Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
Tenistët rusë dhe ata bjellorusë do të ndalohen në turneun e Wimbledonit
20 Prill 2022, 10:34Nga DOSJA
ANGLI – Sipas faqes sportive të “New York Times”, organizatorët e turneut të Wimbledonit, do të vendosin të përjashtojnë tenistët me kombësi ruse dhe bjelloruse nga turneu i tyre i ardhshëm (27 qershor – 10 korrik).
Kjo do të ishte një masë për agresionin dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia, që nga 24 shkurti. Nuk shpëton edhe Bjellorusia, e cila është aleate e saj.
Ky vendim, do të privonte pjesëmarrjen e disa tenistëve të renditur shumë të lartë në ATP dhe WTA nga turneu prestigjioz i Londrës, si: rusët Daniil Medvedev, numri 2 i botës, Andrey Rublev, renditur i teti, ose Anastasia Pavlyuchenkova, e renditur e 15-ta në WTA, si dhe bjelloruse Aryna Sabalenka (nr.4 në botë) dhe Victoria Azarenka (nr.18).
Më herët në muajin prill, organizatorët e Wimbledonit, thanë se ishin në bisedime me qeverinë britanike, nëse do ta lejonin pjesëmarrjen apo jo të tenistëve rusë dhe bjellorusë.
Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, kjo e fundit nuk ishte sanksionuar nga autoritetet e tenisit. Ata lejohen të konkurrojnë në turne ndërkombëtarë, por nën një flamur neutral. Nga ana tjetër, Rusia dhe Bjellorusia janë të përjashtuar nga garat ekipore si ekipe kombëtare.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ZVICER – FIFA ka përcaktuar kohën dhe vendin se kur do të zhvillohet ndeshja play-off, midis skuadrës të zones së Oqeanisë dhe asaj të Amerikës së Jugut.P...
BRAZIL – Skuadra e Brazilit, lider në renditjen e FIFA-s, do të takohet me Argjentinën në kontinentin e ‘kangurëve’, në një ndeshje miqësore më 11 qershor...
ANGLI – Një boksier britanik ka treguar se ai u tremb për vdekje, kur grabitësit i zunë pritë në qendër të Londrës për t’i marrë orën luksoze “Franck Mull...
ANGLI – Të gjitha problemet e shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës kanë prekur rëndë Chelsean. Roman Abramovic është detyruar të shkëputet nga klubi ang...
FRANCE – Paris Saint Germain mund të shpallet kampion i Ligue 1 këtë të mërkurë në ndeshjen e tij në Angers, por këtë do ta bëjë pa praninë e Leo Messit, ...
HOLANDE – E udhëhequr 1-0 nga Sparta Rotterdam, falë golit të Adrian Dalmau (5’), Vitesse nuk arriti të shënojë të martën, në një ndeshjeje që zgjati̷...