Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
‘Shteti do të mbajë përgjegjësi’/ Përplasjet gjatë seancës, gjyqtarja e revoltuar: Përse i fshinë SMS-të? Prokuror
10 Shkurt 2021, 13:33Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore për tre infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxha, të cilat janë arrestuar pas skandalit me Tire Alldervishaj në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Gjyqtarja u kërkuar nga të pandehurat arsyen pse i fshinë bisedat me Tiren në momentin qe ajo u arrestua.
Gjyqtarja: Të mos kishin bashkëpunim me Tiren, përse i fshinë SMS-të, sapo u arrestua Tirja.
Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 4 të arrestuarat. Sipas prokurorisë ky hetim do të vazhdojë çdo ditë, pasi është një nga dosjet me voluminozë.
Gjyqtarja e çështjes Rexhina Merlika ka pyetur prokuroret sesi mundet Tirja që të bëjë këto.
‘Si mundet Tirja që të bëjë këto prokuror? Tirja e drejton spitalin?!’– është shprehur gjyqtarja.
Prokuroria: Të ndaluarit kanë fshirë komunikimet dhe sapo të rikuperohen do t’i sjellin. 4 celularë janë në policinë shkencore. Nuk kemi vetëm Tiren.
Gjyqtarja: Duhet të edukojmë qytetarët të mos japin para. Këto çdo kush i di mirë. Duan lekë të shkojnë në spitale private apo shërbime me lekë. Por jo në spitalin publik. Shteti i ka marrë për sipër këto shërbime dhe 10 lekë të vjetra, do të mbajë përgjegjësi.
Gjyqtarja: Përse duhet fjala kafe brenda spitalit me SMS?
Bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit, u ndaluan nga policia e Tiranës më 8 shkurt 2021. Ndalimi i tyre u bë pasi dolën nga përgjimet në telefonin e Tires, e cila u arrestua javë më parë pas skandalit që u transmetua në emisionin ‘STOP’. Pjestaret e stafit mjekësor te ‘Shefqet Ndroqi’ janë të përfshira në aferën korruptive të rastit ‘Tire’. Rukije Hoxha, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Cela, në bashkepunim me njëra-tjetrën, kanë përfituar para nga pacientët që ishin të shtruar pasi ishin infektuar me Covid. Ato kanë komunikuar mes tyre për pacientët e shtruar në spitale në mënyrë që të përfitonin paratë dhe ti ndanin mes tyre.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Sanitarja Rukije Hoxhaj ka mbrojtur veten ditën e sotme teksa u përball me Gjykatën për veprën penale të zhvatjes. Ajo është shprehur se nuk është ...
FIER– Familja e të ndjerit Sokol Shyrtes që u gjet i vdekur në plazhin e Zvërnecit të Vlorës para dy ditësh, ka hapur dyert e mortit. Në fshatin Kurjan të Rosko...
MALESI E MADHE- Djali i Violeta Gurraj, gruaja që u gjet e vrarë në banesën e saj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe ka dhënë dëshminë e tij.Djali i viktimës...
TIRANË– Marjan Xhepexhiu, 33 vjeç, i shpallur në kërkim prej shtatë vitesh pasi akuzohet se ka plagosur një person në vitin 2014, është ekstraduar d...
TIRANË– Dy persona të identifikuar si Igli Sulejmanasi dhe Enxhi Moçi, të dy banues në Kamëz janë vënë në pranga, pasi akuzohen se kanë tentuar të v...
TIRANË– Debati që nisi për ‘Rilindjen’ në Ballash ditë më parë la të vdekur Pelivan Sinanrrapaj, në burg dy persona dhe një në ‘detyrim paraqitje’. Ferdina...
LUSHNJË– Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Lushnje ku një 44-vjeçar është arrestuar pasi i ka hyrë në shtëpi një të reje dhe ka ...
TIRANE- Pamje të rënda vijnë nga Dispanceria e Tiranës, aty ku dhjetra qytetarë qëndrojnë në radhë që prej orëve të para të mëngjesit për të kryer ekzaminimet s...
TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot se Pfizer/BioNtech do të sjellë në Shqipëri një sasi tjetër vaksinash më 15 shkurt. Në konferen...