LIVE UPDATES
Politike

Tension mes SHBA-ve dhe Presidencës, Ngjela: Meta është i rrezikuar

26 Maj 2020, 19:27 Nga DOSJA
Tension mes SHBA-ve dhe Presidencës, Ngjela: Meta është i

TIRANË– Zhvillimet e fundit politike në vend duket se kanë rritur tensionet mes Presidencës dhe ambasadës së ShBA-së.

Në analizën e mbrëmjes në Ora News me gazetaren Matilda Mcini, avokati Spartak Ngjela thotë se konflikti mes tyre ka të bëjë me reformën në drejtësi dhe atë antikorrupsion.

Ngjela: Konflikti mes tyre është reforma në drejtësi dhe reforma antikorrupsion. Presidenti është i rrezikuar. SPAK ka këtë detyrë, që politikanë të nivelit të lartë t’ju thotë ku e ke gjetur pasurinë. Pasi të bëhet ky kontroll, kryeministrat do të jenë nën fre, do ikin dhe do dalin. Kjo duhet bërë. Janë të rrezikuar. 

Ndërsa për sa i përket betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Ngjela shprehet se Presidenti ka shumë pak kompetenca që drejtohen nga vullneti i tij. Sipas Ngjelës, nëse ai nuk do të mandatojë një anëtar, ai duhet ta çojë në noter dhe nuk mund të shërbejë si arsye për të ngrirë shtetin.

Ngjela: Ai nuk pranoi betimin. Shkeli Kushtetutën. Kjo ka ndodhur edhe në Poloni, me  Presidentin që kishte rrëzuar komunizmin. Ju rrit kaq shumë mendja sa nuk firmosi dhe dekretin. E nxorën ata tek ekspertiza e lartë amerikane e u tha merrni noterin dhe mori fund problemi. S’ka dal këtu në Shqipëri ajo, këtu politika amerikane është. Ai e identifikon atë si një person, nuk jep ai mandatin. Edhe ai i Polonisë punëtor kishte qenë, elektriçist, nuk e kuptojnë dot shtetin. Kompetencën nuk e ka për të thënë jo. Nuk thotë dot jo. Është kompetencë që nuk shpall vullnetin e tij. E ka të detyrueshme, sheh një person dhe thotë po. E dekreton. 

Nëse nuk do, e çon në noter. Nuk mund të ngrish shtetin. Ka shumë pak kompetenca që drejtohen nga vullneti i tij. Ky në Kushtetutë është një president i dobët. Politikën amerikane do të mundë ai. Ambasada ka dalë hapur, ne jemi me popullin ndërsa populli nuk është me ty. Populli do reformën në drejtësi. Është politika amerikane që e thotë atë. Nuk ndalon reforma sepse Shqipëria ka nevojë të kalojë në rangjet që e do politika perëndimore. Politika perëndimore nuk e merr me korrupsion. Interesi është amerikan që Shqipëria të futet në BE, vetëm ajo mund të na fusë aty.Bëri dhe presion politik që të futet në BE por duhet që të bëjmë reformë antikorrupsion në drejtësi dhe në politikën e lartë. Pse do t’i dalësh kundra Amerikës? Ik dhe bëj betejë legale, gjyq do të bësh. Thuaji që nuk kam prona. Nuk mund të vësh dot prona në demokraci perëndimore. Shqipëria që të hyjë në BE duhet të zbatojë këto. BE thotë se me korrupsion nuk ju pranojmë. Do tju kontrollojmë pronat. 

I pyetur nga gazetarja Matilda Mcini se ku ndahet politika amerikane me politikanët shqiptarë,  Ngjela përgjigjet tek korrupsioni i këtyre të fundit. Politika perëndimore nuk i pranon ata pasi janë të korruptuar.

Ngjela: Tek mospagimi i tyre. Nuk e pranon, janë të korruptuar. Duhet të kalojnë një proces Vettingu të gjithë. Unë kam qenë 12 vite deputet, do të kalohem në vetting. Kam qenë disa muaj ministër e do shkoj në hetim. Është kërkesë e Kushtetutës. Është betejë e fortë. Një filozof i njohur thotë se skepticizmi vjen nga besimi shtazarak. Besimi shtazarak vjen nga zhgënjimet. Një popull i zhgënjyer që e kanë zhvatur dhe masakruar politikat e larta nuk e besojnë që ato do të bien. Unë e pranoj që ata nuk e besojnë pa e prekur me dorë. Tani kanë të drejtë të jenë skeptik. 

Marrë nga OraNews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta spartk ngjela ilir meta spartk ngjela

Sondazh

Poll
Politike 26 Maj 2020, 18:38

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka sjell edhe një herë dhunën që ka pësuar në vitin 1996. Në një postim në Instagram, Braçe shkru...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj