Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Tirana mes 10 më të mirëve”, Veliaj solli nga Viena “trofeun” që s’ekziston
10 Shtator 2019, 13:12Nga DOSJA
TIRANË- “Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit”. Kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë së Tiranës në rrjetet sociale, në 6 shtator e nxiti redaksinë e Faktoje të verifikojë se për çfarë vlerësimi bëhet fjalë.
Nga data 3 deri në 4 shtator kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën e përvitshme “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vienë, ku së bashku me homologë dhe personalitete, të ftuar diskutuan në një tryezë të rrumbullakët mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.
“Faktoje” komunikoi me organizatorët për të pyetur nëse gjatë kësaj konference ka pasur shpërndarje vlerësimesh apo çmimesh dhe nëse po a i është dhënë një i tillë kryetarit të bashksë së Tiranës Erjon Veliaj.
Në përgjigjen që Faktoje mori nga shkëmbimi i e-maileve shpjegohet se OKB nuk ka dhënë asnjë çmim apo vlerësim. “Erion Veliaj ishte një nga folësit pjesëmarrës në një tryezë të rrumbullakët për kryetarët e bashkive dhe qyteti i Tiranës ra dakord të mbështesë deklaratën për të cilën bëhej eventi.”-thuhet në përgjigjen e organizatorëve të “Bridge for Cities 4.0”.
Përgjigja zyrtare nga OKB
Nisur nga përgjigjja që morëm, kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj do të kategorizohet si e pavërtetë.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Durrësi, ku sipas të cilit, drejtori i burgut të Shkodrës, në gjendje të deh...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se qëndrimi i Mark Babanit, kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, i cili refuzon akuzat e PD, ...
TIRANË- Pas takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias, ka reaguar Taulant Balla, I cili ka falenderuar atë për kontributin e dhënë në Parlamentin shqip...
Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon se Drejtori i Burgut të Shkodrës, Gëzim Selimi ka aksidentuar një person në Tiranë, i cili po ecte në vijat e bard...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar me përfaqësues të Komisionit të Venecias. Përmes një postimi në Twitter, Meta shprehet se nëse do të do ishin res...
Tiranë- Ditën e sotme Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Kjo pretencë me “gjykim të shkurtuar”, ulet në 8 vite ...
Tiranë- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani ka folur pas akuzave të Partisë Demokratike, se ka fshehur dënimet në Itali dhe Maqedoni e Veriut. Babani tho...
Tiranë- Top Channel ka mësuar se ambasadori i ri gjerman në Tiranë ka kërkuar mos të humbet kohë me reformën zgjedhore.Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka ...
Tiranë- Në orën 12:00 Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të presë në Institucionin e Presidencës delegacionin e “Komisionit të Venecias”, i cila ka mbërritur...