LIVE UPDATES
Politike

Tiranë: 2 korrik 1990 – 2020, shqiptarët sërish me sytë nga ambasadat perëndimore

2 Korrik 2020, 20:12 Nga DOSJA
Tiranë: 2 korrik 1990 – 2020, shqiptarët sërish me

Si sot, 30 vjet më parë, disa mijëra shqiptarë hynë në mjediset e ambasadave perëndimore në Tiranë dhe kërkuan strehim politik për t’u larguar nga Shqipëria. Për afro gjysmë shekulli, diktatura komuniste e shndërroi Shqipërinë në vendin më të varfër dhe më të izoluar të kontinentit.

Hapja e ambasadave ishte për shqiptarët shenja e parë e lëvizjes antikomuniste të po atij viti.

“U futa te kthesa prapa ambasadës gjermane me shpejtësi 70 km në orë, aq sa makina u mënjanua. Polici aty nxori pistoletën dhe na qëlloi, por unë manovrova me timonin dhe ai u hodh në krahun tjetër. Pastaj u dëgjua përplasja e madhe e makinës me murin rrethues dhe nuk di më a ndaloi vet makina apo e ndalova unë. U plagosa në krah dhe gjaku plasi rrëke” – thotë shoferi Ylli Bodinaku.

Ai është një nga mjeshtrat më të njohur të automjeteve në Shqipëri, jo vetëm për shkak të profesionit, por sepse më 2 korrik 1990 u bë heroi i ditës.

Ish i burgosuri politik, atëherë 37 vjeçar, rrëzoi me kamion murin rrethues të ambasadës gjermane, duke u futur në oborrin e saj me familjen dhe fëmijët e mitur si dhe 40 persona të tjerë përsipër. Ylli sfidoi të gjithë rrethimet e policisë dhe Sigurimit të Shtetit, duke i krijuar mundësinë një morie shqiptarësh të kërkonin azil politik nga vendi më i izoluar i Europës pas 45 vjet diktaturë të pashembullt komuniste.

“Brenda ambasadës gjermane ishte një mrekulli, dhe na bënë një pritje të jashtëzakonshme. Diplomatët ishin heronjtë e vërtetë për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë. Ata ndihmuan 3 mijë e 200 vetë me ushqime të pakta dhe pa ujë, edhe me pengesat që vinin nga jashtë, si bllokimi i qëllimshëm i tualeteve, dhe vështirësi të tjera nga rrethimi. Ishte një staf aq i vogël dhe menaxhuan gjithçka për mrekulli. Edhe bukën për ne e blinin në dyqane jashtë kryeqytetit, deri në Durrës e në Kavajë, se në Tiranë nuk mund të blinin aq shumë” – kujton Bodinaku.

Pas 10 ditësh afro 5 mijë 200 shtetas shqiptarë, që hynë në ambasadat e vendeve perëndimore u lejuan nga qeveria komuniste të dilnin nga vendi dhe të shkonin në ato shtete. Studiuesi i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, dr.Ledion Krisafi thotë se 2 korriku 1990 është një nga datat më të rëndësishme të Shqipërisë, e cila ndryshoi dukshëm historinë e shtetit shqiptar në 3 dekadat e fundit.

“Ai ishte çasti kur diktatura komuniste gjysmë shekullore praktikisht mori fund. Ky ishte çasti kur diktatura humbi legjitimitetin e saj, sepse populli po e linte anijen, që ishte duke u mbytur. Kjo ishte goditja përfundimtare që mori ai regjim” – thotë ai.

Studiuesi Krisafi thotë se sot 30 vjet pas asaj përpjekje të shqiptarëve për të hyrë nëpër ambasada dhe për të ikur nga ai regjim shtypës e mizor, është ironik fakti se shqiptarët përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë; të kërkojnë çdo lloj mënyre për të ikur nga Shqipëria.

“Ky është dështim i forcave politike në 30 vitet e fundit, ndaj duhet studiuar se cilat janë gabimet që shqiptarët janë sot në të njëjtat kushte. Shqiptarët po përpiqen të bëjnë pikërisht atë që bënë 30 vjet më parë, ndaj klasa politike që ka drejtuar Shqipërinë në 3 dekada ka dështuar të krijuar institucione më të mira, ekonomi më të mirë, mjedis më të mirë dhe kushte më të mira jetese, që shqiptarët të mos bëjnë më si në vitin 1990” – thotë studiuesi i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.

Pas disa vitesh punë në Gjermani, ku u bë mjeshtër i makinave Benz, Ylli Bodinaku u kthye në atdhe me një kamion me vegla pune, dhe hapi një servis automjetesh, ku riparon kryesisht makina gjermane. Por ai thotë se u zhgënjye shpejt.

Zyrtarët e detyruan të dëmshpërblente kamionin e shkatërruar në muret e ambasadës gjermane, por zhgënjimi më i madh erdhi kur shihte se demokracia nuk po zhvillohej si e donin njerëzit dhe si e pa ai në perëndim.

Politikanët tanë nga të gjitha palët asnjë nuk ka menduar për Shqipërinë as për shqiptarët. Motoja ime ka qenë që “Gjermaninë ta bëjnë gjermanët. Shqipërinë ta bëjnë shqiptarët”. Kurse këta politikanë po i përzënë shqiptarët. Më dhimbset ky vend, një vend aq i bukur aq i mirë, por që menaxhohet në këtë formë. Ligji nuk funksionon dhe drejtësi nuk ka. Fukarai var veten se nuk paguan dot një faturë energjie, ndërsa krimineli milioner del nga burgu për dy javë. Pasanikët nuk e kanë frikë ligjin dhe gjyqin, sepse kanë para dhe i blejnë. Më vjen keq për brezin e ri sot. Mirë ne, që dinim pak, dhe maksimumi lexonim ndonjë libër të verdhë, por këta sot i dinë të gjitha, kanë parë jashtë shtetit dhe i nënshtrohen këtij lloj regjimi?!” – thotë ai.

Studiuesit mendojnë se regjimi komunist ishte më mizori dhe më shkatërrimtari nga gjithë regjimet e Europës Lindore, por edhe sot kushtet ekonomike vazhdojnë të jenë të rënda, dhe ky është një tjetër dështim i forcave politike, që nuk eci në të njëjtin hap me vendet e Europës Lindore, të cilat u zhvilluan shumë më shumë se Shqipëria, e cila ende diskutohet nëse e mbylli apo jo tranzicionin.

“Shohim sot nga vendet e Europës ish-komuniste; Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria etj. janë pjesë e BE-së dhe kanë nivelin e jetesës pothuajse baraz me atë të Bashkimit Europian. Ndërsa këtu tek ne, pas 30 vjetësh nga 2 korriku 1990, Shqipëria ka arritur vetëm sa 30 për qind e të ardhurave të Bashkimit Europian, sipas të dhënave zyrtare. Shqipëria është ende vendi më i varfër në Europë” – tha dr. Krisafi.

Hapja e ambasadve perëndimore atë korrik për shqiptarët e varfër dhe të shtypur nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës dhe pasuesve të tij pas vdekjes ishte shenja e parë se pas pak muajsh po vinte lëvizja antikomuniste e studentëve.

Bashkë me revoltën e tyre erdhi edhe pluralizmi politik. Ndërsa sfida për ta bërë Shqipërinë një vend demokratik mbetet e njëjta.

Marrë nga: VOA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shqiperi ylli bodinaku shqiperi ylli bodinaku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet