LIVE UPDATES
Bota

Zbulohen prapaskenat, si u bënë bashkë Thaci e Haradinaj në bisedimet për linjën ajrore

22 Janar 2020, 18:52 Nga DOSJA
Zbulohen prapaskenat, si u bënë bashkë Thaci e Haradinaj në

KOSOVË- Dialogu Kosovë -Serbi i ka përplasur shpesh Presidentin Hashim Thaçi e Kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj. Por, tash që Haradinaj me një këmbë është në opozitë edhe tjetrën në pushtet ka vendosur që t’i dalë në ndihmë Hashim Thaçit, pikërisht në këtë proces. Zyrtari i afërt me Pal Lekajn, Drejtori i Aviacionit Civil Eset Berisha, ka nënshkruar marrëveshjen si i deleguar i Pal Lekajt, i njohur edhe nga rasti i gylenistëve.

Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi kanë bërë titujt kryesor të mediave gjatë vitit 2018 duke u përplasur e akuzuar për bisedimet Kosovë -Serbi. Haradinaj ka akuzuar shpesh Thaçin se ka shtyr përpara opsionin e ndarjes. Ndërsa vetes i ka lënë merita se këtë dialog e kishte ndërprerë duke ia hequr nga dora Thaçit e Vuçiqit e Mogherinit e duke ia kthyer  Angela Merkelit. Por, pikërisht Haradinaj sot ka konfirmuar se ka qenë pjesë e ndërmarrjes së fundit diplomatike të udhëhequr nga Richard Grenell emisari Presidentit Trump për bisedimet Kosovë – Serbi.

Haradinaj, pas lajmit për marrëveshjen reagoi ndaj kësaj ngjarjeje, duke e quajtur hap gjigant, e duke mohuar se ajo nuk nënkupton heqjen e taksës. Pala kosovare në Berlin u përfaqësua nga Drejtori i Aviacionit Civil, Eset Berisha. Ai ka deklaruar se në Berlin ka qenë i deleguar i Ministrit në Detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekaj, që është një mik i afërt i presidentit Thaçi. Berisha që fillimisht kishte qenë këshilltar i Lekajt, u rehatua pastaj në pozitë si Drejtor i Aviacionit, Eset Berishën.

Në koordinim të plotë në mes të këtij zinxhiri të funksionarëve të lartë në vend të udhëhequr nga presidenti Thaçi është nënshkruar dokumenti dyfaqësh që pritë të implementohet pasi të largohet taksa. Detaje të mëtutjeshme se si do të bëhet implementimi i kësaj marrëveshje nuk janë dhënë, në fakt ato duhet të përpunohen ende. Vetë ministri në detyrë Lekaj, që ka dërguar përfaqësues në Berlin ka deklaruar se me këtë marrëveshje Serbia e njeh shtetin e Kosovës e se kjo është një arritje historike.

“Gjithsesi është një hap para për një marrëveshje finale mes dy shteteve, dhe unë mendoj që kjo është një shtytje e këtij procesi që të finalizohet me njohje reciproke. Po sepse pas 21 viteve, kemi një marrëveshje mes dy shteteve që ju e dini deri më tani nuk e ka njohur entitetin tonë apo autoritetin e Aeroportit të Prishtinës dhe pas 21 viteve, Serbia e njeh Kosovën si shtet mund ta quaj, dhe kjo është një marrëveshje historike. Nga kjo marrëveshje përafrohet edhe njohja mes dy shteteve. Kur e them këtë, sepse Serbia ka njohur realitetin e krijuar dhe Aeroportin e Prishtinës si pjesë e Kosovës dhe jo si pjesë e Serbisë siç ka aluduar”, ka thënë Lekaj.

Në fakt, përveç këtij bashkëpunimi Lekaj u raportua se kishte qenë i përfshirë edhe në rastin e deportimit të gylenistëve në mars të vitit 2018-të, për të cilin rast thuhet se ka qenë i mirë i informuar i pari i shtetit. Kjo kishte bërë që vetë Eset Berisha, atë kohë këshilltar i Lekajt, të përplasej me zyrtarë të AAC-së që kishin kërkuar nga MTI që të jepnin përgjegjësi për këtë temë, pas mashtrimit me kërkim të lejes. Kompania Birleşik Inşaat kishte kërkuar leje komerciale të fluturimit që iu ishte miratuar nga ministria, e që në fakt doli të ishte një nga skandalet më të mëdha në vend për të cilat ka reaguar edhe Bashkësia Ndërkombëtare.

Pak muaj më vonë, po në Autoritetin e Aviacionit Civil u emërua vetë Eset Berisha, me një vendim të marrë në Qeverinë e Kosovës. Marrëveshja për korridorin ajror në mes të Kosovës dhe Serbisë është nënshkruar dy ditë më parë në Berlin nga sekretari shtetëror në Ministrinë serbe të Ekonomisë Milun Trivunaç dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Në ceremoninë e nënshkrimit ndërmjetësues ishin ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell që është edhe i dërguar special i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, si dhe këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Si arritje këtë marrëveshje, përvec institucioneve në vend ashtu e ka cilësuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

(Marrë nga GazetaExpress)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci linja ajrore kosove serbi ramush haradinaj hashim thaci linja ajrore kosove serbi ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen