LIVE UPDATES
Bota

Tërheqja e trupave amerikan nga Afganistani, Turqia ‘afrohet’ më shumë me talebanët, ekspertët: Do të ketë ro

3 Shtator 2021, 15:40 Nga DOSJA
Tërheqja e trupave amerikan nga Afganistani, Turqia ‘afrohet’

Shifrat e Kombeve të Bashkuara e bëjnë të qartë gjendjen dramatike në Afganistan: Sipas ekspertëve të OKB-së, më shumë se 18 milionë afganë kanë nevojë për ndihma humanitare, më shumë se gjysma  e popullsisë. Një rol të rëndësishëm merr këtu aeroporti i Kabulit. Pas tërheqjes së trupave ndvrkombëtare ai nuk është më në funksionim. Por rivënia e shpejtë në punë e aeroportit është kusht i rëndësishëm për ardhjen e ndihmave në vend. Kjo e bën Turqinë që jetë në fokus të diplomacisë ndërkombëtare.

Ankaraja që nga fillimi i misionit ndërkombëtar të NATO-s në Afganistan, ka qenë prezente me 2000 trupa. Nga qershori 2002 deri në shkurt 2003 dhe nga shkurti 2005 deri në gusht 2005, i gjithë misioni ndërkombëtar me 43 shtete ka qenë nën përgjegjësinë e komandantëve turq. Detyra kryesore e turqve ka qenë sigurimi i aeroportit të Kabulit. Në takimin e NATO-s në qershor, presidenti Erdogan bisedoi me presidentin amerikan, Joe Biden për mbështetjen ushtarake të Ankarasë në Kabul. Atëherë u fol, se Turqia mund të marrë përsipër sigurimin e aeroportit pas tërheqjes së amerikanëve. Aktualisht talibanët po zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit turq dhe të Katarit për rivënien në punë të aeroportit.

Por synimet e presidentit turk, nuk duket se do të kufizohen tek aeroporti. “Para se talibanët të merrnin papritur Kabulin, Ankaraja kishte besuar, se mund të përcaktonte rolin e saj të ri në Afganistan”, vëren Kristian Brakel, drejtues i fondacionit Heinrich Böll në Stamboll, gjithmonë në ujdi me zhvillimin e një politike të jashtme gjithnjë e më të pavarur të Ankarasë. Që Turqia është përpjekur të forcojë profilin e saj edhe me Afganistanin u duk në përpjekjen për të kthyer Stambollin në vend të bisedimeve të paqes të talibanëve dhe qeverisë afgane, thotë eksperti për Turqinë. Por kjo nuk u realizua, sepse talibanët refuzuan.

Miratim në NATO

Megjithatë, që Turqia do të luajë në rajon një rol gjithnjë e më të madh, nuk miratohet vetëm nga SHBA në planin ndërkombëtar. Ministri i Jashtëm gjerman bëri një vizitë pikërisht këto ditë në Ankara, ku u takua me homologun Mevlut Cavusoglu. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e shikon Turqinë të luaj një “rol kyç” në konfliktin në Afgansitan.

Angazhimi turk gjen miratim të gjerë, sepse Turqia në këndvështrimin e shumë vëzhguesve perëndimorë si vend me shumicë myslimane, mund të marrë një rol kyç në bisedimet me talibanët. Që kjo duhet parë më rezerva, e tregon deklarata e fundit e zëdhënësit të talibanëve, Sheyl Shaheen. Në një bisedë me BBC ai e kishte bërë të qartë para pak javësh, se “të gjitha fuqitë e huaja të armatosura, porositësit e tyre, këshilltarët, trajnerët” do duhet të tërhiqen nga vendi. Në fund të gushtit në një bisedë në televizioin turk ai tërhiqet, dhe thotë se talibanët kanë interes në një marrëdhënie të mirë me Turqinë. Vendet janë “vëllezër” në besim. Edhe presidenti turk luajti me kartën fetare. Sipas tij nuk ka kontradiktë mes besimit të talibanëve dhe Turqisë, dhe nuk ka në Turqi “asgjë që bie ndesh me besimin e tyre”, sipas Erdoganit.

“Ti je taliban”

Por shumë turke dhe turq nuk mendojnë kështu. Në mediat sociale shumë vetë u shprehën me zemërim pas deklaratës së presidentit. Deklaratat e zëdhënësit të talibanëve morën kundërpërgjigjen përmes një hashtagu #TalibanKardesimDegildir – “Talibanët nuk janë vëllai im.” Edhe presidenti Erdogan u kritikua ashpër, në një stuhi kritikash nën hashtagun  #SensinTaliban -“Ti je taliban.”

Mesazhi i qartë: Presidenti gabon. Nuk ka asgjë të përbashkët në fe mes Turqisë dhe talibanëve. Një nga tweetet më të ashpra u shkrua nga aktori dhe regjisori, Ilyas Salman. Sipas tij, po të shohësh atmosferën në vend, veç “një grupi shumë të vogël radikal”, madje dhe përkrahës të presidentit nuk e duan një jetë si në Afganistan.

Megjithë protestat e brendshme, në qarqet qeveritare turke ekziston vullneti për të ndërtuar marrëdhënie solide me pushtetarët e rinj në Afganistan. Nga njëra anë kjo lidhet me frikën e Turqisë nga një emigrim masiv nga Afganistani drejt Turqisë dhe më tej në BE. Këto javë nga frika e një vale refugjatësh, qeveria turke përshpejtoi ngritjen e një muri kufitar me Iranin.

Eksperti Kristian Brakel është i mendimit, se ka edhe një arsye tjetër për këtë ton të ri të Turqisë. Ai mendon, se Ankaraja do të jetë një ndërmjetësuese mes perëndimit dhe Afganistanit, për të latuar “reputacinoin e dëmtuar deri tani në Turqisë në Uashington dhe Bruksel.” Vërtet marrëdhënia e Ankarasë me vendet e NATO-s është e tensionuar. Mjaft vende janë të irrituara, që Turqia do të mbrojë hapësirën e saj ajrore me sistemin e raketave, s-400 nga Rusia. Uashingtoni madje e hoqi Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35. Edhe debati për masakrën turke ndaj armenëve në Luftën e Parë Botërore i rëndon marrëdhëniet me perëndimin. Presidenti Joe Biden në pranverë të këtij viti e quajti masakrën armene si gjenocid duke shkaktuar një valë proteste në Ankara./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evakuimi i afganëve heiko maas kristian brakel rexhep taip erdogan evakuimi i afganëve heiko maas kristian brakel rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit