Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Temperaturat e ulta, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë
2 Mars 2022, 11:02Nga DOSJA
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një monitorim të situatës në të gjithë akset e rrugës për shkak të motit të keq që përfshiu vendin tonë një ditë më parë. Bëhet me dije se qarkullimi në të gjithë vendin bëhet normalisht, vetëm në disa akse duhet përdorimi i zinxhirëve.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët. Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale në Qafë Mollë-Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ka reaguar një ditë pas anulimit nga Komisioni i Prokurimeve Publike të tenderit prej 500 milionë lekë, që ...
DURRES- Një premtim elektoral është bërë nga kandidatja e Partisë Socialiste në Durrës, Emirjana Sako, e cila zotohet se Durrësi në drejtimin e saj do të ketë 1...
TIRANË– Mirela Bogdani do të jetë kryetarja e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme është miratuar zëvendsimi i...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al pasqyron ngjarjet më të fundit që po ndodhin në Ukrainë. Po ashtu...