LIVE UPDATES
Politike

Dorëheqja e Sonila Qatos/ PD: Favorizoi firmën ‘Vëllezërit Hysa’, kompania fshihej pas konsorciumit që fitoi

20 Shtator 2019, 09:59 Nga DOSJA
Dorëheqja e Sonila Qatos/ PD: Favorizoi firmën

TIRANË– Një ditë pas largimit të Sonila Qatos nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Partia Demokratike e akuzon se ka favorizuar kompaninë “Vëllezërit Hysa”, në tenderin e anuluar tashmë të “Kardhiq-Delvinë”. Sipas PD, megjithëse kjo kompani nuk del drejtpërdrejt në këtë tender, ajo është fshehur përmes konsorciumit Italo-shqiptar që fitoi tenderin për këtë rrugë.

Sipas Jorida Tabakut, kjo është një skemë mashtrimi, e ndaluar me ligj, por Sonila Qato e shpalli fituese këtë kompani edhe pse ishte oferta më e shtrenjtë në tender, dhe se kjo kompani u favorizua nga Qato edhe për tenderin e “Unazës së Re”.

Ish-deputetja Jorida Tabaku shprehet se “Vëllezërit Hysa” bënë pazar me Sonila Qaton, ndërsa  “Gjoka Konstruksion” bëri pazar me Belinda Ballukun për marrjen e këtij tenderit të rrugës Kardhiq-Delvinë.  Në fjalën e saj Tabaku theksoi se tenderi u anulua nga Edi Rama dhe Sonila Qato u largua për të mbuluar skandalin e ri të vjedhjes nga klientët e Ramës.

Deklarata e plotë:

Largimi i Sonila Qatos nga detyra e Drejtores së Agjencisë së Rrugëve është tregues i qartë se banda kriminale e Edi Ramës ka filluar luftën e brendshme për të ndarë plaçkën e grabitur nga populli. Pjesa e Edi Ramës në çdo tender, në çdo kontratë, është e sigurt. Lufta bëhet se kush nga vartësit e tij do të marrë copën tjetër të korrupsionit.

Lufta gati 2 mujore për tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë vuri përballë Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Drejtoren e Autoritetit së Rrugëve, Sonila Qato, mes të cilave u prish pazari për kompaninë që do të fitonte miliona euro për 1 kilometër tunel. Të dyja kompanitë janë kliente të preferuara të qeverisë së Edi Ramës Gjoka Konstruksion, e koncesionit kriminal të Rrugës së Arbrit dhe Vëllezërit Hysa, e njohur si kompania fasadë tek tenderi i parë i Unazës së Re.

Partia Demokratike po sjell sot fakte sesi këto kompani, ishin të dyja në shkelje të kritereve për konkurencë të ndershme dhe sesi, në këtë tender, u përdorën kompani të tjera për të mbuluar përfituesin e vërtetë të tenderit me ofertën më të lartë, 20 milionë euro.

Emri i kompanisë “Vëllezërit Hysa” nuk shfaqet askund në tender, por, njësoj si me skemën e DH Albanias tek Unaza e Re, ajo ka përdorur 2 kompani të tjera të lidhura me të. Megjithëse kjo është një skemë mashtrimi, e ndaluar me ligj, Sonila Qato e shpalli fitues konsorciumin e kompanive Vëllezërit Hysa, oferta e të cilëve ishte 4 milionë euro më e lartë se konkurentja tjetër.

Rreth 1 muaj më parë, Vëllezërit Hysa janë shpallur fitues nga Sonila Qato edhe në një tender tjetër paralel. Bëhet fjalë për tenderin tjetër korruptiv të Unazës së Re.

Në mënyrë që të fitonin dy tenderat njëkohësisht, 40 milion euro, me bashkëpunimin kriminal të Sonila Qatos, kompania “Vëllezërit Hysa” përdorën kompani të tjera, duke fshehur identitetin ne tenderin e Kardhiq – Delvinës.

Kompanitë që ka përdorur për mashtrim janë Sulova dhe IRCOP, një degë e kompanisë italiane, e hapur pak ditë para tenderit. Dokumentat tregojnë se ato kanë të njëjtën adresë, të njëjtët numra telefoni me kompaninë Vëllezërit Hysa. Ato drejtohen nga të njëjtët njerëz, që punojnë për Vëllezërit Hysa. Kjo është e njëjta skemë mashtrimi si tek Unaza e Re me DH ALBANIA.

