Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Tensione për zgjedhje? Meta: Kanë çuna problematikë? Ta shikojnë! Jemi vend shqiptarësh dhe jo sorrash
1 Prill 2021, 21:41Nga DOSJA
Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Log.” duke folur rreth situatës që pritet që të jetë në zgjedhjet e 25 prillit, është shprehur se janë marrë të gjitha masat.
Sipas Metës, “Presidenti bashkë me popullin, do mbrojë Republikën”. Ai ka thënë se gjithçka do të zgjidhet në mënyrë paqësore.
“Ne do të punojmë dhe shpresojmë se do të zgjidhet gjithçka në mënyrë paqësore se kamerat e të gjithë botës do jenë këtu. Dhe kjo ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Të gjithë i kanë sytë këtu. Se dëmtojmë edhe Kosovën. Duhet të kenë shumë kujdes se ata skenarë për rrëmujë do e paguajnë çmim llahtarshëm. Zgjedh procedura me 26. Garancia për zgjedhjet është populli i Shqipërisë. Sovraniteti i përket popullit. Kanë çuna problematik? Ta shikojnë se jemi popull problematik ne. Pastaj do ta shikojnë. Janë marrë të gjitha masat. Ky vend nuk është vend kavjesh. Është vend shqiptarësh dhe jo sorrash. Po të largojmë shqiptarët dhe të sjellim ata se qenka gjuha shqipe probleme. Ne jemi me rilindjen e Petro Nini Luarasit. Është me monitorim. Dhe kush punonjës në administratë që respekton ligjin dhe nuk ju bindet këtyre. Ta dijë se askush nuk e lëviz pas zgjedhjeve. Por ata të tjerët do kenë pasojë. Thirrje për të gjithë qytetarët. Të gjithë më 25 prill drejt kutive të votimit. Se në demokraci vota është fuqia juaj për të zgjedhur apo për të ndëshkuar. Nëse doni barazi para ligjit duhet të respektoni barazinë e votës. Refuzojini dhe ndëshkojini ata që duan t’ju frikësojnë tek kutia e votimit. Se nuk vleni as sa dele dhe lopë. Nuk e meritoni të zëvendësoheni nga bangladeshas. Demokracia do të triumfojë.”
Marrë nga abcnews.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Analisti Mentor Nazarko u shpreh sonte se Presidenti i Turqisë Erdogan e ka shprehur preferencën për fituesin e zgjedhjeve me spitalin që po ndërto...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një libër pasi të largohet nga politika për të treguar prapaskenat e integrimit të Shqipërisë në BE. I...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu drejtua qytetarëve shqiptarë me një mesazh. Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’, Basha u shpr...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Log.” duke folur rreth situatës që pritet që të jetë në zgjedhjet e 25 prillit, është shprehur se janë m...
TIRANË– Analisti Julian Zyla ka studiuar gjestin e turpshëm të kryeministrit Edi Rama, ditën e djeshme në Shkodër, ku edhe tregoi gishtin e mesit. I ...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se çështja e detit me Greqië është delikate dhe se Rama nuk duhej që ti bëntë presion ekspertëve...
Kreu i Partisë Demokratike tha në emisionin “Opinion” se financat publike janë keqmenaxhuar nga qeveria shqiptare. Duke ju referuar Kontrollit të Lartë të Shtet...
Politike 1 Prill 2021, 21:07
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ka rënë gjoksit duke u shprehur se ishte ai që siguroi vaksinat anti-COVID. Gjatë fjalës së tij, në emisionin “...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.Ai është pritur në hyrje nga Drejtori i Pë...