Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Tenderin e ujësjellësit ia dha të vëllait/ ILDKPKI heton kryebashkiakun e Mallakastrës për konflikt interesi
4 Qershor 2019, 06:41Nga DOSJA
Tiranë-Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konflikit të Interesit, ILDKPKI, ka filluar një hetim administrativ mbi dyshimet për konflikt interesi ndaj kryetarit të bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj.
“ILDKPKI, bazuar në nenin 9 pika b) të ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ku përcaktohet se, “…si burim informacioni për interesat private të një zyrtari mund të jenë edhe të dhënat nga media”, si dhe në zbatim të nenit 42, pika 1, gërma “gj” të ligjit 9367/2005,i ndryshuar, ka filluar menjëherë hetimin administrativ për verifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e rastit të dyshuar të konfliktit rast për rast të interesit, për zyrtarin Agron Kapllani, Kryetar Bashkia Mallakastër, në ushtrimin e funksionit të tij publik,” tha Inspektorati nëpërmjet një njoftimi me shkrim.
Inspektoriati shtoi se në vijim të procedurës së hetimit administrativ të konfliktit të interesit, duke qenë se kemi të bëjmë me një rast të dyshuar të konfliktit të interesave në fushën e prokurimit publik, për të verifikuar dhe hetuar ligjshmërinë e kësaj procedure prokurimi, e ka referuar çështjen për ndjekje të mëtejshme nga strukturat e Agjencisë së Prokurimit Publik, si institucioni përgjegjës për zbatimin e ligjit për prokurimin publik.
Kapllanaj i ka rrënjët në botën e biznesit dhe përpara se të zgjidhej kryetar i bashkisë Mallakastër ai ka shërbyer për dy mandate si kryetar i komunës Qendër Mallakastër. Në zgjedhjet vendore të vitit 2015 ai fitoi garën në bashkinë Mallakastër si përfaqësues i Partisë Demokratike – pjesë e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, me 54.9% të votave.
Kryebashkiaku nuk po rikandidon në zgjedhjet vendore të 30 qershorit pasi opozita e ka bojkotuar procesin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri teknike që do ta çonte vendin në zgjedhje të parlamentare.
Hetimi i ILDKPKI vjen pas publikimit nga BIRN të një investigimi mbi një tender të mbajtur nga komuna Qendër Mallakastër në vitin 2012 – kohë në të cilën drejtohet nga Agron Kapllanaj, i cili u fitua nga kompania ‘Shkëlqimi 07’, e cila është në pronësi të vëllait të kryebashkiakut.
Në një përgjigje me shkrim për BIRN, Kapllanaj mohoi të ishte në kushtet e konfliktit të interesit në lidhje me këtë tender, duke argumentuar se procedura e prokurimit ishte kontrolluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
“Kjo kontratë si dhe të gjithë kontrat e tjera kanë qenë objekt auditimi dhe kontrolli nga institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili nuk ka konstatuar në raportet e tij përfundimtare asnjë shkelje të lloj të konfliktit të interesave,” tha Kapllanaj.
Më pak se 1% e shqiptarëve vendosin të angazhohen për të thelluar njohuritë e tyre pas shkollës. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 0.9% e shqiptarëve të moshës ...
Profesor Aurel Plasari ka analizuar situatën politike në vend, qëndrimet e maxhorancës dhe opozitës. Në studion e News24 në emisionin “A Show”, Plasari tha se d...
TIRANË- Ekspert i sigurisë ushqimore, Ervin Resuli, me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka kthyer pëgjigje gazetarit Mentor Kikia, (Lexo këtu) lidh...
TIRANË- Komisioni i Europës ka marrë në shqyrtim kërkesën e Parlamentit të Holandës, për kthimin e vizave për Shqipërinë, pas rritjes së kriminalitetit të ...
ITALI–Një sherr mes pasagjerëve të avionit të linjës Tiranë-Romë ka bërë që piloti të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Pescaras, Itali.Mediat italiane shkru...
Viola Dodaj, nga Lezha, tregon, se ka qenë e martuar prej 8 vitesh me Andrea Dodajn, martesë nga e cila kanë ardhur në jetë dy vajza dhe një djalë. Ajo shprehet...
ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, dhe dyshohet se katër persona kanë mbetur të plagosur.Sipas informacioneve të Dosja.al mës...
TIRANË– Tuneli i parë në rrugën e Arbrit është mbyllur krejtësisht. Dosja.al mëson se prej disa ditësh tuneli ka pësuar shembje të mëdha dhe për këtë arsye...
TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, ka ‘shpërblyer’ disa muaj pasi kaloi vettingun Këshilltarin Juridik që shqyrtoi dosjen e saj. Ar...
KUKËS- Policia ka arritur të zbardhë aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 31 majit, ku një 15-vjeçar u përplas nga një makinë e cila është larguar nga ve...