LIVE UPDATES
Bota

Thesari i Shtetit në Kosovë i kërkon kompanisë private kthimin e 2 milionë eurove të vjedhura, tregon arsyen

23 Tetor 2020, 17:11 Nga DOSJA
Thesari i Shtetit në Kosovë i kërkon kompanisë private

PRISHTINË– Kërkimet për gjetjen e dy milionë eurove të zhdukura nga Thesari i Shtetit në Kosovë vazhdon. Ndërkohë, është arrestuar një zyrtar i dyshuar ndërsa dy persona të tjerë pronarë të kompanisë ku dyshohet se janë transferuar parat janë arratisur. Ditën e sotme, Thesari i Shtetit ka sqaruar shkresën që i është dërguar kompanisë private për kthimin e mbi 2 milionë euro që iu transferuan nga zyrtari Labinot Gruda.

Sqarimi i plotë nga Thesari i Shtetit:

Të nderuar,
Ju njoftojmë se shkresa protokollare që është dërguar si kërkesë për kthim të mjeteve, është procedurë standarde e paraparë në nenin 12, paragrafit 12 të ligjit e buxhetit, i cili thotë se në rast se një individ, zyrtar, person apo një entitet pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës si rrjedhim i gabimit, ngatërrimit apo lëshimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim. Pavarësisht nga shkaku dhe rrethanat e ndodhis, ky është një transaksion i paautorizuar, përkatësisht dalje e paaprovuar e parasë publike dhe pa asnjë paragjykim mbi procesin, çdoherë kërkohet kthimi i tyre me një shkresë të tillë. Në këtë shkresë është bërë me dije se proceset hetimore janë nisur dhe rasti është njoftuar organeve, por kjo shkresë duhej të ishte dërguar në aspektin procedural dhe ligjor. Letra është dërguar direkt në adresën e deklaruar në ARBK nga operatori ekonomik i dyshuar për krejt këtë, ndaj edhe në atë adresë është dërguar. Duke shprehur bindjen se të gjitha faktet do të zbardhën dhe kryesit do të marrin dënimin e merituar, e pame të rrugës të sqarojmë qëllimin dhe arsyen e dërgimit të kësaj shkrese, që është në përmbushje të obligimit ligjor si veprim procedural. Me respekt. Thesari i Kosovës,”– thuhet në njoftimin e Thesarit të Shtetit.

Ndërsa, dy pronarët e kompanisë “LDA Group” Sh.P.K., me bazë në Llapushnik të Drenasit, janë në arrati që prej ditës së martë. Policia e Kosovës ka arrestuar Labinot Grudën, zyrtarin e Thesarit të Shtetit, i cili dyshohet për transferet ilegale në vlerë prej mbi dy milionë eurove në llogarinë e “LDA Group”. Përmes një kërkese me e-mail drejtuar dy të dyshuarve, të cilët besohet se janë arratisur jashtë vendit, Qeveria e Kosovës i është lutur atyre që në një afat brenda 5 ditëve t’ua kthejnë dy milionë eurot.

Kërkojmë që në afat prej pesë ditë të ktheni shumën prej 2,077,995.90 Euro në llogarinë e Buxhetit të Republikës së Kosovës në Bankën Qendrore të Kosovës, si pagesë e paautorizuar. Ju si operator ekonomik keni pranuar pagesën në llogarinë tuaj dhe nuk keni njoftuar dhe as kthyer mjetet që i keni pranuar nga buxheti i Kosovës”, thuhet në kërkesën e Departamentit të Thesarit për dy pronarët e “LDA Group”.

Kërkesa e Qeverisë për bashkëpunim me pronarët e kompanisë me bazë në Drenas, bazohet në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2020 për buxhetin e Republikës së Kosovës. Sipas këtij ligji, në rast se një individ  pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës si rrjedhim i gabimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej 5 ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim nga drejtori i Përgjithshëm i Thesarit, me të cilin njoftohet pala pranuese që ajo pagesë është bërë gabimisht.

Bazuar në dosjet e Prokurorisë së Shtetit, vjedhja nga Thesari i Shtetit dhe kalimi në llogarinë e “LDA Group” Sh.P.K përfundoi brenda tetë minutave. Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se është kërkuar bllokimi i llogarive ku dyshohet të jenë transferuar lekët nga Thesari.

Dy ditë më parë në Kosovë janë vjedhur nga Thesari i Shtetit 2 milionë euro. Ministrja e finacave Hykmete Bajrami ka dalë në një koferencë për shtyp ku ka treguar se parat e ndara në 4 transaksione janë dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik. Ndërkohë janë tre të dyshuar, njëri prej tyre është Labinot Gruda, i cili është arrestuar, dy të tjerët janë pronarët e kompanisë operative “LDA Group” Sh.P.K, dhe janë arratisur. Prokuroria e Shtetit ka deklaruar se e gjithë vjedhja ka ndodhur për 8 minuta.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hykmete bajrami labinot gruda vjedhja e thesarit te shtetit në kosovë hykmete bajrami labinot gruda vjedhja e thesarit te shtetit në kosovë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet