problemi nuk ka qenë vetëm se projekti i mëhershëm synonte ta shembte TK përmes një PPP-je abuzive me kompaninë “Fusha”, problemi kryesor ka qenë vetë shembja. Me fonde private, apo me fonde publike, shembja e Teatrit Kombëtar është e papranueshme.

Vlerat e këtij ansambli arkitekturor shqiptarët i njihnin edhe para vendimit të “Europa Nostra”, prandaj ka qenë dhe mbetet ofenduese që përfaqësues të autoriteteve në Shqipëri të vazhdojnë t’i referohen këtij objekti të trashëgimisë kulturore me terma të cekët e zhvlerësues, që më shumë se për Teatrin flasin për vetë përfaqësuesit. Vlerat e ansamblit arkitekturor të Teatrit Kombëtar janë tashmë të njohura edhe në nivel ndërkombëtar, si trashëgimi e përbashkët evropiane. Zëri më kompetent evropian i vlerësimit të Trashëgimisë Kulturore njohu dhe mori në patronazh tashmë vlerat e ansamblit arkitekturor të “Teatrit Kombëtar” si pasuri kulturore evropiane e padiskutueshme.

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e kanë kundërshtuar prej fillimit planin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe do të vazhdojmë ta kundërshtojmë. Kërkojmë me ngulm fillimin e projektit të restaurimit të ansamblit ekzistues të Teatrit Kombëtar. Çdo tentativë tjetër për shembjen e Teatrit përbën shkelje të rëndë në formë krimi. Restaurimi ka qenë dhe mbetet e vetmja zgjidhje e drejtë në mbrotje të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore. Tiranë, 10 maj 2020 Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar më datë 8 maj vendosi që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë si pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Ky vendim është kundërshtuar nga opozita. Ndërsa Meta u shpreh se këtë çështje e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lëvizja vetëvendosje me qendër në shqipëri teatri kombetar lëvizja vetëvendosje me qendër në shqipëri teatri kombetar

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Maj 2020, 11:57

10 Maj/ Përkujtohet Dita kombëtare e Drejtësisë

SHQIPËRI- “Dy gjëra duhen në këtë jetë: E drejta dhe Fuqia (kupto – shteti). E drejta pa fuqi, si dhe fuqia pa të drejtë, është si një krah i vetëm”.- janë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet