Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gazetari Ryan Chatterton ka bërë një shkrim në prestigjiozen “The Indipendent” pasi ka udhëtuar drejt Shqipërisë. Teksa e krahason Tiranën me Toronton Ryan, i cili është edhe një bloger shkruan se kryeqyteti i Shqipërisë duhet të jetë një nga destinacionet pasardhëse për çdo njeri që ka në plan të udhëtojë.
Ky shkrim i ka bërë përshtypje edhe kryeministrit Edi Rama, i cili e ka publikuar në profilin e tij në Facebook. “MIRËMËNGJES ? dhe me këtë artikull të bukur për Shqipërinë nga prestigjiozja britanike ‘The Independent’, ju uroj ditë të mbarë,”- shkruan Rama krahas artikullit.
Shkrimi i plotë nga “The Indipendent”
“Më fal, je në Toronto? Mendova se më thatë se ishit në Europë”. Kolegu ishte krejt i hutuar, ndonëse edhe theksi im amerikan me shumë mundësi kishte bërë të vetën.
“Jo, jo Toronto”, i thashë. “Tirana. Është kryeqyteti i Shqipërisë”. U përpoqa të theksoj bashkëtingëlloret.
As gjeografia nuk më ndihmoi shumë. Vendndodhja e këtij qyteti shpesh herë krijon shumë ngatërresë mes miqve dhe kolegëve të mi.
Përse Shqipëria? A nuk është e rrezikshme? A kanë rrugë? Jam i habitur që ëifi është kaq i mirë!
Në të vërtetë, nuk dija shumë për Shqipërinë para udhëtimit tim për në Tiranë në verën e vitit 2018. Dhe e pranoj, kisha krijuar një opinion negativ për rajonin, ndonëse nuk kisha asnjë provë. Ndonëse nuk dija asgjë për vendin apo banorët e tij, e imagjinoja Shqipërinë si një vend të rrezikshëm dhe të shkatërruar, me shumë pak infrastrukturë dhe me krimin që lulëzon.
Historia e Shqipërisë është e komplikuar, mbushur me shtypje, luftë, izolim, tensione me fqinjët dhe një diktator të çmendur. Një seri ngjarjesh fatkeqe, nga 500 vite pushtim nga Perandoria Osmane dhe një diktaturë komuniste katër dekada të gjatë, duke kaluar nga një konflikt civil postkomunist në 1997, nuk i kanë dhënë Shqipërisë shumë kohë për t’u zhvilluar në epokën moderne. Fatkeqësisht, shumë vende ballkanike kanë një linjë historike të ngjashme.
Thënë këtë, për habinë dhe gëzimin tim të madh, kurrë nuk kam gabuar më shumë për një vend. Ushqimi është i jashtëzakonshëm dhe i lirë. Qendra e qytetit plot gjallëri dhe e ngrohtë me një jetë nate të zhvilluar. Për më tepër, moti është fantastik. Si një nomad dixhital, ku shpeshherë qëndroj në një vend për tre ose më shumë muaj, kisha shtuar zyrtarisht Tiranën në listën time të qyteteve për të vizituar në 2019.
Tirana ka talent
Transformimi i kryeqytetit shqiptar është diçka habitëse në katër vitet e fundit, duke e lënë pas dekadën e kaluar.
Për këtë arsye, kur lexova një artikull të fundit nga redaktorja për udhëtimet, Cathy Adams në “The Independent”, të titulluar “Valentine’s Day 2019: Ëhy Tirana is the Best Place to Spend It” (Dita e Shën Valentinit 2019: Përse Tirana është vendi më i mirë për ta kaluar”, fillova të sqarohem për disa çështje. Adams këshillonte lexuesit që të kalonin pushime romantike në Tiranë, duke treguar për gjendjen e keqe të infrastrukturës së saj, përfshirë gropat dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.
Mospërputhja ime kryesore kishte të bënte me faktin se ajo bazohej në eksperienca të 10 viteve më parë. Ndonëse vazhdon të ketë disa gropa dhe me raste ndonjë ndërprerje të energjisë në Tiranë. Pra imazhi i krijuar në këtë artikull është shumë larg realitetit të ditëve moderne të Tiranës.
E sfidova Adams në argumentet e saj dhe ajo më ftoi të shkruaj këtë artikull si përgjigje.
Një prej transformimeve më të dukshme është zona e Bllokut. Është i vogël, vetëm 0,25 kilometra katrorë. Mund ta përshkruash të gjithë në më pak se 10 minuta. Megjithatë, është krijuar një kulturë emocionuese dhe është përhapur edhe në lagjet pranë. Sot, dhjetëra kafene, bare dhe restorante, si dhe dyqane, ndodhen rresht në të gjitha drejtimet e çdo rruge dhe korridori.
Jetoj dhe punoj në Bllok dhe, për pasojë, rutina ime e mëngjesit përfshin qëndrimin nën rrezet e diellit në tarracën e “Çoko”, vendi im i preferuar për të ngrënë mëngjesin. Çdo ditë, porosis një tost të kripur franko-amerikan, mjaftueshëm për të mbushur barkun. Pas punës, marr një hamburger me proshutë në barin amerikan, “Duff”, ose shkoj tek “Apulia Pizzeria” për një prej picave më të mira italiane që kam ngrënë ndonjëherë. Një tjetër preferencë është edhe “Fishop”, ku mund të shijosh gatime deti të freskëta. Më pas, shkojmë tek “Nouvelle Vague”, një bar me koktejle i dekoruar me stil të vjetër.
Në krye të vlerave, shërbimi në Shqipëri është gjithashtu i vështirë për t’u mundur. Shqipëtarët kanë një shprehje që thotë: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut”, të refuzosh një mik, ose ta trajtosh keq është çnderuese dhe tregon mënyrën se si trajtohen blerësit.
Përmirësime në infrastrukturë
Kafenetë, baret dhe restorantet nuk mund ta transformojnë të vetme një qytet. Tirana ka përjetuar gjithashtu investime të konsiderueshme në projekte të infrastrukturës publike.
Shembulli i parë është rikrijimi i sheshit kryesor, sheshi “Skënderbe”, që dikur përbëhej nga një rrethrrotullim që rrethonte një lëndinë të vogël dhe statujën e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, emrin e të cilit e mban edhe sheshi. Nuk ishte shumë i bukur.
Por sot është kthyer në një hapësirë publike të këndëshme. E shndërruar në hapësirë për këmbësorët dhe e zgjeruar me mijëra pllaka të bukura prej guri, ndriçim elegant si dhe pemë dhe shkurre të vendosura me shije, është bërë një vend tërheqës për takime dhe evente, si për shembull shfaqja e Kupës së Botës 2018, që tërhoqi qindra fansa për të parë çdo ndeshje.
Bukur, origjinale
E gjithë kjo nuk mjafton për të thënë se Shqipëria është një destinacion turistik i përkryer. Në të vërtetë, vendi ka nevojë për shumë më shumë përmirësime infrastrukturore që të jenë plotësisht të aksesueshme për udhëtarët.
Megjithatë, është pikërisht kjo mungesë e përsosmërisë që ka tërhequr 30 000 turistë aventurierë çdo vit për të eksploruar kanionet e thepisur dhe ujëvarat madhështore. Madje, fushata e fundit turistike “Be Taken By Albania”, thekson këtë veçori, duke deklaruar se Shqipëria është “mbrojtësi i fundit i origjinalitetit”.
Do të kishit të drejtë nëse do të supozonit se Tirana bashkë me Shqipërinë nuk janë pa probleme. Ka korrupsion, njerëzit i japin makinës keq dhe shumica e banorëve nuk e pijnë ujin e rubinetit. Por cilësitë e mira i tejkalojnë ato negative dhe gjërat vetëm mund të shkojnë më mirë.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth pas takimit në Berlin me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn për DW është shprehur se situata politike në vend ës...
Tiranë- Për çështjen e banesës te “Petro Nini”, ku 4 familje mund të ngelen në qiell të hapur ka folur së fundmi edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballan...
Qarqet më të plakuara të vendit janë Gjirokatrsa, Saranda dhe Lezha. Eurostat në statistikat rajonale të Europës përllogariti se më 2017 mosha mesatare në Gjiro...
Shqiptarët renditen në vend të nëntë për nga numri i azilkërkuesve në vlerë absolute, pas Sirisë, Afganistanit, Irakut, Pakistanit, Iranit, Nigerisë, Turqisë, V...
TIRANË– Këto janë titujt kryesor në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ...
KAVAJË- Një plagosje me armë gjahu ka ndodhur sot në një furrë buke në Kavajë. Sipas informacioneve nga Policia bëhet me dije se një 26-vjeçar ka ...
Tiranë- Debatet mbrëmjen e djeshme në “Opinion” nuk kanë qenë të pakta. Një deklaratë të fortë ka bërë Alfred Peza ndaj Blendi Fevziut ku i ka dekla...
TIRANE- Atentat me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ku ka mbetur i pl...
TIRANË- Në emisionin të “Paekspozuarit” në News 24 flet për herë të parë Ekluani, djali që protestoi pak ditë më parë tek “Petro Nini” bashkë me familjarët...
KUKËS- Jo vetëm Tirana, Gjirokastra e Përmeti nuk kanë festuar sot Ditën e Verës, pasi edhe qyteti verilindor i Kukësit, si duket ka vendosur që festimet t...