Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“Ti tregojmë botës atë që ndodhi”, Zelensky viziton Bucha-n pas masakrës së forcave ruse
4 Prill 2022, 14:20Nga DOSJA
UKRAINË– Ukraina dëshiron t’i “tregojë botës” atë që ndodhi në Bucha, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke u zotuar se vendi nuk do të ndalojë derisa t’i gjejë ata përgjegjës.
Duke folur nga Bucha para gazetarëve të hënën, Zelensky tha se është shumë e rëndësishme për ta që shtypi të jetë në qytet.
“Ne duam që ju t’i tregoni botës se çfarë ndodhi këtu. Çfarë bëri ushtria ruse. Çfarë bëri Federata Ruse në Ukrainën paqësore. Ishte e rëndësishme për ju të shihni se këta ishin civilë,” shtoi presidenti.
Zelensky u tha gazetarëve të hënën se situata aktuale është “çështje e jetës, vdekjes dhe torturës”, duke theksuar angazhimin e Ukrainës për gjetjen e atyre që janë përgjegjës për mizoritë.
“Ne do të bëjmë presion maksimal. Nuk do të ndalemi për asnjë minutë për të gjetur të gjithë kriminelët dhe mendoj se kjo do t’i sjellë dobi civilizimit,” vazhdoi Zelensky.
Ai paralajmëroi se nëse nuk gjejmë një zgjidhje të civilizuar, populli ukrainas do të gjejë një zgjidhje jo të civilizuar për t’u marrë me çështjet. I veshur me një xhaketë dhe i rrethuar nga siguria, ai foli për “udhëheqësit kryesorë të vendeve udhëheqëse që morën vendimet nëse Ukraina duhet të jetë anëtare e NATO-s”.
“Unë mendoj se ata duhet të vijnë këtu dhe të shohin se si përfundojnë këto lojëra, si ky flirtim me federatën ruse,” tha ai.
SERBI-Sipas Ligjit për zgjedhjen e deputetëve të popullit në Serbi, mandatet në parlament ndahen sipas sistemit të D’Ont dhe konfirmohen nga Asambleja Kom...
Përshtatur nga Weforum.org“Konflikti dhe uria janë të ndërthurura ngushtë kur njëri përshkallëzohet, tjetri zakonisht pason. Ashtu si në çdo krizë, janë ...
SHBA– Elon Musk tashmë ka 9.2% të aksioneve në kompaninë e mediave sociale Twitter Inc (TWTR), sipas BBC. Musk ka blerë 73,486,938 aksione në kompaninë e ...
RUSI-Kryetari i Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin, sot udhëzoi agjencinë e tij të analizojë raportet për vrasjet e civilëve në periferi të Kievit,...
ZVICËR- Tre gra shqiptare janë janë arrestuar të premten në Embrach (Zvicër). Tre gratë shqiptare të Kosovës dyshohen se janë trafikante droge. Sipas media...
SHBA– Komisionerja e lartë e OKB-së Michelle Bachele, ka deklaruar se të gjitha trupat duhet të zhvarrosen dhe të identifikohen në Bucha për të siguruar ...
UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka vizituar sot Bucha-n, aty ku ushtia ruse vrau me shumë se 400 civilë ukrainas. Sipas BBC Zelenskyy inspe...
SHBA– Ambasadori amerikan në OKB, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i kërkojnë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që të pezullojë Rusinë nga Kësh...