Nëse do të zbatoheshin rregullat e tenderit, ato duhet të ishin skualifikuar për mashtrim të autoriteteve, për ndërhyrje në ofertë, siç e parashikon ligji, dhe jo të shpalleshin fitues me ofertën më të lartë apo t’u bëheshin favore të tjera teknike. Dokumentat që disponojmë tregojnë se ARRSH-ja ka punuar, në kundërshtim me ligjin, për të ndihmuar firmën e saj të preferuar, që nga modifikimi i kritereve gjatë garës, deri tek shtyrja e hapjes së ofertave, në mënyrë që dega e kompanisë italiane, e cila punonte për “Vëllezërit Hysa”, të pajisej me një licensë teknike, pa të cilën konsorciumi fasadë, skualifikohej.

Ky është një rast i rëndë korrupsioni, ku përfshihet direkt drejtuesja e Autoritetit të Rrugëve, Sonila Qato.

Me qeverinë e Edi Ramës, konkurenca e ndershme nuk ekziston. Ecuria e tenderit Kardhiq – Delvinë, tregon se Ministrja e Infrastrukturës ka qenë e interesuar të fitojë një firmë tjetër e lidhur me Edi Ramën, “Gjoka Konstruksion”, i koncesionit kriminal të rrugës së Arbrit.

Megjithëse kishte ofertë 4 milionë euro më të ulët, “Gjoka” u skulifikua nga gara prej Sonila Qatos, por u rifut në garë, pasi Komisioni i Prokurimit Publik e vlerësoi të padrejtë përjashtimin e kompanisë në pazar me Ministren e Infrastrukturës.

Lufta e brendshme u bë akoma më e egër, kur Sonila Qato refuzoi t’i bindej vendimit të KPP-së dhe nisi procedurat për skualifikimin e përsëritur të Gjokës, bazuar mbi dyshimet se edhe kjo kompani kishte mashtruar dhe fallsifikuar dokumentat e tenderit.

Bëhet fjalë për fallsifikimin me punimet në Rrugën e Arbrit, të cilat kompania “Gjoka Konstruksion” i ka paraqitur në tenderin e Kardhiq Delvinë si kriter përmbushës për kualifikim. Për këto punime, Gjoka është paguar 23 milionë euro nga Ministria e Infrastrukturës, por një grup inspektimi i Sonila Qatos 10 ditë para anullimit të tenderit, raportoi se Gjoka ka fallsifikuar të dhënat dhe nuk i ka kryer këto punime në masën 20% për t’u kualifikuar në tenderin e Kardhiq- Delvinës. Fallsifikimi është bërë në bashkëpunim me firmën që mbikqyr punimet tek Rruga e Arbrit dhe me të cilën Gjoka ka hyrë si ortake në tenderin e Kardhiq-Delvinës. Ky konflikt i hapur interesi është i ndaluar nga ligji “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”. Ky ligj ndalon çdo lidhje mes firmës që mbikqyr dhe firmës që mbikqyret, gjë që është shkelur hapur në rastin e kompanisë Gjoka.

Bërja publike e konfliktit mes anëtarëve të bandës se kush do të merrte pjesën e korrupsionit, e detyroi Edi Ramën të anullojë tenderin, njësoj siç bëri me anullimin e parë të tenderit tek Unaza e Re, kur iu zbulua skema e vjedhjes me kompaninë fantazëm DH Albania.

Ky tender i anulluar nga pazaret e prishura është vetëm maja e ajsbergut e korrupsionit të frikshëm të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama! Aktualisht, rivalët brenda bandës janë në armëpushim, por, nëse nuk i largojmë, ata do të vazhdojnë të na vjedhin, ne dhe të vjedhin të ardhmen e fëmijëve tanë!

Dokumentet nga PD-ja

Sonila Qato ka dhënë dje dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Qato si shkak për dorëheqjen e saj ka dhënë përplasjen me kompaninë “Gjoka’ për tenderin Kardhiq-Delvinë. Qato deklaron se nuk përballon dot akuzat që i janë bërë, por shprehet e gatshme që të punoj kudo tjetër, duke vendosur eksperiencën e saj në shërbim të shtetit.

(j.v;f.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqet sonila qato kompania vëllezërit hysa ministria anulon tenderin për rrugën tenderi kardhiq delvinë dorehiqet sonila qato kompania vëllezërit hysa ministria anulon tenderin për rrugën tenderi kardhiq delvinë


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet