LIVE UPDATES
Aktualitet

Teoria me të cilën të rinjtë në Shqipëri kundërshtojnë vaksimnimin: “Do të mbetemi sterilë”

8 Maj 2021, 14:41 Nga DOSJA
Teoria me të cilën të rinjtë në Shqipëri

“Ku dihet se ca mban ajo vaksina që ta marrim ne. Na ka thënë njëri se çfarë ka brenda? Si ta marrim pa ditur se ça ka e ku është bërë?”, tha Melinda, një 18-vjeçare e cila po ecte përgjatë rrugës së gjimnazit “Petro Nini”, Tiranë.
Në një vëzhgim nga Gazetasi.al duket se të rinjtë, të hasur rastësisht nëpër rrugët e Tiranës, janë ende skeptikë për marrjen e vaksinës kundër Covid-19. Shumica me të cilët Gazetasi.al foli, e shohin problemin në përbërjen e vaksinës dhe kohëzgjatjen e efikasitetit.
“Nuk është problemi nëse bëjmë vaksinën, por efikasiteti dhe sa zgjat. Se nëse është si vaksina e gripit atëherë duhet që njerëzit ta marrin me çmim më të ulët”, tregon Arbri, një tjetër i ri që ecte po në të njëjtën zonë.
Sipas një sondazhi të fundit nga kompania analitike Gallup, rezulton se shqiptarët renditen në vendin e 11-të në botë për sa i përket pranimit të vaksinimit, ndërsa mbajnë vendin e 16 në mesin e 20 vendeve për refuzimin e vaksinave.

Në vendin tonë deri më tani janë kryer mbi 550.000 vaksinime, ku pjesa më e madhe janë të moshuarit dhe të tjerët janë punonjës në profesionet që janë caktuar si grupe risku nga Ministria e Shëndetësisë. Njëjtë si në vëzhgimet e mëparshme, Gazetasi.al konstatoi se të moshuarit janë më pak skeptikë për bërjen e vaksinës.

“Në prill e bëra dozën e parë dhe deri tani jam shumë mirë. Jo thonë kineze, ruse, amerikane. Njërën të bëjmë se mbrohemi, nuk ka rëndësi kë marrim. Ata që i nxorën, nuk i nxorën kot, po të mos bënin vaksinat nuk na i jepnin. Sa e sa të tjerë i kanë marrë para nesh”, i tha Hasbiu Gazetasi.al, një i moshuar rreth të 70-tave që kishte dalë për të bërë shëtitjen e paradites.
Ndërkaq, tek të rinjtë ekziston një arsye e çuditshme se pse refuzonin të bënin vaksinën”. Shumica e tyre, të cilët Gazetasi.al pyeti, thanë se kishin dëgjuar që vaksina do të ndikonte në fertilitetin e tyre. Një grup të rinjsh që ecnin së bashku po në të njëjtën rrugë i thanë Gazetasi.al se në të ardhmen dëshironin të kishin fëmijë dhe nuk donin të bënin vaksinën duke i futur trupit lloj-lloj “kimikatesh”, siç i quajtën ata përbërësit e vaksinës. Idetë e të rinjve në kryeqytet ishin të ndryshme.
“Pse na ka lënë mendja të bëjmë vaksinën e këtyre. Kam ndërmend të bëj familje. Nuk dua t’i prish vetes punë kotë e të kem gjithë jetën probleme,” i tha Gazetasi.al Elida një vajzë në moshën 23 vjeçare.
Por edhe pse një pjesë e madhe e të rinjve kanë të njëjtin mendim me Elidën, pa dyshim që kishte edhe nga ata që dëshironin të bënin vaksinën, pasi e shihnin si të vetmen zgjidhje për të shpëtuar nga Covid-19. Disa prej tyre që do të riktheheshin në auditore i thanë Gazetasi.al se do të ishte mirë që edhe studentët të merrnin vaksinën.
“Mendoj se edhe studentët duhet të vaksinohen. Ministria duhet të krijojë hapësira që të vaksinohen në universitet, duke bërë më të mundur kështu vaksinimin e të gjithëve. Pastaj kush të dojë mund të vaksinohet kush të dojë jo”, tha Elisoni, një 22-vjeçar i cili studionte në “Fakultetin e Shkencave të Natyrës”.

Përgjatë rrugës gjithashtu ka edhe persona të moshës së mesme të cilët presin që të marrin vaksinën sa më parë, por edhe nga ata që thonë se i besojnë më së shumti imunitetit natyral.
“E kam kaluar Covid-19 përpara dy muajve dhe të them të drejtën nuk e kalova shumë lehtë. Ishte gjendje e vështirë, por më vlejtën antitrupat se pardje bëra testin serologjik dhe kisha mbi 50, sipas përllogaritjes. Kështu që rrjellimisht dhe me këshillat e mjekëve mua nuk ka ç’më duhet vaksina”, tregon Marsida, një grua në moshën 38-vjeçare.
Anketa publikuar nga Gallup tregoi se pyetja kryesore ishte “Nëse një vaksinë për të parandaluar Covid-19 do të ishte e disponueshme pikërisht tani dhe pa kosto, a do të ishit ju dakord që të vaksinoheshit? 34% e të anketuarve janë përgjigjur me “Po” dhe 52% e të pyeturve janë përgjigjur me “Jo”.Të dhënat treguan gjithashtu se qytetarët ishin më të gatshëm një vit më parë për të marrë vaksinën, ndërkohë që pavarësisht vaksinimit masiv, skepticizmi tek qytetarët ende nuk është shuar.

A ekzistojnë këto ide vetëm tek të rinjtë shqiptarë?

Natyrisht që jo! Sipas një studimi të fundit të kryer nga Universiteti i Miçiganit dhe të botuar në revistën “Journal of Adolescent Health” tregon se shumica e të rinjve të pyetur nuk kanë dëshirë të bëjnë vaksinën. Sipas të dhënave të rinjtë e grupmoshës 14 deri 24 vjeç kanë raportuar se nuk janë të gatshëm të vaksinohen, për shkak se nuk janë të qartë për efikasitetin dhe përbërësit e vaksinave.

Stephen Gorga, një prej ekspertëve që zbardhi studimin tregoi se nga sondazhet është konstatuar se të rinjtë duan të mësojnë akoma më shumë për vaksinat dhe sigurinë e tyre.

Ndër të tjera në studim shpjegohej se vaksina e preferuar e të rinjve që dëshironin të bënin vaksinën rreth 24% ishte Pfizer. Ndërkaq, burim informacioni për shumicën prej tyre ishin Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Roli i të rinjve në përhapjen e COVID-19, edhe nëse ata në përgjithësi kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së rëndë, e bën të rëndësishëm faktin se si i marrin informacionet ata për vaksinimin.

Gazeta SI

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë