LIVE UPDATES
Aktualitet

Tërmeti iu shkatërroi shtëpitë, pandemia i la pa punë, nënat e vetme në Durrës në mëshirë të fatit

10 Qershor 2020, 05:41 Nga DOSJA

Durrës- Alketa Toshi bën çdo ditë dy kilometra rrugë në këmbë për të shkuar nga shtëpia me qira në fshatin Xhafzotaj, në shtëpinë e saj të rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit në fshatin Arapaj të Durrësit.

“Këtu është puna dhe investimi i një jete, por dhe kujtimi i burrit që nuk jeton më prej nëntë vitesh, ndaj dhe vij çdo ditë për të parë pemët, lulet… qaj në oborr, sepse nuk di se si do të shkojë fati i shtëpisë,” tha Alketa për BIRN.

Pas humbjes së bashkëshortit nëntë vjet më parë, Alketa po përballet e vetme me rritjen e tre fëmijëve të saj. Por jeta e gruas u vështirësua së tepërmi fillimisht nga tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas nga pandemia e COVID-19.

Pasojat e tërmetit shkatërrimtar kanë mbetur të fiksuara në shtëpinë e saj përdhese, ku muret e ndërtuara me blloqe betoni janë ndarë pjesërish prej soletës. Shtëpia ka dëmtime edhe në brendësi të saj, ndërsa konsiderohet e pabanueshme nga autoritetet.

Alketa përfaqëson vetëm një nga 250 familjet me një prind dhe fëmijë jetimë të regjistruara në degën e Durrësit të Shoqatës së Fëmijëve Jetimë. Nënkryetarja e shoqatës, Marjana Biba i tha BIRN se shifra reale e familjeve të kësaj kategorie është më e lartë, ndërkohë që apeloi për ndihmë ekonomike dhe financiare në favor të prindërve të vetëm.

Mbijetesa e këtyre familjeve është vështirësuar nga pasojat e tërmetit dhe ato të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

“Janë 10 familje, nëna të vetme që tërmeti u ka dëmtuar totalisht shtëpitë,” tha Biba. “Shumë familje të tjera kanë dëme të mëdha në banesa, ndërsa kryefamiljarët kanë humbur edhe punën për shkak të situatës së COVID-19,” shtoi ajo.

Të mbetur pa strehë

Gjashtë muaj pas tërmetit, 45 vjeçarja Alketa Toshi ende nuk e ka të qartë se çfarë do të bëhet me banesën e saj. Gruaja mban në duar një akt-ekspertimi që e tremb, sipas së cilës shtëpia mund të bëhet e banueshme pas riparimit.

“Më duket se kjo punë do të përfundojë në gjyq, sepse unë do t’i padis ata të bashkisë që pa më sqaruar fare, më thanë firmos dokumentin për gjendjen e shtëpisë. Tani ma kanë nxjerrë për riparime, por jetohet këtu?” pyet ajo, ndërsa tregon dëmet e pësuara në banesë.

Një shkëputje mes murit mbajtës të shtëpisë dhe soletës është dëmtimi i dukshëm, ndërkohë që lëkundjet e tjera të post- tërmetit kanë dëmtuar dhe muret brenda shtëpisë. Gruaja trembet se shtëpia nuk mund të riparohet, ose në të kundërt mund të vërë në rrezik atë dhe fëmijët.

“Erdhën pas tërmetit, ata që bën verifikimet e para dhe pastaj askush nuk u duk më. Unë kam kërkuar ekspertizë tjetër, të thelluar, por askush nuk vjen, askush nuk më kthen përgjigje,” thotë Alketa.

Përveç problemeve me shtëpinë, Alketa humbi edhe punën në fillim të marsit si pasojë e mbylljes së lokaleve nga pandemia e koronavirusit. Gruaja i tha BIRN se punonte si pastruese në disa subjekte të turizmit, por nuk ka arritur të rikthehet më nga mungesa e transportit publik.

“Jetojmë së bashku me fëmijët me vetëm 80 mijë lekë të vjetra në muaj, sepse nuk kam punuar asnjë ditë që nga pandemia. Por të paktën kam marrë lekët e qirasë, se ndryshe nuk di se çfarë do të kisha bërë,”  thotë ajo.

Mbyllja prej gati dy muajsh e aktiviteteve, si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 vuri në vështirësi shumë familje të tjera si Alketa, ndërkohë që mungesa e transportit publik e bëri të pamundur rifillimin e punës dhe tashmë që jeta publike po rihapet.

“Si mund të shkoj unë në Durrës, ku vetëm taksitë punojnë. Vajtje- ardhje nga Durrësi taksia kërkon 15 mijë lekë, unë aq nuk i marr gjatë gjithë ditës së punës,” thotë ajo, e shqetësuar për të ardhmen.

Pa punë dhe pa ndihmë

Ikbale Pasho, nëna 35-vjeçare e dy fëmijëve humbi punën si pasojë e pandemisë së COVID-19. Foto: Eriola Azizolli.

