Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pandemia e Covid-19, një vit pas fillimit të saj, ka dhënë pasoja fatale në rritjen e vdekshmërisë shtesë në vend.
Të dhënat e publikuara sot nga INSTAT bëjnë të ditur se nga prilli 2020 deri në mars 2021, u shënuan rreth 9,300 vdekje shtesë në krahasim me periudhat përkatëse të vitit të mëparshëm, kur virusi nuk ishte i pranishëm.
Gjatë kësaj periudhe 12 mujore (prill 2020-mars 2021) kanë humbur jetën rreth 31 mijë persona, nga 21.8 mijë persona në prill 2019-mars 2020, me një rritje prej rreth 42.7%.
Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2021 janë shënuar gjithsej rreth 9,657 vdekje, me një rritje prej 55.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe me 52% në raport me mesataren 2016-2019.
Rritja e fataliteteve nisi që në tremujorin e dytë 2020 (+4.6%), pasi vendi filloi të dilte gradualisht nga karantina, u përshpejtua në tremujorin e tretë (+32.3%) dhe kulmoi në tremujorin e katërt, me një rritje prej 73% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pasi qeveria nuk zgjodhi të ndërmarrë masa të ashpra karantine, vdekshmëria e lartë shtesë vijoi edhe në tremujorin e parë të këtij viti (+56%), ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, që arriti të frenonte virusin përmes izolimeve më të rrepta.
Qarqet, Në Tiranë vdekjet u rritën me 77% në TI 2021; Shkodra dhe Lezhe rekord për vitin pandemik
Rritja e vdekshmërisë ka qenë më e fortë në të gjitha qarqet si në tremujorin e parë 2021, ashtu dhe përgjatë një viti pandemi.
Në tremujorin e parë, rekordin e mban Tirana, ku fatalitetet u shtuan me 77.4%, e ndjekur nga Vlora, me 74%, dhe Durrësi me +72.9%, ndërsa më e lehtë pandemia ishte në Korçë, me +11%.
Në një vit pandemi (prill 2020-mars 2021), pasojat më të forta në humbjen e jetëve të njerëzve janë konstatuar në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, me përkatësisht 32.9% dhe 29.5%, e ndjekur nga Elbasani (27%) dhe Tirana 26.1%. ë lehtë e ka kaluar pandeminë Vlora, me rritje prej vetëm 9.5%.
Treguesit Demografikë T I 2021
Sipas publikimit të INSTAT, numri i lindjeve për tremujorin e parë 2021 është 6.006, duke shënuar një rënie me 5,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020. Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2021 rezulton 9.657, duke shënuar një rritje prej 55,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020.
Shtesa natyrore e popullsisë, diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve në tremujorin e parë 2021, pësoi një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, nga 153 në -3.651 në 2021.
Në tremujorin e parë 2021, Kukësi është i vetmi qark i vendit që ka shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative
Në tremujorin e parë 2021, vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Kukësit, ku numri i lindjeve tejkalon me 10 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku vdekjet tejkalojnë me 681 numrin e lindjeve.
Lindjet
Në tremujorin e parë 2021, katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në tetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në tremujorin e parë 2021, numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.020 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 113 lindje. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Gjirokastrës, me 18,9 %.
Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Vlorës, me – 16,7 %.
Vdekjet
Në tremujorin e parë 2021, të gjitha qarqet e vendit kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në tremujorin e parë 2021, numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 168 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës, me 2.701 vdekje.
Rritjen më të vogël në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Korçës, me 11,5 %. Rritjen më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Tiranës, me 77,5 %.
MONITOR
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
VLORË– Një mjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vlorë. Mjeti tip ‘Fiat’ ka marrë flakë pranë rrethrrotullimit të Çoles.Mësohet se zjarrë...
BRITANI– Tre shqiptarë janë shpallur në kërkim nga policia e Uellsit pasi janë të dyshuar për vrasje. Policia ka vendosur një shpërblim prej 15.000 stërlinash p...
TIRANË– Everest Çaka kishte më tepër se një muaj që ishte kthyer nga jashtë vendit. Ai jetonte mes Shqipërisë dhe Holandës dhe pikërisht aktivitetet...
TIRANË–Ditën e sotme, biznesmeni nga Kosova me emrin Admir Jahelezi, tentoi të hidhej nga godina e ‘Muzeut Historik Kombëtar’. Për këtë ngjarje ka folur ed...
VLORË– Një 48-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike.Shtetasi J. H., 48 vjeç, ba...
TIRANË– Policia e Dibrës ka marrë masa për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në galerinë në Martanesh. Bëhet e ditur se ka filluar procedimi penal...
Deutsche Welle: Zoti Martini, ju ishit katër javë në grevë urie. Përse e bëtë në Qafë Bari?Huanito Martini: Ne e kemi filluar grevën e urisë në Tiranë, por poli...
SHKODËR– Ditën e sotme, banorët e Vaut të Dejës janë ngritur në protest kundër bashkisë, për shkak të rritjes së taksave.Me pankarta në duar dhe me thirrje...
TIRANË– Marjus Dema, i riu që vrau shokun e tij Mehmet Qema para dy netësh në rrugën ‘5 maji” ka gënjyer në polici. Dosja.al ka mësuar se arma të cilën Dem...
TIRANË– Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti i ndodhur pak më parë në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një furgon aksidentoi njtë fëmijë 4-vjeçar...