LIVE UPDATES
Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Krujës: Po hetojmë, të sekuestrohen menjëherë të gjithë dokumentacionet lidhur me n

2 Dhjetor 2019, 11:46 Nga DOSJA
Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Krujës: Po hetojmë,

KRUJË- Prokuroria e Krujës pas tërmetit shkatrrimtar ka nisur hetimet për të gjetur dhe fajtorët e katastrofës me shembjen e banesave. Pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Tiranës dhe Durrësit, dhe organi i akuzës në Krujë ka nisur hetimet dhe shprehet se do sekuestrojë të gjithë dokumentet që kanë të bëjnë me ndërtimet.

Në një njoftim për mediat organi i akuzës në Krujë shton se deri në këto momente janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore të domosdoshme në lidhje me vendngjarjet, tre pallatet e rrëzuara ku u shkaktuan viktimat në Thumanë  dhe ndërkohë vazhdojnë veprimet edhe në objekte të tjera të dëmtuara rëndë.

NJOFTIMI I PLOTË

Lidhur me fakteqësinë natyrore, tërmetin e dt.26.11.2019, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kruje, është vënë menjëherë në lëvizje për të verifikuar nëse në këtë ngjarje, ka apo jo elementë të veprave penale.

Drejtuesi i Prokurorisë, Prokurorët dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë Krujë kanë shkuar në Njësinë Administrative Thumanë, ku rezulton se ishin shembur tre pallate, e si rezultat i kësaj shembje kanë ndërruar jetë 24 persona. Po ashtu është vijuar puna në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë të cilët janë urdhëruar që të kryejnë të gjitha veprimet e duhura në vendgjarje, duke i orientuar ti trajtojnë si vendngjarje ku ka ndodhur një krim dhe të kryhen në çdo rast veprimet hetimore perkatese.

Rezulton gjithashtu se në rrethin ku ushtron kompetencat territoriale Prokuroria Krujë, janë dëmtuar një numër mjaft i madh banesash, nga të cilat një pjesë janë shpallur të pabanueshme dhe pjesa tjetër me dëme të konsiderueshme. Përveç pallateve të rrëzuara IKMT-ja ka prishur edhe disa pallate të tjerë të deklaruara të pabanueshme. Edhe në këto raste oficerët e policisë gjyqësore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë marrë në cilesinë e provës materiale mbetje të këtyre pallateve.

Lidhur me këto raste ka dyshime,  se mund te jenë konsumuar elemente të figurave të veprave penale të parashikuara nga nenet 289 e 248 te K.Penal. Për këtë arsye janë urdhëruar oficerët e policisë Gjyqëesore që të verifikojnë:  Çdo banesë të dëmtuar rëndë, ose të shpallur të pabanueshme. Të bëjnë kqyrjen e tyre.Të marrin me cilesinë e provës një kopje të raportit të grupeve të konstatimit të dëmeve.

Të sekuestrojnë menjëherë me cilesinë e provës, çdo dokumentacion lidhur me këto ndërtime (Projekt, leje ndertimi, akt kolaudimi etj.), në çdo institicion shtetëror ku ato ndodhen. Të merren vendime për kryerje të aktit të ekspertimit vlerësues për dëmin ekonomik në çdo rast.

Deri në këto momente janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore të domosdoshme në lidhje me vendngjarjet  (tre pallatet e rrëzuara ku u shkaktuan viktimat në Thumanë ) dhe ndërkohë vazhdojnë veprimet edhe në objekte t՞ tjera të dëmtuara rëndë.

Pas përfundimit të këtyre veprimeve të domosdoshme hetimore, janë urdhëruar Oficeret e policise Gjyqësore që të bëjnë referimet përkatëse dhe në varësi të elementeve të veprave penale që do të konstatohen, do të konkludohet për regjistrimin e procedimeve penale përkatëse.

Hetimet kanë nisur 6 ditë pas tërmetit shkatërrues ku vdiqën 51 persona dhe 913 të tjetër mbetën të plagosur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat u përcollën për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ku shpëtuan më shumë se 50 perona nën rrënoja. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet prokuroria e krujës prokuroria nis hetimet per termetin termet 26 nentor 2019 termeti ne thumane tragjedia e 26 nentorit 2019 prokuroria e krujës prokuroria nis hetimet per termetin termet 26 nentor 2019 termeti ne thumane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Dhjetor 2019, 09:54

Durrës- Dëmet të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit kanë sjellë edhe shumë dëme  banesash në qytetin e Durrësit.Shumë banorë ndodhen ende para bashkisë së Dur...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet