LIVE UPDATES
Bota

Thaçi: Të ruhet partneriteti me SHBA-në dhe BE-në, ndryshe rrezikojmë liberalizimin (Video)

15 Shkurt 2020, 21:40 Nga DOSJA
Thaçi: Të ruhet partneriteti me SHBA-në dhe BE-në, ndryshe

KOSOVË– Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka theksuar edhe një herë se në Munih, kanë marrë mesazhe të qarta se Kosova duhet të rrisë përgjegjësinë që sa më parë të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, me theks të veçantë, që kjo të përfundojë me njohje reciproke. Thaçi theksoi se duhet ruajtur partneriteti me SHBA-në e BE-në, gjithashtu, thotë se duhet shfrytëzuar ky moment që Kosova të marrë mbështetjen për liberalizimin e vizave e anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Të gjitha mesazhet nga të gjithë liderët botërorë që ishin prezent në Munih, në raport me Kosovën, ishin që të ruhet ky partneritet i Kosovës me BE-në, NATO-n e në veçanti me SHBA-në. Ky partneritet ruhet vetëm duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme, të ndërtojmë demokraci qytetare, të thellojmë reformat e të sillemi në mënyrë korrekte me të gjithë fqinjët. Jam i inkurajuar nga ajo që dëgjuam për Kosovën këtu në takime me të gjitha personalitetet, edhe atyre që janë në proces të njohjes së pavarësisë së Kosovës”, tha Thaçi në një prononcim për televizionin publik. Sa i përket kërkesës që marrëveshja Kosovë – Serbi të arrihet sa më shpejtë, Thaçi tha se Kosova është e bekuar që ka rifokusim të SHBA-së e kryesisht të Donald Trumpit, Mike Pompeot e Richard Grenellit.

“Me të gjithë që kam diskutuar në Munih, kërkohet të rritet përgjegjësia jonë për mundësinë që si spektri politik, ashtu edhe institucionet të punojnë ngushtë me SHBA-në, që të arrijmë deri te finalizimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, që nënkupton njohje reciproke”, tha ai, duke shtuar se “ky shans duhet të shfrytëzohet e të mos humbet. “Nëse e shfrytëzojmë do të fitojmë dekadat e zhvillimit ekonomik, nëse nuk e shfrytëzojmë do të mbesim prapa, të lënduar e të izoluar prej Bashkësisë Ndërkombëtare, pa ndonjë përfitim në rrafshin ekonomik, politik, diplomatik e as të njohjeve të reja e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, u shpreh Thaçi.

Thaçi theksoi se do të udhëtojë për në Bruksel, prej Munihut, ku nesër do të mbahet takimi i parë i liderëve të Bashkimit Evropian me liderë të Ballkanit Perëndimor. “Aty do të jetë e përfaqësuar edhe Kosova, do të diskutohet për hapat e mëtutjeshëm, qoftë për liberalizim e vizave, por edhe mundësitë e bashkëpunimit më të thuktë me të gjithë”, u shpreh Thaçi. Në fund, Thaçi, theksoi se rrugëtimi i Kosovës duhet të jetë koordinimi me SHBA-në e Bashkimin Evropian.

“Duhet të ndodhë liberalizimi i vizave dhe në asnjë rrethanë të mos humbet mundësia për anëtarësim në INTERPOL ose UNESCO. Pa koordinimin me Washingtonin e Brukselin, Kosova rrezikon seriozisht procesin e liberalizimit të vizave e anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, përfundoi Thaçi.

Marrë nga Koha.net 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci konferenca e sigurisë në mynih liberalizimi i vizave ne kosove hashim thaci konferenca e sigurisë në mynih liberalizimi i vizave ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 15 Shkurt 2020, 19:47

GJERMANI-Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk ia kanë kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor. Ky ishte mesazhi që dhanë organizatorët e takimit për Ballkanin Perëndimor,...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen