LIVE UPDATES
Aktualitet

Tenderi i MPB për Uniformat, Murrizi tregon me detaje: Të njëjtat pantallona me tre çmime. Dhe Armani ua kishte sjellë me a

12 Korrik 2021, 20:04 Nga DOSJA
Tenderi i MPB për Uniformat, Murrizi tregon me detaje: Të njëjtat

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi ka folur me detaje mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline” në News24 për çmimin e uniformave të tenderuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, padi e bërë nga ai vetë, pak ditë pas arrestimit të 9 zyrtarëve nga SPAK.

Ai komentoi dhe shkarkimin e drejtoreshës së prokurimeve publike në MPB Edlira Naqellari një javë para arrestimeve, teksa foli për rrjedhje të informacionit.

“Për mua do të thotë që ka shfry informacioni. Duke qenë drejtorja e prokurimeve publike të shkarkohet në mënyrë kaq urgjente. E para nuk mundet, nëse nuk ka dhënë dorëheqjen, ka vite aty, mund të ketë statusin e nëpunësit civil. Nuk di të ketë dorëheqje nga zonja. Ka shfryrë. Besoj që ka qenë në dijeni për fletë-arrestin, një javë më parë. Ndoshta kanë menduar për të mos i prishur biografinë ministrisë”, u shpreh Murrizi.

Duke u ndalur tek uniformat, ai tha se të njëjtat pantallona, por për tre forca në polici kanë çmime të ndryshme me diferencë të madhe.

“Është një uniformë disaster. Kam kontakt me policët, t’ia shihje bluzën e pambukut…Po të shikosh çmimet, dy lloje xhupash, xhupat që mbajnë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, më i fisshëm, që përdoret në takime me homologë, 1000 copë, është 43 mijë e 200 lekë të vjetra. Ky xhupi i policëve janë blerë 13500 është 114 mijë lekë, 3 fish më i shtrenjtë. Këpucët, kjo për drejtuesit janë blerë 396 palë nga 22 mijë lekë të vjetra. Nga kjo tjetra që do të veshin policët 14200, janë blerë 74 mijë lekë. Tek këta janë vjedhur më shumë. Këpucët me qafë, dimërore, e para janë 19950 palë është 127 mijë lekë çmimi. Këpuca tjetër, gjysma, 28 mijë palë është blerë 168 mijë lekë. Këmishët, ato më të shtrenjtat 36 mijë lekë një këmishë, janë blerë 10 mijë copë. Kjo tjetra është këmishë për zyrtarët, është 5200 lekë. Tek rripi, rripi klasik për shumicën e policëve janë 11700 copë, 26 mijë lekë i pari. Ceremoniali, më i fisshëm është 7800 lekë të vjetra. Tre palë pantallona, i njëjti model. Tre çmime. Pantallona për policinë rrugore 4000 palë, 46 mijë e 800 lekë. Për patrullën e përgjithshme 48 mijë lekë, pantallona doku për forcën e posaçme 1500 palë, 36 mijë lekë çmimi. I njëjti model, të njëjtat pantallona vetëm se do e veshin tre trupa policore të ndryshme. Kur e veshin Shqiponjat ka çmim tjetër, kur e veshin rrugorët tjetër. Bluzat, kjo është ajo bluza bajate që ua pashë policëve, bluzë pambuku me tre kopsa, 30 mijë copë, 44 700 lekë bluza ose 40 euro. Bluzë pambuku me tre kopsa, me mëngë të shkurtra është 34 mijë lekë. Bluza pambuku tjetër, 21 mijë 600 lekë. Me të njëjtën bluzë, tre çmime. Me aq sasi dhe Armani ua kishte sjellë”, tha Murrizi.

Ndërkohë që ai tha se kompania ka ofruar çmimet e tregut fillimisht që ndryshojnë shumë nga çmimet me të cilat janë blerë më pas. Sipas tij abuzimi vetëm me ndryshimi ne çmimit është mbi 10 milionë euro.

“Kur kompania ka përgatitur materialet për t’u futur në tender, iu ka ofruar çmimet e tregut. Një kostum, lesh, kushtojnë 16 mijë lekë pa TVSH. Xhupi në treg 62 mije lekë pa TVSH, këpucët 65 mijë lekë. Rripi në treg 11 mijë lekë. Një kapele 15 mijë lekë. Një kapele sportive 4 mijë lekë. Këto janë çmimet e tregut. Kostum uniforme meshkuj 300 mijë e femrave 220 mijë lekë. Xhupi 95 mije lekë. Këpucët 122, rripi 22 mijë. Rreth 10 milionë e ca euro janë abuzime vetëm nga diferenca e çmimeve. Përpos numrit të artikujve. Është zbrit 33% e tenderit dhe është ruajtur e njëjta vlerë. Duhej të ulej 1/3 e vlerës.
Nuk është ky rasti i parë. Për 2 vite janë zhvilluar 8400 tendera. 33% në këto 2-3 vite e tenderave janë me një pjesëmarrës në garë. Që do të thotë se nuk është tender, pasi nuk ka garë. Është dorovitje. 36% e tenderave janë në vlerën e fondit limit”, tha Murrizi.

Marrë nga BW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet myslim murrizi tenderi per uniformat e policise myslim murrizi tenderi per uniformat e policise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet