LIVE UPDATES
Politike

Zhvillimet politike në Shqipëri, analiza e DW: Ka klimë mosmarrëveshjesh. SHBA konfirmoi vazhdimin e përkushtimit për Refo

26 Maj 2020, 19:14 Nga DOSJA
Zhvillimet politike në Shqipëri, analiza e DW: Ka klimë

TIRANË- “Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme, është kërkesë e popullit shqiptar dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane,” theksohet në deklaratë.

Qëndrimi pro vijimit të reformës vjen menjëherë pas përpjekjes së presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të bërë ndryshime në formulën e realizimit të reformës dhe kritikave të tij ndaj misioneve asistuese amerikane dhe europiane. Në një program televiziv, në mbrëmjen e së hënës, (25.05) Meta kritikoi këto misione që sipas tij kanë bërë, “lojën e kryeministrit Rama që është penguesi i reformës në drejtësi”.

Përtej sulmeve të institucionit të Presidencës ndaj atij të Kryeministrisë dhe anasjelltas, që kanë karakterizuar mjedisin politik, pas braktisjes së Parlamentit nga opozita, në shkurt 2019, reforma në drejtësi ndodhet përballë pritshmërive të qytetarëve të Shqipërisë për të filluar shkuljen  me rrënjë të korrupsionit në nivelet e larta të politikës dhe zyrtarëve publikë.

A po fiton reforma besimin e qytetarëve?

90 gjykatës dhe prokurorë të dalë jashtë sistemit të drejtësisë nga vettingu, kryesisht për korrupsion, janë rezultati më spektakolar i reformës në drejtësi, krahas ngritjes së disa institucioneve kyꞔe të drejtësisë së re. Në sitën e vettingut janë ende për të kaluar edhe rreth 700 gjyqtarë dhe prokurorë. Vettingu nuk ka përfunduar, institucionet e reja nuk janë ngritur të gjitha, vendi vazhdon të jetë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Megjithatë Komisioni Europian, (KE) e ka vlerësuar reformën në drejtësi të suksesshme dhe një model që mund të ndiqet edhe nga vende të tjera të rajonit.

Pritshmëritë dhe besimi i qytetarëve janë përtej këtij vlerësimi. Ata presin që drejtësia e re të ndëshkojë “të pandëshkueshmit”, ish-politikanë dhe zyrtarë të lartë publikë apo aktualë të përfolur për korrupsion që dëshmojnë të bëjnë një jetë luksoze, të papërligjur me të ardhurat e deklaruara. Deri tani asnjë prej “të pandëshkueshmëve të fuqishëm” nuk është përballur me drejtësinë qoftë për t’u dënuar, qoftë për të dalë i pafajshëm.  Pak ditë më parë, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, theksoi se “vettingu duhet të vazhdojë” duke lënë të kuptohet se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur. 

Meta: Reforma në drejtësi e dështuar

Një vit më parë, në maj 2019  presidenti Meta, e quajti reformën në drejtësi “selektive dhe që ka nevojë të rishikohet” dhe kërkoi ndihmën e Asamblesë së OSBE-së, duke përjashtuar BE dhe SHBA, dy faktorët ndërkombëtarë kyꞔ, financues dhe me ekspertizë. Meta e quajti reformën të dështuar përdetisa vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, (GJK) si pasojë e vettingut dhe mungesës së një mase gjykatësish që plotësojnë kriteret për të qënë anëtarë të trupës së re të GJK.

Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në KE dhe Shefe e Operacionit Nërkombëtara të Monitorimit (ONM) për reformën e drejtësisë në Shqipëri, reagoi ashpër. ”Vettingu po shkon në drejtimin e duhur, BE dhe SHBA janë plotësisht të përkushtuara të vazhdojnë mbështetjen e reformës së  gjyqësorit në Shqipëri, për të garantuar të drejtën e qytetarëve për një shoqëri demokratike ku askush nuk është mbi ligjin. Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dhe të jenë të gatshëm ta pengojnë atë, por kjo nuk mund të lejohet ” shkruajti në majin 2019, në median sociale Genovea Ruiz Calavera. 

Një vit më pas, GJK vazhdon të jetë jo funksionale dhe objekt përplasjesh mes Presidencës dhe Kryeministrisë. Analistët e pavarur në Tiranë mendojnë se të dyja palët kërkojnë që të kenë kontroll në përbërjen e trupës  së GJK. Meta për të mos u shkarkuar si president nga maxhotanca socialiste, që e akuzon atë për shkelje të Kushtetutës me anulimin e datës së zgjedhjeve lokale 2019 dhe  kryemnistri Rama që ky vendim të merret. Pas reagimit të KE ideja e ndryshimeve në reformën e drejtësisë me asistencën e Asamblesë së OSBE mbeti në letër.

Shembja e Teatrit Kombëtar, javën e kaluar, më 17 maj,  pa marrë në konsideratë dërgimin nga Meta në Gjykatën Kushtetuese për të gjykuar në parim ꞔështjen e shembjes ose jo të tij nga Bashkia e Tiranës, rinxorri në skenë përsëri mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Meta bëri publike një nismë të re për ndryshime në formulën e realizimit të reformës në drejtësi, pavarësisht që vendimi i Parlamentit më 2016 është që formula e saj “as nuk mund të rishikohet, as nuk mund të korigjohet”.

Një Këshill Politik i mbetur në letër dhe një akuzë e rëndë

Në një takim, në fundavën e kaluar, me ambasadorët e vendeve të BE dhe më pas edhe me opozitën jashtë parlamentare presidenti Meta prezantoi një platformë me 14 pika, që ai ia kishte dërguar rreth një muaj e gjysmë më parë Ambasadores së SHBA, Yuri Kim, me qëllim gjithëpërfshirjen në realizimin e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore, kushte prioritare për negociatat e anëtarësimit. Platforma , mes të tjerash, ofron ngritjen e një Këshilli Politik që do të bëjë “ꞔdo ndryshim ligjor ose kushtetues lidhur me reformën gjyqësore vetëm përmes konsensusit unanim të anëtarëve të tij”.  Me fjalë të tjera, këtij Këshill i jepet mandati të bëjë amendime në reformën në drejtësi para se ato t’i kalojnë për miratim parlamentit. Përmes këtij këshilli, opozita jashtë parlamentare futet në sistemin politik,  pas 15 muajsh bojkoti të parlamentit dhe mos pjesëmarrjeje në Lokalet 2019.

BE dhe SHBA reaguan kundër: reforma nuk preket. Ambasadorja amerikane shkoi më tej kur shkruajti në median sociale “për marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri”.  Sipas Metës ambasadorja Yuri Kim nuk e ka fjalën për atë. Në programin e kanalit televiziv Klan, të hënën në mbrëmje (25.05) ai i drejtoi gishtin kryeministrit Rama dhe e akuzoi se i shërben lobit serb në Uashington duke nxitur destabilitet dhe trazira . Ai i ilustroi këto pohime me trazirat që pasuan daljen e opozitës nga Parlamenti vitin e kaluar, dalje e imponuar sipas tij  nga Rama, dhe tani me protestat që provokoi me shembjen e Teatrit Kombëtar. Meta tha se zotëron dokumenta që I vërtetojnë këto pohime.

Reagimet e forta kundërshtuese të SHBA për ngritjen e Këshillit Politik për të ndryshuar formulën e reformës në drejtësi  lënë të kuptohet se vështirë që ai mund të ngrihet dhe të funksionojë. Në këtë klimë mosmarrëveshjesh, supozimesh absurde, dokumentash prove në pritje për t’u publikuar qytetarët kërkojnë një drejtësi të pavarur nga politika, që të  veprojë dhe të kontribuojë me forcën e ligjit në ndarjen e shapit nga sheqeri.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada e shba ne tirane reforma ne drejtesi reforma zgjedhore ambasada e shba ne tirane reforma ne drejtesi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll
Politike 26 Maj 2020, 18:38

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka sjell edhe një herë dhunën që ka pësuar në vitin 1996. Në një postim në Instagram, Braçe shkru...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj