“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Thikë për 40-vjeçarin, arrestohen 3 shqiptarë në Itali! Dyshohet për pazare kokaine
26 Janar 2022, 10:56Nga DOSJA
ITALI– Policia italiane arrestoi në Aleksandri tre shqiptarë pasi akuzohen se kanë tentuar të vrasin me thikë një bashkëkombasin e tyre, një 40-vjeçar të paidentifikuar me emra. Të tre shqiptarët akuzohen për tentativë vrasje, pasi në 12 nëntor të vitit të shkuar goditën disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda bashkëkombasit.
Megjithatë ky i fundit ia doli që të shpëtonte, falë një operacioni të komplikuar nga mjekët. I plagosuri “u josh” për të shkuar në banesën e shqiptarëve me pretekstin e një konfrontimi dhe sapo ka kaluar prangun e derës ka marrë goditjen e parë me dhikë. Megjithatë edhe pse i plagosur arriti që të largohej nga banesa, por u qëllua me thikë edhe në rrugë.
Një nga tre autorët, një 29-vjeçar ishte arrestuar tashmë në vitin 2020 nga Njësia e Hetimit të Aleksandrisë për trafik droge, zhvatje dhe plagosje shumë të rënda të dy personave të tjerë, njëri prej të cilëve humbi shikimin në njërin sy për shkak të rrahjes makabre.Dyshohet se mes shqiptarëve ka pasur prishje të pazareve të kokainës, por hetimet ende vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
SHBA– Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa ka rrëfyer se si ajo është kritikuar në rrjetet sociale se ajo nuk ka kombësi dhe as identitet apo se Kosova...
TIRANË-Komisioni për Çështjet Ligjore përfundoi më shpejt se zakonisht. Pasi kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka lajmëroi se do të ketë një njof...
VLORË – 3 punonjës të zyrës së Urbanistikës në bashkinë e Vlorës u arrestuan sot nga sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare të këtij qyte...
FIER– Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin të pranishme mbrëmjen e kaluar në qytetin e Fierit, në një aksion “blic” për kontrollin e makinave luksoze dhe ...