LIVE UPDATES
Aktualitet

“Thesar që duhet zbuluar”/ Gazetari polak reportazh prekës për Shqipërinë pas tërmetit, citon vargjet e Pashko Vasës

14 Dhjetor 2019, 12:05 Nga DOSJA
“Thesar që duhet zbuluar”/ Gazetari polak reportazh prekës

POLONI- Gazetari i njohur polak, Stefan Tompson ka vizituar Shqipërinë pas tërmetit tragjik, e ku ka bërë një reportazh kushtuar pikërisht kësaj situatë të vështirë që po vazhdon të kalojë Shqipëria.

Në shkrimin e tij në Twitter, Tompson flet dhe per pritjen që vendi ynë i bëri hebrenjve.

Në fund të videos së tij, gazetari Tompson shkruan se teksa udhëronte e shihte flamurin kuqezi, Shqipëria dhe shqiptarët janë një thesar i pazbuluar që nuk duhen lënë në harresë.

Reagimi i plotë në twitter i Stefan Tompson:

Kalova disa ditë në Shqipëri, ku përjetova edhe pasojat e tërmetit. Tragjedia është pjesë e pashmangshme e jetës së njeriut, por ajo që na përcakton është aftësia për të përballuar vështirësitë. Këto janë disa përshtypje për ato që pashë në Shqipëri.

Si polak më bën të ndihem mirë kur kaloj në rrugën Papa Gjon Pali II në Tiranë. Papa ynë i nderuar, Shën Gjon Pali II, vizitoi Tiranën në 1993, tre vite pas rënies së komunizmit. Papa i fundit që u mundua të vizitonte Shqipërinë, Papa Piu II, vdiq rrugës për atje, në 1464.

Diktatori komunist Enver Hoxha e ndaloi me ligj fenë në Shqipëri në 1967. Që nga rënia e komunizmit, shqiptarët kanë ngritur monumente për Shënjtoren shqiptare, Nënë Terezën, si dhe për Shënjtorin Papa Gjon Pali II. Ishte një moment i mrekullueshëm për mua të hasja këtë monument!

Çuditërisht, Shqipëria është i vetmi vend që u pushtua nga Gjermania naziste, por kishte pas Holokaustit më shumë hebrenj sesa para luftës. Kjo ndodhi pjesërisht falë “besës”, një kod nderi vendas, që i siguroi strehim 2,000 hebrenjve. Ky është Muhamed Biçaku, një nga këta burra të besës.

 

I spent a few days in Albania where I witnessed the aftermath of the earthquake.

Tragedy is an inescapable part of the human experience, but it is our ability to overcome adversity which defines us.

Here are a few thoughts about what I saw in Shqipëria.

?? pic.twitter.com/qGkVVGQ5V0

— Stefan Tompson (@StefanTompson) December 13, 2019

 

Përkthimini video-reportazhit:

Kohët e fundit kalova pak ditë në Shqipëri, një vend i bukur prej tre milion banorësh në Ballkan, që ka kaluar një varg shkatërrimesh nga Perandori të vdekura, pushtete të së shkuarës, populli i të cilit ka qendruar i bashkuar dhe ka një histori tragjike, të lavdishme dhe të mahnitshme.

Së fundi, u godit nga një tërmet, i cili vrau me dhjetra njerëz, plagosi qindra të tjerë dhe la të pastrehë mijëra në qytetin e vogël të Durrësit në bregun Adriatik.

Teksa isha atje duke ecur në rrënoja dhe duke biseduar me të mbijetuarit, u rikujtova për brishtësinë e jetës dhe për faktin që dhimbja dhe tragjedia janë gjërat e vetme të sigurta në ekzistencën tonë këtu në Tokë.

U preka veçanërisht kur një burrë më tregoi një album fotografik të fqinjëve të tij tashmë të pajetë, të gjetur në rrënoja.

E megjithatë në dhimbjen dhe vuajtjen e tij, pashë shpresë, kurajo, forcë dhe aftësi për ringritje. Një poezi e vjetër nga poeti shqiptar Pashko Vasa më erdhi ndërmend:

“Çohu Shqiptar prej gjumit çohu,
Të gjithë si vëllazën në nji besë shtërngonju,
E mos shikoni kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit asht shqiptaria.”

Ky besim dhe kurajo që pashë tek shqiptarët më kujtoi që kjo forcë dhe aftësi për të përballuar vështirësitë është ajo që na bën njerëzor.

Ndërsa udhëtonim përgjatë maleve dhe pyjeve dhe vështronim flamurin shqiptar që valëvitej me krenari, shqiponja e zezë me dy krerë në atë flamur tundej në erë, kuptova sa shumë ka akoma për të parë dhe zbuluar në Shqipëri dhe sa shumë për të ndarë dhe mësuar nga shqiptarët.

Është një nga thesaret e pazbuluara të Ballkanit dhe në këtë moment të vështirë për ta është një vend i cili nuk duhet lënë në harresë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet reportazhi i gazetarit polak stefan tompson tragjedia e 26 nentorit 2019 reportazhi i gazetarit polak stefan tompson tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet