Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Tensionet në Mesdhe/ Turqia zgjat vendimin për kërkimin në det, Greqia i bën thirrje të heqë dorë
1 Shtator 2020, 11:12Nga DOSJA
GREQI– Tensionet midis Greqisë dhe Turqisë vazhdojë të rriten. Ditën e sotme, Greqia ka akuzuar Turqinë si ngatërrestare që shkakton provokime në Mesdheun Lindor. Reagimi i Greqisë vjen pas vendimit të Ankarasë për të zgjatur kërkimet e saj në det, përmes anijes “Orus Reis” , deri më 12 shtator.
“Turqia vazhdon të përmbushë me besnikëri rolin e faktorit shqetësues dhe destabilizues në rajon. Ajo vazhdon të injorojë thirrjet për dialog dhe të përshkallëzojë provokimet e saj. Ajo vazhdon të shkaktojë mërzitje në ngërçet e zgjedhjeve të veta dhe të rrezikojë sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke detyruar komunitetin ndërkombëtar të marrë masa,”- ka thënë Ministria e Jashtme Greke në një deklaratë ditën e sotme .
Gjithashtu, Ministria e Jashtme Greke ka theksuar se Greqia nuk do të shantazhohet dhe i ka bërë thirrje Turqisë që të heqë dorë.
“Bazuar ekskluzivisht në të Drejtën Ndërkombëtare, Ligjin e Detit dhe rregullat e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, Greqia do të vazhdojë të ndjekë marrëveshjet për caktimin e zonave të saj detare me të gjitha vendet e rajonit. Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të heqë dorë nga përçmimi i saj i përditshëm dhe të punojë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon,”- ka theksuar ajo.
Mbrëmjen e ditës së djeshme, Turqia lëshoi një Navtex (alarm navigimi) duke njoftuar që aktiviteteve kërkimore të “Oruc Reis” do të zgjatin deri më 12 Shtator. Disa orë më vonë, Greqia lëshoi Navtex-in e saj nga stacioni Heraklion në ishullin e Kretës.
“Navtex” është një sistem i komunikimit detar që lejon anijet të informojnë anijet e tjera për praninë e tyre në një zonë, si dhe informacione të tjera.
Ditën e djeshme, BE i bëri thirrje Turqisë për dialog me Greqinë.Nëse Turqia nuk i kushton vëmendje paralajmërimit, zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se sanksionet do të vihen në vend.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Në Kosovë, për shkak të pandemisë së Covid-19 është shtyrë sërish rihapja e shkollave. Miërpo ky i vendim i qeverisë nuk është pritur mirë nga qyte...
KOSOVË- Infermierja e Qendër Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK-së) Shqipe Kadriu ka marrë dy rezultate të testit për Covid-19. Nëpërmjet një postimi n...
MAQEDONI E VERIUT– Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ditën e nesërme do të udhëtojë për në Hagë për të dëshmuar në Gjykatën Speciale.L...
TURQI- Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, ditën e sotme, ka bërë të ditur se kreu i DEASH-it për Turqinë është arrestuar. Në një postim që ka bërë ...
VJENË- Ditën e sotme do të zhvillohet një takim në Vjenë për marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore. Takimi do të drejtohet nga zyrtarja e ...
SHBA- Jacob Blake, një tjetër i ri me ngjyrë është qëlluar nga policia në Kenosha, në SHBA, pasi kishte marrë pjesë në disa protesta të organizuara në qytet. Si...
SUEDI-Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka njoftuar se shumë pajisje testimi COVID-19 të marra nga Kina kanë dalë pozitive false gjatë kontrollit rutinë.Sipas...
GREQI– Vazhdojnë sërish tensionet mes Turqisë dhe Greqisë e duket se këtë rradhë po kalojnë në paralajmërime dhe kërcënime.Mediat greke shkrujnë se Ankaraja po ...
ANKARA– Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi Parisin se do të paguante për ndërhyrjen që kishte bërë në mosmarrveshjen mes vendit të tij dhe Greq...
MAL i ZI- Mbrëmjen e djeshme ka pasur përleshje mes mbështetësve të qeverisë dhe opozitës në Podgoricë të Malit të Zi, ku janë plagosur disa persona. Përleshjet...