E papunë për shkak të pandemisë ka mbetur edhe Ikbale Pasho, 35 vjeç, e cila po rrit e vetme prej nëntë vitesh dy djemtë e saj, sot 14 dhe 11 vjeç. Ikbalja banon në fshatin Shkallnur të njësisë administrative Rashbull dhe prej gjashtë vitesh punonte në të zezë si operatore në një call center të Durrësit për të përballur rritjen e fëmijëve.

Gruaja ka ngelur e papunë dhe me shumë pikëpyetje për të ardhmen.

“Më duheshin ato lekë dhe preferova që të marr sa më shumë pagë dhe jo sigurime, edhe pse e dija që do të vinte një ditë që do më duheshin, por nevoja më bëri që të kërkoja mos të më paguheshin,”, thotë nëna e re, që s’ka përfituar dot as nga ndihmat qeveritare.

Ajo tregon se përveç faktit që kishte punuar në të zezë, ka trashëguar një sipërfaqe toke nga ligji 7501, e cila jo vetëm që nuk i jep të ardhura, por i është bërë barrë dhe pengesë për çdo lloj ndihme tjetër, përfshi këtu dhe ndihmën ekonomike.

Familjes i mungon edhe pensioni për fëmijët, pasi edhe bashkëshorti punonte në të zezë.

Mungesa e transportit publik është pengesa kryesore që e mban Ikbalen pa të ardhura dhe pa punë.

“Tani është e pamundur. Nuk mund të përballoj asnjë lëvizje nga shtëpia dhe jam në pritje të rinisjes së transportit publik dhe do të pranoja çdo punë, qoftë dhe pastruese vetëm për të siguruar disa të ardhura për fëmijët,” thotë ajo.

Ikbalja tregon se çdo muaj duhet të blejë mjekim për djalin e vogël prej 140 mijë lekësh, pasi vuan nga talasemia minore, një lloj sëmundje që duhet mjekuar të paktën deri në moshë madhore, të ardhura të cilat i përballon me mjaft vështirësi.

Mbështetja e vetme për të vjen nga një fondacion fetar islamik, ku gruaja është përfshirë si nënë e dy fëmijëve jetimë. “Fondacioni Islamik më ka ofruar një ndihmë dhe uroj që të vazhdojë sa më gjatë, pasi nuk kam asnjë mundësi për të përballur rritjen e fëmijëve dhe kurimin e djalit,”  thotë 35 vjeçarja.

Ikbalja ka bërë gjithçka për t’ia dalë mbanë në jetë, duke u bërë vetë grua dhe vetë burrë në shtëpinë e saj, por gjatë pandemisë së COVID-19 dhe më pas, po përballet me vështirësi tepër të mëdha.

Pandemia bllokon mundësitë për punë

Ada Bezati po rrit e vetme dy fëmijët e saj pas humbjes së bashkëshortit në një aksident 10 vite më parë. Foto: Eriola Azizolli.

Me shpresën se do të gjejë një punë jeton edhe Ada Bezati, 33 vjeçe, nënë e dy fëmijëve të mitur, e cila jeton e vetme me ta në qytetin e Durrësit, pasi ka humbur bashkëshortin në një aksident 10 vite më parë.

Ada jetonte në një banesë me qira para tërmetit të 26 nëntorit, ndaj dhe nuk përfitoi as bonus qiraje për një shtëpi tjetër, pasi dëmtimit të saj. Së bashku me shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, Ada humbi dhe vendin e punës, në një pastrim kimik, pasi godina u shkatërua dhe pronari ende nuk ka mundur ta rihapë.

Ada Bezati mundi të sigurojë një shtëpi tjetër me qira, të cilën e paguan me mjaft vështirësi dhe është në kërkim të një pune, por nuk e ka të lehtë.

“I kam larë rrugët e Durrësit me lot gjatë këtyre viteve. 10 vite më parë unë humba bashkëshortin, por familja e tij humbi dy djemtë, pasi aksidenti ishte i dyfishtë. Ne kemi probleme pronësie dhe unë humba burrin, shtëpinë dhe jam në rrugë të madhe,” thotë ajo.

Falë punës së saj dhe një pensioni modest që merr nga shteti për fëmijët jetimë,  Ada ia dilte jo pa vështirësi që të mbijetonte me dy djemtë e saj, por fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia i thelluan hallet dhe problemet.

“Mos të kisha ndihmën e familjes time nuk di se si do t’ia kisha dalë,” thotë ajo. Pensioni i fëmijëve është i vogël, tani  marr vetëm 80 mijë lekë, më parë merrja 160 mijë, djalin e madh e kam operuar dhe jam vënë në shumë vështirësi,” ankohet ajo.

Ada pret që të rikthehet në qytet shërbimi i autobusëve urbanë dhe të mund të lëvizë për të siguruar një punë.

“Po shikoj çdo ditë se çfarë mund të gjej. Pastruese tani në verë mund të gjej, por unë të gjitha lëvizjet, për dokumentet nëpër zyra, për të vizituar djalin, i bëj të gjitha në këmbë. Deri në zonën e plazhit si mund të shkoj?”përfundon ajo.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familjet e varfëra në durr◄s gratë mes varfërisë familjet e varfëra në durr◄s gratë mes varfërisë


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet